Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sekretari i Përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi, tha se po punon me të dyja palët në konfliktin e armatosur për ta zgjidhur këtë çështje sa më shpejt.
UKRAINË- Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) po punon për rikthimin e furnizimit me energji në centralin bërthamor të Zaporizhjës, në juglindje të Ukrainës, tha kreu i kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi, tha se po punon me të dyja palët në konfliktin e armatosur për ta zgjidhur këtë çështje sa më shpejt.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më herët se situata në centralin bërthamor është kritike pasi ka hyrë në ditën e shtatë të emergjencës. Furnizimi me energji në central po mundësohet përmes gjeneratorëve me naftë, deklaroi Zelensky, duke shtuar se granatimet ruse po parandalojnë riparimin e linjave të energjisë në central dhe rikthimin e masave bazë të sigurisë.
“Për shkak të granatimeve ruse, centrali ka mbetur pa energji, është shkëputur nga rrjeti elektrik dhe po furnizohet me rrymë përmes gjeneratorëve me naftë”, shkroi ai në X. “Kjo është situatë e jashtëzakonshme. Gjeneratorët në central nuk janë të dizajnuar për këtë gjë, nuk kanë operuar kurrë kaq gjatë dhe ne veçse kemi informacione se një gjenerator është prishur”.
Zelensky tha se ka kërcënim “për të gjithë” dhe asnjë terrorist “nuk ka guxuar asnjëherë t’ia bëjë këtë që Rusia po ja bën këtij centrali bërthamor”. Grossi tha se ai ishte “në kontakt të vazhdueshëm me dy palët me qëllim që të mundësohet rilidhja e shpejtë e centralit në rrjetin elektrik”.
“Ndërsa centrali aktualisht po e përballon situatën falë gjeneratorëve emergjentë me naftë – linja e fundit e mbrojtjes — dhe nuk ka rrezik të menjëhershëm për sa kohë që ata vazhdojnë të funksionojnë, kjo qartë nuk është një situatë e qëndrueshme nga pikëpamja e sigurisë bërthamore”, tha ai në një deklaratë, sipas Reuters.
“Asnjëra palë nuk do të përfitonte nga një incident bërthamor”, shtoi ai.
Grossi tha se të dyja palët kanë thënë se aktiviteti bërthamor i ka parandaluar që të kryejnë riparimet e nevojshme. Autoriteti ukrainas për energji bërthamore, Enerhoatom, njoftoi për ndërprerjen e dhjetë në centralin e Zaporizhjës më 23 shtator, duke thënë se linja e fundit e energjisë që lidhte centralin me sistemin elektrik ukrainas ishte shkëputur. Përfaqësuesit e IAEA-s në central konfirmuan se gjeneratorët emergjentë kishin filluar të funksionojnë për të furnizuar centralin me energji elektrike.
Zaporizhja është centrali më i madh bërthamor në Evropë. Ai ra nën kontrollin rus pak pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 2022. Reaktorët e centralit janë ndalur, por centralit i duhet energji që të mbajë funksionet e sigurisë, sikurse është ftohja e reaktorëve./REL
FILIPINE- Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Filipine ka arritur në 69, tha një zyrtar më 1 tetor, teksa Qeveria ka mob...
Foto ilustruse ANGLI- Një zjarr ka rënë në parkingun e aeroportit të Londrës, pasi një automjet shpërtheu në f...
Foto ilustruse SPANJË – Mbi 80 media kanë paditur të përfaqësuara Shoqata Spanjolle e Medias së Informacionit kanë...
Foto Ilustruese ÇEKI- Ishte një pasdite me diell e së mërkurës në shtator. Tifozët po dyndeshin në stadiumin e f...
Foto ilustruse INDONEZI - Shembja e shkollës në Indonezi ka lënë pas tre viktima dhe dhjetëra të plagosur. Ekipet e shpë...
Foto ilustruse DANIMARKË - Udhëheqësit e BE-së do të zhvillojnë një takim në Kopenhagen, në kuadër të...
Donald Trump SHBA - Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka thënë se qytetet amerikane do të kthehen në vende stërvitjeje ushta...
Merz dhe Klingbeil GJERMANI- Këshillimet dyditore në Villa Borsig në Berlin kanë për synim gjetjen e përgjigjeve për ref...
foto ilustruese GJERMANI- Autoritetet e Serbisë i kanë arrestuar njëmbëdhjetë shtetas serbë, të dyshuar për nj&eum...
Sinisha Karan KOSOVË- Sinisha Karan do të jetë kandidat i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur në zgjedhjet e ...