Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Qeveria gjermane ka nisur konsultimet për disa tema të rëndësishme. Synimi kryesor: Reformat në ekonomi, bashkëveprimi i qeverisë dhe zgjidhja e problemeve të shumta.
GJERMANI- Këshillimet dyditore në Villa Borsig në Berlin kanë për synim gjetjen e përgjigjeve për reformat e shumta që e presin vendin në ekonomi por edhe përfunksionimin e kabinetit qeveritar. Qeveria gjermane e CDU/CSU dhe SPD ka vendosur në agjendë forcimin e aftësisë së konkurrencës së kompanive gjermane dhe reduktimin e shpejtë të burokracisë. "Disa kompani janë në gjendje të rëndë dhe kanë probleme të mëdha. Kjo është arsyeja pse duhet të arrijmë rezultate shpejt", paralajmëroi kancelari Friedrich Merz para takimit.
Steffen Bilger, i partisë CDU sheh po ashtu se ka nevojë për veprim: "Bëhet fjalë për hedhjen e themeleve që Gjermania të mbetet një nga kombet kryesore në botë nesër".
Së pari konsultimet, pastaj vendimet
Ditën e parë do të ketë konsultime mes partnerëve. Përveç Kancelarit Merz dhe 17 ministrave, në tryezë do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga biznesi dhe shkenca. Ndërsa vendimet konkrete do të merren në ditën e dytë, në të ashtuquajturën agjenda për modernizim.
Sipas Karsten Wildberger, ministër i Ministrisë për Çështjet Digjitale dhe Modernizimin e Shtetit, kjo agjendë do të përfshijë rreth 80 masa. Ato përfshijnë, për shembull, një portal të unifikuar për regjistrimin online të makinave dhe një portal raportimi të burokracisë ku qytetarët mund të paraqesin sugjerime konkrete për përmirësim. Ulja e burokracisë duhet të rezultojë edhe me uljen e shpenzimeve. Kostot nga burokracia do të ulen me rreth 25 përqind - për shembull, përmes reduktimit të planifikuar prej tetë përqind të personelit federal.
Megjithatë, ministri është i vetëdijshëm se reduktimi i burokracisë nuk mund të arrihet menjëherë. "Vendi është i ngatërruar në shumë nyje, ekonomia është prekur nga burokracia për shumë vite, le të themi 20 apo 25 vite," theksoi Wildberger, ndaj ky është një proces që nuk mund të realizohet shpejt.
Kancelari Merz kërkon ndryshime të shpejta. Ai foli për një "vjeshtë reformash".
Por edhe ai është i vetëdijshëm se kjo duhet të vazhdojë hap pas hapi. "Vjeshta e reformave" do të "pasohet nga një dimër, një pranverë, një verë dhe një vjeshtë tjetër me reforma".
Jo më shumë debate
Përveç reformave, koalicioni CDU/CSU dhe SPD i ka vënë vetes një qëllim tjetër: të sigurojë që vendimet të merren sa më lehtë të jetë e mundur, pa grindje midis partnerëve të koalicionit.
Ka pasur shumë fërkime midis CDU/CSU dhe SPD në javët dhe muajt e fundit. Qoftë për heqjen e taksës së energjisë elektrike për të gjithë, qoftë për zgjedhjen e dështuar të gjyqtarëve të rinj për Gjykatën Kushtetuese.
CDU/CSU dhe SPD kanë nevojë urgjente për sinjale të bashkëveprimit. Në fund të fundit, sipas ARD DeutschlandTrend, 77 përqind e qytetarëve u japin partnerëve të koalicionit një notë të dobët për bashkëveprimin. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ka ardhur koha për konsultimet të përbashkëta për veprim në të ardhmen./DW
foto ilustruese GJERMANI- Autoritetet e Serbisë i kanë arrestuar njëmbëdhjetë shtetas serbë, të dyshuar për nj&eum...
Sinisha Karan KOSOVË- Sinisha Karan do të jetë kandidat i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur në zgjedhjet e ...
Nkosinathi Emmanuel Nathi Mthethwa FRANCË- Ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë dhe ish-ministër i kabinetit me ...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi aftësitë e tij paqeruajtëse në një fjalim para udhëheq&eum...
pamje nga permbytjet SPANJË- Skena kaosi po mbizotërojnë në ishujt turistikë të Ibizës dhe Formenterë...
Donald Trump SHBA - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të ulë çmimet e barnave me ...
Foto ilustruse FILPINE- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 ballë ka goditur Filipinën, sipas Shërbimit Gjeologjik...
Pete Hegseth SHBA- Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, ka deklaruar të martën në një takim të rrallë me shefat ushtarakë ...
pamje nga vendngjarja SERBI- Një sulm me armë ka ndodhur mbasditen e sotme në një lokal në Serbi, ku si pasojë ka humbur jet&...
Donald Trump SHBA - Gjiganti teknologjik YouTube, ka mbyllur padinë me Donald Trump, duke i paguar atij 24 milionë dollarë. Kjo padi p&...