LIVE UPDATES
Bota

Opinion nga DW: A mund ta mbrojë NATO-ja Evropën Lindore?

NATO mund të jetë në gjendje të mbrojë anëtarët e saj të Evropës Lindore nga agresioni rus - por jo nga problemet e tyre të brendshme. Këto po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme, paralajmëron Sabina Fati.

2 Korrik 2022, 09:00 Nga d.a.
Opinion nga DW: A mund ta mbrojë NATO-ja Evropën Lindore?
NATO

14 herë përmendet Rusia në konceptin e ri strategjik të NATO-s, 11 herë Kina. Fakti që këto dy vende dhe një aleancë e mundshme midis Moskës dhe Pekinit, janë në këtë pikë në qendër të vëmendjes, ilustron rreziqet e ardhshme që vendet e NATO-s shohin dhe për të cilat ato duhet të përgatiten në mënyrë imperative.

Krahu lindor i territorit të Aleancës përforcohet në disa mënyra: Polonisë dhe Rumanisë ju rrit vlera si shtylla thelbësore të NATO-s në Evropën Lindore. Trupa nën komandën e drejtpërdrejtë të SHBA do të vendosen në rajon për të frenuar Rusinë. Përveç kësaj, NATO-ja mbetet e hapur për anëtarët e tjerë të rinj dhe tani i klasifikon Ballkanin Perëndimor dhe Detin e Zi si "strategjikisht të rëndësishëm".

Çështjet e paqëndrueshmërisë politike dhe besnikërisë

Koncepti i ri strategjik thekson se NATO nuk mund të përjashtojë më realisht mundësinë e një sulmi ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të anëtarëve të caktuar të Aleancës. Dokumenti përshkruan humnerën, në skajin e së cilës evropianët nuk janë të vetmit që e gjejnë veten: Siria dhe Rusia kanë përdorur tashmë armë kimike në historinë e tyre të fundit, Kina dhe Irani po zhvillojnë fshehurazi aftësi bërthamore dhe aktorë të rrezikshëm jo-shtetërorë vazhdojnë të armatosen.

Përtej kësaj tabloje të përgjithshme dëshpëruese të përshkruar në konceptin e ri strategjik, ka një sërë kërcënimesh që vijnë nga brenda shteteve të NATO-s. Aleanca duket se nuk po i merr seriozisht për momentin. Disa vende të NATO-s kanë probleme serioze të besnikërisë ndaj vlerave thelbësore euroatlantike. Paqëndrueshmëria politike në disa vende anëtare po dëmton kohezionin e Aleancës dhe Ballkani vazhdon të lëkundet nën peshën e armiqësive historike në rajon.

NATO-ja mund të jetë në gjendje të mbrojë Rumaninë dhe Poloninë nga agresioni rus, por jo nga dëmi që këto vende i shkaktojnë vetes: në dy shtetet lindore anëtare të BE dhe të NATO-s, drejtësia është qartësisht në varësi të politikës. Por kjo e keq, që shkatërron sundimin e ligjit shpërfillet- për shkak të ndihmës së domosdoshme nga Rumania dhe Polonia për Ukrainën dhe për refugjatët ukrainas.

Populizmi është edhe më i rrezikshëm në Lindje sesa në Perëndim

Hungaria duket se është më afër Rusisë sesa NATO-s. Turqia po ndjek strategjinë e saj të rritjes së ndikimit si në Lindjen e Mesme si dhe në Ballkan. Bullgaria e gjen veten në një bazë të paqëndrueshme, e cila çekuilibrohet sa herë që nuk priret drejt Moskës. Në mënyrë të ngjashme, Sllovakia dhe Republika Çeke nuk kanë marrë kurrë një rrugë të pakthyeshme drejt Perëndimit, ndërsa Kroacia ka një qendër pushteti që fokusohet te Rusia (presidenti) dhe një tjetër që preferon Perëndimin (kryeministri). Nga ana e saj, Bullgaria po minon Maqedoninë e Veriut, Tirana ende ëndërron për Shqipërinë e Madhe dhe Serbia politike gjithsesi është në anën e Rusisë. Të gjitha këto çarje në rajon janë në avantazhin e Moskës: ajo mund të peshkojë në ujëra të turbullta dhe të kërkojë avantazhet e saj atje.

Në Rumani, kryeministri Nicolae Ciuca, një gjeneral properëndimor, mbetet i pambrojtur, edhe pse drejtësia e shpëtoi nga akuzat për plagjiaturë në tezën e doktoraturës. Shteti rumun jo vetëm që po bëhet gjithnjë e më shumë paternalist, por gjithashtu po priret drejt autokracisë: politika dominon masmedian dhe gjyqësorin, madje edhe Gjykatën Kushtetuese. Modeli i Hungarisë së Viktor Orban po shtrihet gjithnjë e më shumë në vende të tjera.

Populizmi po rikthehet fuqishëm kudo në Evropë, por ky fenomen është edhe më i rrezikshëm në Lindje sesa në Perëndim, sepse institucionet janë ende të dobëta dhe as nuk duan të mbrohen. Në këtë pjesë të kontinentit, demokracia deri tani ka qenë më shumë një moment në një histori të dominuar nga diktaturat dhe autokracitë. Pyetja është: a mund t'u besojë NATO shteteve që gjithnjë e më shumë heqin dorë nga liritë demokratike dhe mbysin shtetin e së drejtës?

Marrë nga DW.

nato europa lindore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet