16 Janar 2024, 07:29
Nga r.ll
pamje nga protesta
BERLIN- Mijëra fermerë u mblodhën në Berlin për të demonstruan kundërpolitikës së qeverisë gjermane ndaj tyre. Të mbështetur edhe nga një numër shoferë kamionësh dhe përfaqësues të zejtarëve ata paralizuan me traktorët e tyre trafikun në qendër të kryeqytetit, Berlin.
Sipas vlerësimeve të policisë numri i pjesëmarrësve në mitingun përpara Portës së Brandenburgut ishte 8,500 vetë, kurse numri i atomjeteve rreth 6,000, përfshirë edhe 4,000 traktorë. Megjithë protestën qeveria gjermane tregoi pak gatishmëri për të bërë lëshime nga planet e saj të kursimeve dhe të shkrutimit të subvencioneve.
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner (FDP), doli para protestuesve, i shoqëruar me fishkëllima dhe thirrje protestuese, dhe mbrojti shkurtimin e planifikuar të subvencioneve të naftës. Kursimet janë të domosdoshme dhe për këtë kontributin e saj duhet ta japë edhe bujqësia, tha ai. Në këmbim ai u ofroi fermerëve një ulje të veprimeve burokratike. Ai tha se do të bëjë fushatë për "më shumë liri” dhe njohjen e shërbimit të fermerëve për shoqërinë.
Në fillim të fjalës së tij ministri Lindner nuk mund të dëgjohej për shkak të fishkëllimave. Presidenti i Shoqatës Gjermane të Fermerëve (DBV), Joachim Rukwied, u përpoq të qetësonte protestuesit. "Ministri i Financave është këtu dhe ai meriton respekt për ta dëgjuar”, tha ai para turmës. "Prandaj ju kërkoj dhe ju bëj thirrje të jeni më të qetë”.
Demonstrata e madhe në Berlin shënoi fundin e një jave të tërë protestash në të gjithë Gjermaninë. Në zonën përreth Portës së Brandenburgut pati ndërprerje masive të trafikut. Sipas policisë protesta kaloi në përgjithësi ka mbetur sikurse ishte parashikuar dhe ka pasur vetëm disa incidente lidhur me përdorimin e mjeteve piroteknike, tha një zëdhënëse e policisë.
Pakënaqësia e fermerëve u ndez nga planet e kursimit të qeverisë gjermane. Por tani protestat drejtohen në përgjithësi kundër qeverisë së përbërë nga social-demokratët, të gjelbrit dhe liberalët. Krerët e grupeve parlamentare të këtyre partive, SPD, të Gjelbrit dhe FDP, i ftuan përfaqësuesit e fermerëve të bisedojnë në orët e para të pasdites në Bundestag, por ky takim nuk dha asnjë rezultat./DW
proteste ne berlin
Bota
15 Janar 2024, 23:01
A.TH
Protesta
ANGLI- Oficerët e policisë arrestuan 4 persona të akuzuar për vepra terroriste gjatë protestës së ditës s&...
Bota
15 Janar 2024, 22:58
I.A
Iowa
SHBA- Ndërsa një pjesë e Shteteve të Bashkuara është mbërthyer nga moti i acartë, procesi i emërimit t&eu...
Bota
15 Janar 2024, 22:51
A.TH
Protesta
RUSI- Një grup grash ruse, burrat e të cilave janë dërguar për të luftuar në Ukrainë, dolën për ...
Bota
15 Janar 2024, 22:36
A.TH
Foto Ilustruese
SUEDI- Një tren pasagjerësh përplasi një kamion në një vendkalim hekurudhor, duke vrarë një person ...
Bota
15 Janar 2024, 22:16
A.TH
Lloyd Austin
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin doli nga Qendra Mjekësore Kombëtare Ushtarake Ëalter Reed sipas Pentagonit, d...
Bota
15 Janar 2024, 21:47
A.TH
foto ilustruese
GAZA- Një gazetar i Al Jazeera humbi jetën pasi u plagos rëndë gjatë një sulmi izraelit në Gaz&eum...
Bota
15 Janar 2024, 20:39
A.TH
Muzeu i Luvrit
FRANCË- Në prag të lojërave olimpike, muzeu i Luvrit në Paris vendosi të rrisë çmimin e bile...
Bota
15 Janar 2024, 20:01
A.TH
Rishi Sunak
ANGLI- Britania e Madhe është përfshirë nga debate lidhur me vendimin e kryeministrit të vendit Rishi Sunak për ...
Bota
15 Janar 2024, 19:43
A.TH
Foto Ilustruese
FRANCË- Autoritetet franceze akuzuan sot Britaninë e Madhe se politikat e pro punësimit inkurajojnë emigrantët q&e...
Bota
15 Janar 2024, 19:17
E.d
Muzeu
GJENEVË- Dy vëllezër britanikë kanë bastisën muzeun zviceran për të shlyer një borxh. Ata kanë pran...