Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një numër i madh i palestinezëve u nisën drejt veriut për në Qytetin e Gazës – zonën më të madhe urbane të enklavës – e cila ka qenë nën sulme të vazhdueshme në një nga ofensivat më të mëdha që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës gjatë luftës që nisi në tetor të vitit 2023.
PALESTINË- Mijëra palestinezë të zhvendosur nisën të ktheheshin në shtëpitë e tyre më 10 tetor, pasi hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe trupat izraelite nisën të tërhiqen nga pjesë të Gazës.
Një numër i madh i palestinezëve u nisën drejt veriut për në Qytetin e Gazës – zonën më të madhe urbane të enklavës – e cila ka qenë nën sulme të vazhdueshme në një nga ofensivat më të mëdha që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës gjatë luftës që nisi në tetor të vitit 2023.
Forcat izraelite thanë se marrëveshja e armëpushimit ka hyrë në fuqi në orën 11:00, sipas kohës lokale në Kosovë. Qeveria izraelite miratoi armëpushimin me Hamasin të premten, duke i hapur rrugë tërheqjes së pjesshme të trupave dhe ndërprerjen e armiqësive në Gazë brenda 24 orëve.
Hamasi pritet t'i lirojë 20 pengje të gjalla brenda 72 orësh dhe pas kësaj, Izraeli do t'i lirojë 250 palestinezë që kanë qenë duke vuajtur dënime të gjata në burgjet izraelite dhe 1.700 të arrestuar të tjerë gjatë luftës në Gazë.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha se ushtria izraelite e ka përmbyllur fazën e parë të tërheqjes nga Gaza dhe afati për lirimin e pengjeve ka nisur. Sapo marrëveshja të nisë së zbatuari, kamionë me ushqime dhe ndihma mjekësore do të hyjnë në Gazë për t'i ndihmuar civilët.
Faza e parë e nismës së presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në Gazë parasheh që forcat izraelite të tërhiqen nga disa prej zonave kryesore urbane të Gazës, megjithatë ato do të vazhdojnë të kontrollojnë afërsisht gjysmën e territorit të enklavës.
Gjatë një adresimi televiziv, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se forcat izraelite do të qëndrojnë në Gazë për t’u siguruar që territori të çarmatoset dhe Hamasi të çarmatoset në fazat e mëvonshme të planit të Trumpit.
“Nëse arrihet kjo lehtësisht, atëherë do të jetë mirë. Në të kundërtën, do të arrihet me forcë”, tha ai.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin, u bëri thirrje banorëve të Gazës që të shmangin hyrjen në zonat që janë nën kontrollin e ushtrisë izraelite. Në Han Junis, në jug të Gazës, disa trupa izraelite u tërhoqën nga zona lindore pranë kufirit. Ndërkaq, në kampin Nuseirat, disa ushtarë i larguan pajisjet e tyre dhe u nisën drejt lindjes, në drejtim të kufirit izraelit, ndonëse në zonë mbeten edhe trupa të tjerë.
Forcat izraelite janë tërhequr edhe nga rruga përgjatë vijës bregdetare në Qytetin e Gazës. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të mërkurën vonë se Izraeli dhe Hamasi e arritën marrëveshjen e shumëkërkuar për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve, sipas planit të tij për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në enklavën palestineze.
Lufta në Gazë filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi hynë në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Lufta hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk e ndan numrin e civilëve nga ai i luftëtarëve. Ofensiva ka zhvendosur shumicën e 2 milionë banorëve të Gazës, ka shkaktuar shkatërrime masive dhe uri të madhe./REL
Foto ilustruese NORVEGJI- Në një postim në rrjetet sociale, udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, koment...
pamje nga rrenojat FILIPINË- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë ka goditur brigjet jugore të Filipineve n...
foto ilustruese SERBI- Dorëzimi i dronëve kamikazë nga Turqia në Kosovë hijezoi “epokën e artë” të marr...
Foto ilustruese AUSTRALI- Zgjedhja më ekstreme në disa vende të botës mund të jenë dy emra me dy mbiemra, por nj&eu...
Urusla von der Leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen, më 15 tetor do të qëndrojë në Kosovë,...
Foto ilustruse AFRIKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mozambik, ku terroristët islamik i kanë prerë kokën 3...
Foto ilustruse SHBA - Presidenti Donald Trump njoftoi se plani për paqen dhe armëpushimin, mes Izraelit dhe Gazës është nënsh...
Foto ilustruse ITALI - Sardenja një nga ishujt më të bukur të mesdheut, po shpopullohet me shpejtësi. Në kuadër të ...
Maria Corina Machado NORVEGJI- Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel njoftoi të premten fituesen e Çmimit Nobel për Paqen, një &cc...
Dina Boluarte PERU - Parlamenti i Peru-s ka shkarkuar Presidenten e vendit Dina Boluarte. Ajo u shkarkua nga deputetët me arsyen se nuk ishte e aft&e...