6 Janar 2026, 19:25
Nga E. D
pamje nga protesta
IRAN- Policia iraniane ka shpërndarë me gaz lotsjellës protestuesit në Pazarin e Madh të Teheranit. Sipas videove të shpërndara nga mediat e huaja, protestuesit dëgjoheshin duke brohoritur “Pahlavi do të kthehet”, në referencë ndaj dinastisë së Shahut që u rrëzua nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Turma ka thirrur gjithashtu “Seyyed Ali do të rrëzohet”, duke iu referuar udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
"Liri! Liri!" dhe "Pa turp", brohoritën gjithashtu dhjetëra njerëz, sipas videove të transmetuara nga Iran Human Rights me seli në Norvegji dhe Human Rights Activists News me seli në Shtetet e Bashkuara.
Protestat në Iran, të cilat fillimisht u lidhën me koston e jetesës, filluan më 28 dhjetor në kryeqytet përpara se të përhapeshin në pjesë të tjera të vendit. Kjo është vala më e madhe e protestave që nga viti 2022, kur Irani u trondit nga demonstrata masive pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, e cila u arrestua për shkelje të një kodi të rreptë veshjeje.
Sipas një bilanci të AFP-së, bazuar në burime zyrtare dhe mediatike, të paktën 12 persona janë vrarë që nga nisja e protestave, përfshirë edhe anëtarë të forcave të sigurisë. Ndërkohë, organizata joqeveritare me bazë jashtë Iranit vlerësojnë se numri i viktimave mund të jetë të paktën 25 gjatë nëntë ditëve të para të protestave, të nxitura nga rënia e fortë e monedhës kombëtare dhe rritja e inflacionit./Dosja.al
protesta ne iran
Bota
6 Janar 2026, 19:00
E.d
Foto ilustruse
EVROPA- Gjashtë persona humbën jetën gjithsej nga vala e paprecedentë moti i keq, ndërsa bora, akulli dhe temp...
Bota
6 Janar 2026, 18:26
E.d
Foto ilustruse
BRAZIL- Ish-presidenti i burgosur i Brazilit, Jair Bolsonaro u dërgua sot në spital për teste, pas një rënieje...
Bota
6 Janar 2026, 18:01
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Forcat speciale amerikane kryen një operacion të befasishëm për të arrestuar presidentin venezuelian Nicol&aa...
Bota
6 Janar 2026, 17:50
E. D
KINË- Ekspozita e figurave prej akulli, po mbahet si pjesë e Konkursit Ndërkombëtar të Skulpturave të Akullit (Harbin Ice-Snow W...
Bota
6 Janar 2026, 17:50
E.d
Tarek Saab
VENEZUELA- Prokurori i Përgjithshëm i Venezuela, Tarek Saab, thirri gjyqtarin amerikan përgjegjës për ç&eum...
Bota
6 Janar 2026, 17:13
E. D
PARIS- Reshjet e dendura të dëborës goditën Parisin në fillim të janarit, duke mbuluar monumentet dhe rrugët e kryeqytetit ...
Bota
6 Janar 2026, 16:43
E. D
pamje nga protestat
IRAN- Të paktën 29 protestues janë vrarë dhe më shumë se 1,200 persona janë arrestuar në në...
Bota
6 Janar 2026, 13:55
E.d
Foto ilustruse
HOLANDA- Bora dhe akulli ende po shkaktojnë probleme me trafikun në Holanda, duke rezultuar në ndërprerjen e të...
Bota
6 Janar 2026, 12:36
D.S
Selia e OKB-së
SHBA- Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut është thellësisht i shqet&eum...
Bota
6 Janar 2026, 11:55
D.S
ZVICËR- Komuniteti i Crans-Montanës ka pranuar se ka pasur “mangësi” në kryerjen e inspektimeve perio...