LIVE UPDATES
Bota

Paqartësi për udhëheqjen e Dhomës së Përfaqësuesve, pas shkarkimit të kryetarit McCarthy

Zgjedhja e kryetarit të ri mund të mos jetë një proces i shpejtë. Zotit McCarthy iu deshën 15 raunde votimi për t’u miratuar në rolin e kryetarit në janar.

4 Tetor 2023, 19:42 Nga I.A
Paqartësi për udhëheqjen e Dhomës së
Kevin McCarthy

SHBA- Kongresi amerikan është i bllokuar për shkak të paralizës në Dhomën e Përfaqësuesve pas shkarkimit të kryetarit të saj, Kevin McCarthy të martën. Ligjvënësit përballen me një afat prej gjashtë javësh për të miratuar projekt-ligjin për shpenzimet qeveritare dhe për të shmangur një mbyllje të qeverisë.

Një Dhomë e Përfaqësuesve jofunksionale dhe koha e nevojshme për identifikimin dhe zgjedhjen e një kandidati për kryetar që të sigurojë mbështetjen e duhur, lënë pezull disa projektligje të rëndësishme për shpenzimet, përfshirë ato për financimin e ushtrisë, ndihmën humanitare ndërkombëtare dhe përpjekjet për t’i bërë ballë ndikimit të Kinës.

Ligjvënësit në Dhomën me shumicë republikane nuk pritet të kenë ndonjë votim tjetër këtë javë. Por demokratët dhe republikanët do të mbajnë bisedime lidhur me kandidatët e mundshëm për postin e kryetarit të Dhomës me një diferencë të vogël mes të dyja palëve, në një periudhë që mund të kërkojë marrëveshje jo vetëm mes tyre, por edhe me Senatin e udhëhequr nga demokratët lidhur me projektligjet për shpenzimet.

Zgjedhja e kryetarit të ri mund të mos jetë një proces i shpejtë. Zotit McCarthy iu deshën 15 raunde votimi për t’u miratuar në rolin e kryetarit në janar. Atij iu desh të bënte disa lëshime ndaj konservatorëve në partinë e tij, përfshirë një rregull që një ligjvënës i vetëm mund të kërkonte një votim për ta hequr atë nga posti i kryetarit.

Shkarkimi i tij të martën, përbënte herën e parë në historinë amerikane që rrëzohet nga detyra një kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA – figura e tretë më e lartë politike, pas presidentit dhe nënpresidentit. I përballur me një sfidë nga disa ligjvënës së partisë së tij, republikani Kevin McCarthy e humbi postin në një votim me 216 vota kundër tij dhe 210 pro.

Ligjvënësi republikan Matt Gaetz u bë nismëtari i mocionit të mosbesimit për largimin e zotit McCarthy, për shkak të miratimit të buxhetit për qeverinë javën e kaluar, që injoroi përparësitë fiskale të grupit konservator republikan.

"Unë mendoj se 33 trilionë dollarë borxh është kaos. Mendoj se përballja me një deficit vjetor prej 2.2 trilionë dollarësh është kaos”, tha ai.

Zoti McCarthy u tha gazetarëve se nuk do të kandidonte më për postin e kryetarit.

“Mund të vazhdoj të luftoj, ndoshta në një mënyrë tjetër. Nuk do të kandidoj më për kryetar”, tha ai.

Për shkak të epërsisë së lehtë republikane ndaj demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, mjaftoi vota kundër e vetëm tetë republikanëve, së bashku me ato të të gjithë demokratëve të pranishëm për të shkarkuar zotin McCarthy, i cili ishte përballur me kritika në rritje që kur ra dakord për një marrëveshje me Presidentin Joe Biden për tavanin e borxhit në fillim të këtij viti.

"Shumë prej nesh i ishin lutur në mënyrë të përsëritur kryetarit, që të përdorte kërkesën për ngritjen e tavanit të borxhit për të nxitur shkurtimet e shpenzimeve dhe reformat. Përkundrazi, ai negocioi një rritje të pakufizuar të tavanit të borxhit", tha ligjvënësi republikan Bob Good në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve të martën, duke u kërkuar kolegëve të tij të votonin për shkarkimin e zotit McCarthy.

Shumica e republikanëve votoi në favor të zotit McCarthy.

"Mendohuni mirë përpara se të na zhytni në kaos, sepse ai do të jetë rezultati nëse e lëmë atë post të zbrazët”, u shpreh ligjvënësi republikan, Tom Cole.

Por ishin votat e demokratëve që bënë të mundur shkarkimin e tij.

"Ne nuk do të votojmë në mënyrë të tillë që ta shpëtonte kryetarin McCarthy", tha ligjvënësja demokrate Pramila Jayapal.

“Ai nuk është i besueshëm. Dhe këtë mund ta shohësh brenda grupit të tij, por edhe tek mënyra se si ka vepruar me ne dhe popullin amerikan”, tha ligjvënësja demokrate Annie Kuster.

Shkarkimi historik vjen në një moment kyç, pasi marrëveshja afatshkurtër e financimit të qeverisë nuk e përfshinte ndihmën për Ukrainën.

"E gjithë udhëheqja e Dhomës së Përfaqësuesve mbështet vazhdimin e ndihmës ndaj Ukrainës. Dhe shumica dërrmuese e republikanëve në atë dhomë mbështet vazhdimin e kësaj ndihme. Është një numër i vogël, por shumë i zëshëm që kundërshton. Por ata nuk përfaqësojnë partinë e tyre. Ata nuk përfaqësojnë udhëheqjen e tyre."

Ligjvënësit amerikanë do të votojnë javën e ardhshme për një kryetar të ri të Dhomës së Përfaqësuesve, personi që është i treti në hierarkinë politike në Shtetet e Bashkuara, pas presidentit dhe nënpresidentit.

Marrë nga VOA

kevin mccarthy

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen