Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dodik deklaroi se partia që ai drejton, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur, ka fituar pushtetin në 47 nga 63 komunat e Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnjës. Lideri i partisë më të madhe kroate në BeH, Dragan Çoviq, tha se Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) i BeH ka fituar në shumicën e komunave për pozitat e kryetarëve të komunave.
BOSNJË- Rezultati e zgjedhjeve lokale në Bosnje e Hercegovinë (BeH), sipas të dhënave të publikuara nga partitë politike, shfaq mbizotërimin e partisë së liderit prorus Millorad Dodik në Republika Sërpska, të Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) në zonat ku jetojnë kroatë, si dhe rritjen e Partisë së Veprimit Demokratik të boshnjakëve (SDA), e cila aktualisht është në opozitë në Federatën e BeH.
Dodik deklaroi se partia që ai drejton, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur, ka fituar pushtetin në 47 nga 63 komunat e Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnjës. Lideri i partisë më të madhe kroate në BeH, Dragan Çoviq, tha se Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) i BeH ka fituar në shumicën e komunave për pozitat e kryetarëve të komunave.
Partia e Veprimit Demokratik (SDA) në këto zgjedhje lokale ka fituar më shumë vota sesa në ato të mëparshmet, tregojnë rezultatet që kjo parti boshnjake i shpalli pas mbylljes së qendrave të votimit.
Kjo parti, e cila drejtohet nga Bakir Izetbegoviq, sipas rezultateve të paraqitura, ka fituar pozitat e kryetarëve të komunave në verilindje të BeH, ku deri tani dominonte Partia Socialdemokrate. Nuk pati surpriza as në Srebrenicë, qytet ku në vitin 1995 u krye gjenocid. Kandidati i përbashkët i partive serbe fitoi shumicën e votave.
Një nga befasitë ishte edhe shpallja e fitores së Ibro Berilos në komunën Tërnovës së Sarajevës. Ky kandidat i Partisë së Veprimit Demokratik ndodhet në paraburgim për shkak të dyshimeve për korrupsion. Analisti politik Adnan Huskiq tha për Radio Evropa e Lirë se logjika e votuesve që këtë vit votuan për kandidatë të burgosur, ose të akuzuar për korrupsion, është “e pakuptueshme dhe paradoksale”.
Ai thotë se kjo tregon se qytetarët kanë shumë pak besim në institucione, madje më pak sesa në partitë politike.
“Po përpiqem të vendosem në pozitën e dikujt që në qendrën e votimit zgjedh një kandidat që aktualisht është në paraburgim, ose madje i dënuar me vendim të formës së prerë. Nuk mundem, sado që përpiqem, ta kuptoj me cilën logjikë udhëhiqen qytetarët në këtë rast, përveç se kjo tregon sa pak besim kanë qytetarët në institucione, edhe në ato gjyqësore", tha Huskiq.
Në zgjedhjet lokale në Bosnje e Hercegovinë votuan 47.72% e qytetarëve, sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror Zgjedhor të BeH. Deri tani janë përpunuar rreth 93.47% e qendrave të votimit.
Rreth 3.4 milionë qytetarë kishin të drejtë vote dhe zgjodhën rreth 140 kryetarë qytetesh dhe komunash, si dhe asambletë komunale dhe këshillat e qyteteve. Për shkak të përmbytjeve, rrëshqitjeve dhe shembjeve të dheut, zgjedhjet janë shtyrë në pesë komuna./ REL
Shpërthimi DANIMARKË- Një shpërthim i ri ndodhi pranë ambasadës izraelite në Danimarkë në njëvjetorin e&n...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha sot gjatë një ceremonie për përvjetorin e parë&...
Xhelal Sveçla KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ka thënë jo rikthimit të ish-policë...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Irani ka shpenzuar dekada të tëra duke formuar “boshtin e rezistencës”, një rrjet i bashk&e...
foto ilustruese RUSI- Një gjykatë ruse e ka dënuar me gjashtë vjet e 10 muaj burgim shtetasin amerikan Stephen James Hubbard, pasi n&eu...
Baner PRIZREN- Me moton “Bosnje, boshnjakët e Prizrenit janë me ty,” në Qendrën Kulturore Boshnjake në qytetin jugor t...
Foto ilustruese SUEDIA- Çmimi Nobel në mjekësi iu dha këtë vit shkencëtarëve Victor Ambros dhe Gary Ruvkun pë...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Ushtria izraelite tha se kreu sulme ajrore të hënën mbi pozicionet e Hamasit në gjithë Rripin e Ga...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Izraeli e ka shënuar më 7 tetor njëvjetorin e sulmit shkatërrues të Hamasit ndaj shtetit hebraik, ...
Hillary Clinton SHBA- Ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton tha të shtunën se kompanitë e mediave sociale duhet të moderoj...