LIVE UPDATES
Bota

Pas 10 vitesh marrëveshje bërthamore, rikthehen sanksionet ndaj Iranit

Masat e reja kanë hynë në fuqi pasi tre partnerët evropianë të marrëveshjes si, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania aktivizuan një mekanizëm, duke akuzuar Iranin për përshkallëzim të vazhdueshëm bërthamor dhe mungesë bashkëpunimi.

28 Shtator 2025, 11:38 Nga E.d
Pas 10 vitesh marrëveshje bërthamore, rikthehen sanksionet ndaj Iranit
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper

SHBA- Sanksionet gjithëpërfshirëse ekonomike dhe ushtarake të OKB-së janë rivendosur ndaj Iranit, 10 vjet pasi ato u hoqën në një marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare mbi programin e tij bërthamor. Masat e reja kanë hynë në fuqi pasi tre partnerët evropianë të marrëveshjes si, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania aktivizuan një mekanizëm, duke akuzuar Iranin për përshkallëzim të vazhdueshëm bërthamor dhe mungesë bashkëpunimi.

BCC raporton se Irani pezulloi inspektimet e objekteve të tij bërthamore, i cili ishte një detyrim ligjor sipas kushteve të marrëveshjes së vitit 2015. Presidenti i tij, Masoud Pezeshkian tha se vendi nuk kishte ndërmend të zhvillonte armë bërthamore. Pezeshkian e cilësoj rivendosjen e sanksioneve si të padrejtë dhe të paligjshme.

Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit vendosi kufizime mbi instalimet bërthamore të Iranit, rezervat e tij të uraniumit të pasuruar dhe sasinë e kërkimit dhe zhvillimit që ai mund të ndërmarrë. Ai synon t'i lejojë Iranit të zhvillojë infrastrukturën e tij të energjisë bërthamore pa u larguar drejt prodhimit të armëve bërthamore.

Irani rriti aktivitetin e tij bërthamor pasi Donald Trump tërhoqi SHBA-në, nga marrëveshja gjatë mandatit të tij të parë si president në vitin 2016. Trump e ka kritikuar vazhdimisht marrëveshjen. Bombardimi i objekteve bërthamore nga SHBA-të dhe Izraeli në qershor kishte për qëllim të përmbyste një pjesë të progresit bërthamor të Iranit, si dhe ta ndëshkonte atë për armatosjen e përfaqësuesve rajonalë që kanë sulmuar vazhdimisht Izraelin.

Ndërsa Trump tha se këto kishin shkaktuar dëme monumentale, të tjerë hodhën dyshime mbi shkallën në të cilën ato kishin penguar programin bërthamor të Iranit. Irani tha se sulmet ndryshuan në thelb situatën dhe e bënë mbështetjen ndërkombëtare për marrëveshjen bërthamore të vjetëruar. Aleatët evropianë që mbeten palë në marrëveshje ende shpresojnë që negociatat do të sjellin një ulje të tensioneve.

"Ne i kërkojmë Iranit të përmbahet nga çdo veprim përshkallëzues. Rivendosja e sanksioneve të OKB-së nuk është fundi i diplomacisë", thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

Bisedimet midis tre vendeve dhe Iranit në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në fillim të kësaj jave dështuan të prodhonin një marrëveshje që do të kishte vonuar rivendosjen e sanksioneve. Ministrat e jashtëm të të ashtuquajturit E3 thanë se nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse të aktivizonin procedurën e rikthimit, pasi Irani kishte shkelur vazhdimisht angazhimet e tij.

"Irani nuk i ka autorizuar inspektorët e IAEA-s të rifitojnë aksesin në vendet bërthamore të Iranit, as nuk ka prodhuar dhe transmetuar në IAEA një raport që llogarit rezervat e saj të uraniumit të pasuruar në nivel të lartë", thuhet në deklaratë.

Në një deklaratë të dielën, Irani tha se nuk i njeh sanksionet të paligjshme dhe të pajustifikueshme. Ministria e saj e jashtme paralajmëroi se çdo veprim që synon të minojë të drejtat dhe interesat e popullit të saj do të përballet me një përgjigje të vendosur dhe të përshtatshme. Ndërkohë që Pezeshkian ka zbutur kërcënimet e mëparshme për tërheqjen e plotë të Iranit nga Traktati i Mospërhapjes, por ka paralajmëruar se një kthim i sanksioneve do t'i vinte negociatat në rrezik. Fuqitë perëndimore dhe IAEA thonë se nuk janë të bindura nga këmbëngulja e Iranit se programi i tij bërthamor ka qëllime thjesht paqësore.

 

iran shba okb

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës