Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Klitschko ka thënë se edhe furnizimet me rrymë janë rikthyer, mirëpo ende ka me raste ndërprerje, për shkak të dëmit të madh.
UKRAINË- Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se furnizimet me energji elektrike dhe ujë janë rikthyer një ditë pas sulmeve me raketa ruse në objektet ukrainase të energjisë.
“Furnizimet me ujë në Kiev janë rikthyer plotësisht”, ka thënë Klitschko duke falënderuar kompanitë që kanë punuar në këtë drejtim.
Klitschko ka thënë se edhe furnizimet me rrymë janë rikthyer, mirëpo ende ka me raste ndërprerje, për shkak të dëmit të madh.
Ka disa javë që Rusia është duke shënjestruar infrastrukturën ukrainase të energjisë, dhe ndërtesa tjera civile, me raketa, dronë dhe sulme artilerie, teksa ushtria ukrainase zgjeron kundërofensivën në lindje dhe juglindje.
Në adresimin e tij ditor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sistemi ajror ukrainas ka bërë punë të mirë në rrëzimin e shumicës së raketave që janë nisur drejt hapësirës ajrore të Ukrainës.
“Forca jonë ajrore, dhe secili që është përfshirë në mbrojtjen e qiellit, ka bërë punë të mirë sot”, ka thënë Zelensky në orët e vona të 31 tetorit.
Zyrtarët perëndimorë dhe ata ukrainas kanë thënë se meqë Kremlini është duke dështuar në përmbushjen e synimeve në luftën e nisur tetë muaj më parë, ushtria ruse po tenton, secilën herë e më shumë, që të terrorizojë dhe demoralizojë popullsinë ukrainase.
Rusia deri më tani ka shkatërruar më shumë se 40 për qind të infrastrukturës ukrainase të energjisë. Ndërkohë në Moskë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se do të pezullohen të gjitha aktivitetet e mobilizimit të pjesshëm ushtarak.
Sipas deklaratës, prej tani njësitet ushtarake do të pranojnë vetëm vullnetarët dhe kontraktorët. Megjithatë, në deklaratë është thënë se ky vendim nuk përbën dhënie fund të mobilizimit të pjesshëm, të cilin e ka dekretuar presidenti rus, Vladimir Putin në shtator.
Diçka e tillë mund të bëhet vetëm me një tjetër dekret zyrtar të Putinit. Prej shpalljes së mobilizimit, qindra mijëra rusë kanë ikur prej Rusisë.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/
KiE SERBI- Mediat serbe ditën e sotme kanë publikuar një lajm në të cilin thuhet se Kosova mund të nisë procesin e ...
Greqi GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Selanik, ku një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa ishte duke rregull...
Targat KOSOVË- Pas hyrjes në fuqi të vendimit të përshkallëzuar, të marr nga qeveria e Kosovës më 28 tetor, n&...
Protesta ne Brazil BRAZIL- Drejtuesit e kamionëve në Brazil, besnikë të presidentit Jair Bolsonaro, kanë bllokuar rrugët n&eu...
Elon Musk dhe Johnny Sins SHBA- Një dëshirë të veçantë ka zbuluar Johnny Sins, i cili ka shprehur prej kohësh d&e...
Arkivoli i Edit SHBA- Një familje nga Maryland mori një surprizë drithëruese që i la të dy të tronditur dhe të zem&...
Kim Jong-Un KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut ka kërcënuar SHBA-në me “masa të fuqishme” nëse nuk ndalon kryerjen e st&...
David DePape SHBA – Personi që akuzohet për sulmin me çekiç ndaj bashkëshortit të Kryetares së Dhomës s&e...
Kepucet ne Kore KOREJA E JUGUT- Ditë pasi më shumë se 150 persona që po festonin Halloween-in vdiqën në turmën më v...
Kadri Veseli HAGË- Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar që ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, t&...