3 Nëntor 2023, 19:24
Nga h.k
Foto ilustruese
MAL I ZI-Një stuhi me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm e ka goditur Shqipërinë dhe Malin e Zi të premten, duke shkaktuar përmbytje dhe duke shkulur pemë, e cila pritet të zgjasë edhe gjatë fundjavës. Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, lumi Lana doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e disa bizneseve dhe banesave në katet e para të ndërtesave. Një punonjës i Policisë, 37 vjeç, pësoi lëndime në kokë pasi u godit nga një objekt që ra si pasojë e erërave të forta.
Autoritetet vendore në Tiranë kërkuan që qytetarët të tregojnë kujdes në 24 orët në vijim dhe t’i kufizojnë lëvizjet e panevojshme derisa moti të qetësohet. Shiu i madh shkaktoi rrëshqitje dheu. Stuhia ka shkaktuar dallgë të forta duke pezulluar lundrimin e anijeve të vogla. Era e fortë ka shkulur pemët në disa qytete dhe ka dëmtuar automjetet e parkuara buzë rrugëve. Tirana, Durrësi, Elbasani, Lezha dhe Fushë-Kruja vlerësohen si zona me rrezik të lartë, tha Policia e Shqipërisë. Instituti i Gjeoshkencave i Shqipërisë tha se reshjet do të vijojnë me intensitet edhe gjatë fundjavës, ndërsa përmirësim pritet në fillim të javës që vjen.
Erëra me shpejtësi mbi 190kmh në Mal të Zi
Në Mal të Zi, ndërkohë, një erë jugore me forcë uragani, e shoqëruar me shira, arriti shpejtësinë mbi 190 kilometra në orë. Meteorologu Dushan Paviçeviç tha për Radion Evropa e Lirë se era më e fortë është regjistruar në Nikshiç, i cili është rreth 55 kilometra larg kryeqytetit.
“Kishte erëra me shpejtësi më të madhe se 140kmh dhe shkulma të erës afro 200 khm. Erëra të forta ka pasur edhe në Podgoricë. Supozohet se ka pasur erëra më të forta, por stacione matëse nuk kemi gjithandej”, tha ai. Në disa qytete, era ka shkulur pemët, ka prishur çatitë dhe në bregdet ka përmbytur varkat.
Siç raporton portali “Vijesti”, një varkë me vela është përmbytur në Tivat. Dallgët ishin disa metra të larta dhe kalonin muret mbrojtëse prej guri.
Hyrja në qytetin e vjetër të Kotorrit është vërshuar, ndaj janë vendosur pontone metalike. Për shkak të rrugëve të përmbytura dhe pemëve të rrëzuara, lëvizja në vendbanimet e Kotorrit, Dobrota, Risan dhe Perast është e vështirë. Instituti Hidrometeorologjik paraprakisht shpalli alarmin e kuq, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi qytetarët për rreziqe të mundshme nga stuhitë në rrugë dhe në bregdet.
Në orët e mbrëmjes pritet dobësim i reshjeve dhe erës, njofton Instituti. Trafiku ajror u ndërpre për shkak të stuhisë. Një pjesë e fluturimeve në aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit janë anuluar./REL
stuhia ciara
Bota
3 Nëntor 2023, 19:07
h.k
Giorgia Meloni
ITALI - Giorgia Meloni Kryeministra e Italisë njoftoi paraditën e sotme dorëheqjen e këshilltarit diplomatik Francesco T...
Bota
3 Nëntor 2023, 18:53
h.k
Albin Kurti
KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se projekt statuti për Asociacionin e komunave me shumicë ...
Bota
3 Nëntor 2023, 18:38
Aleksandar Vuçiç
SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shpallur zgjedhjet e një parlamentare, duke pë...
Bota
3 Nëntor 2023, 18:07
h.k
Stuhia Ciaran
EUROPË-Të paktën 12 persona kanë vdekur pasi stuhia Ciaran goditi Evropën Perëndimore me erëra rekord der...
Bota
3 Nëntor 2023, 18:02
A.TH
Te plagosurit
IZRAEL- Izraeli bombardoi këtë të premte një spital në Rripin e Gazës dhe Hamasi iu përgjigj me raketa n&e...
Bota
3 Nëntor 2023, 17:53
h.k
Robert Habeck
GJERMANI- Robert Habeck zëvendës kancelari gjerman është zotuar duke dhënë një përgjigje të ash...
Bota
3 Nëntor 2023, 17:31
h.k
Çifti i foshnjes
BRAZIL- Cauane Malaquias Costa një 19-vjeçare që vodhi një foshnjë të porsalindur nga materniteti ...
Bota
3 Nëntor 2023, 17:06
h.k
Kaoru Nakajima
ITALI-Këngëtarë të famshëm pritet të performojnë për më shumë se 1000 të ftuarit e f...
Bota
3 Nëntor 2023, 16:56
h.k
Sergej Lavrov
RUSI-Sergej Lavrov Ministri i Jashtëm i Rusisë e sheh si një prioritet kryesor që palët në zonën e konfli...
Bota
3 Nëntor 2023, 16:45
Vladimir Putin
RUSI-“Korrupsioni brenda Ukrainës është i pakrahasueshëm me asnjë vend tjetër”, u shpreh presiden...