LIVE UPDATES
Bota

Pendarovski kritikon gjyqësorin për anulimin e dënimit për Sasho Mijallkovin: Jam i tronditur

Ish-kreu i Policisë sekrete ishte shpallur fajtor për përgjimin e paligjshëm të mijëra qytetarëve maqedonas, politikanëve, zyrtarëve, gazetarëve, klerikëve, aktivistëve të shoqërisë civile e shumë personave të tjerë, për të cilët dyshonte se ishin kundërshtarë të Qeverisë, që në atë kohë drejtohej nga Nikolla Gruevski.

17 Dhjetor 2022, 23:12 Nga DOSJA
Pendarovski kritikon gjyqësorin për anulimin e dënimit për
Stevo Pendarovski

MAQEDONI E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha të shtunën se është “i tronditur” nga vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkup për anulimin e vendimit të Gjykatës Penale, e cila e kishte dënuar me 12 vjet burgim ish-drejtorin e Policisë sekrete maqedonase, Sasho Mijallkov. Mijallkov ishte dënuar lidhur për aferën e përgjimeve që ishte publikuar në vitin 2013 nga ish-kryetari i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev.

Ish-kreu i Policisë sekrete ishte shpallur fajtor për përgjimin e paligjshëm të mijëra qytetarëve maqedonas, politikanëve, zyrtarëve, gazetarëve, klerikëve, aktivistëve të shoqërisë civile e shumë personave të tjerë, për të cilët dyshonte se ishin kundërshtarë të Qeverisë, që në atë kohë drejtohej nga Nikolla Gruevski.

Gjykata e Apelit ka anuluar vendimin për shkak të siç thuhet “shkeljeve përmbajtjesore të dispozitave të Ligjit mbi procedurën penale”. Lënda kthehet në rigjykim në Gjykatën Penale të Shkupit. Presidenti maqedonas ka shkruar në Facebook se vendimi paraqet disfatë për sundimin e ligjit dhe dëshmi për besimin e ulët të qytetarëve në organet e drejtësisë.

"Vendimet e tilla vetëm minojnë besimin e qytetarëve se reformat reale në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit janë të mundshme", ka shkruar Pendarovski.

Ka reaguar edhe ish-kryeministri, Zoran Zaev duke e quajtur “skandaloz” vendimin e Gjykatës së Apelit dhe “rrënim të gjithë asaj që është bërë për vendosjen e sundimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut".

“Cili është vendimi i radhës, Mijallkov të bëhet drejtor i Agjencisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe Nikolla Gruevski të kthehet i pafajshëm me kalë të bardhë? Edhe nëse ne nesër bëhemi anëtarë të BE-së, nuk do të lahet këtë turp”, ka shkruar Zoran Zaev në Facebook.

Afera mbi të cilën është dënuar Sasho Mijallkov me 12 vjet burgim kishte shërbyer si shkas për protesta e tensione të shumta në Maqedoninë e Veriut nga viti 2013 deri në vitin 2016, kur edhe u largua nga pushteti Nikolla Gruevski, tashmë i arratisur në Hungari për shkak të dënimeve me disa vite burgim për shpërdorim të detyrës.

Përveç Mijallkovit, për përgjimet e paligjshme me katër vjet burgim janë dënuar edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, dhe dy zyrtarë tjerë të lartë, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, që të dy me 15 vite burgim.

Anulimi i vendimit nga Gjykata e Apelit vjen në kohën kur Maqedonia e Veriut po përballet me kritika të shumta për punën e gjyqësorit dhe praninë e lartë të korrupsionit.

Marrë nga REL 

stevo pendarovski sasho mijallkov

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet