LIVE UPDATES
Bota

Pentagoni: Një balonë e dytë kineze identifikohet mbi Amerikën Latine

Pentagoni pohoi njoftimet se një balonë e dytë kineze po fluturonte mbi Amerikën Latine.

4 Shkurt 2023, 17:07 Nga k.m.
Pentagoni: Një balonë e dytë kineze identifikohet mbi
Foto ilustruese

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se një tjetër balonë kineze, që po përdoret për motive përgjimi, po fluturon mbi Amerikën Latine.

Të enjten, një balonë e ngjashme u zbulua duke fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara, e cila sipas medias amerikane, duket se po lëviz drejt Karolinës së Veriut. Autoritetet po e mbajnë atë nën monitorimin të vazhdueshëm, ndërsa ka patur thirrje edhe për konsiderimin e mundësive për ta rrëzuar atë.

Pentagoni pohoi njoftimet se një balonë e dytë kineze po fluturonte mbi Amerikën Latine.

“Vlerësojmë se është një tjetër balonë kineze, që po përdoret për përgjim”, tha në një deklaratë gjeneral brigade Patrick Ryder, sekretar i shtypit të Pentagonit.

Më herët të premten, ai u tha gazetarëve në Pentagon se balona e cila u pa tek fluturonte mbi Shtetet e Bashkuara, po përdoret për qëllime përgjimi. Autoritet amerikane e konsideruan këtë një ngjarje të rëndë në shkelje të hapur të hapësirës ajrore amerikane dhe ligjit ndërkombëtar. Por Pekini këmbëngul se balona është civile dhe ka për qëllim të mbledhjen e të dhënave meteorologjike.

Ryder nuk hyri në detaje, por tha se zyrtarët e mbrojtjes e dinë se kemi të bëjmë me një balonë spiune dhe se zyrtarët kinezë janë informuar rreth pakënaqësive të palës amerikane.

Krahas tensioneve diplomatike, balona kineze që u pa tek fluturonte mbi shtetin e Montanës, ka alarmuar banorët e kësaj zone.

Balona që po fluturon në një lartësi prej 18 kilometrash mbi tokë, besohet se është futur në hapësiren ajrore amerikane përmes Alaskës. Pastaj ajo thuhet se ka lëvizur në drejtim të jugperëndimit të Kanadasë, para se të futej në Montana.

“Vlerësuam se aktualisht nuk përbën rrezik fizik për njerëzit në tokë. Tani për tani po vazhdojmë ta monitorojmë dhe shqyrtojmë opsionet”, tha gjeneral brigade Patrick Ryder.

Zyrtarët thonë se balona është e madhe sa pothuajse tre autobuzë. Sipas një zyrtari të lartë amerikan ajo është e pajisur me kamera shumë cilësore e panele diellore.

“Ne e pamë atë. Po fluturon në një lartësi të madhe, ndoshta rreth 15 kilometra”, thotë një pilot.

Kina vazhdon të këmbëngulë se ajo është një balonë civile, për hulumtime shkencore, e cila ka humbur kontrollin.

Por Pentagoni e hodhi poshtë një gjë të tillë.

"E dimë se është balonë kineze që ka aftësi për t’u manovruar. Ne e kemi thënë qartë se ky balon ka shkelur hapësirën ajrore dhe ligjin ndërkombëtar dhe se kjo është e papranueshme”, tha Ryder.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shtyu vizitën e planifikuar për këtë fundjavë në Pekin.

“Arritëm në përfundimin se në këtë kohë nuk kishte kushte të përshtatshme për një vizitë konstruktive”, tha Blinken.

Ligjvënësi nga shteti i Montanës Ryan Zinke bëri thirrje për rrëzimin e balonës. Por Pentagoni u shpreh kundër një opsioni të tillë, nisur nga rreziku që mund të paraqiste për njerëzit, apo dëmet e mundshme materiale që mund të shkaktonte. Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden pajtohet me rekomandimin e Pentagonit./VOA

pentagon balona kineze

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen