All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Serwer: Asosacioni s'është mes Kurtit dhe Serbisë, por mes Kosovës dhe Serbisë

Ndër gjashtë kushtet e Qeverisë Kurti për Asociacionin si më e vështira që u pa në opinion ishte hyrja në fuqi e Asociacioni pas njohjes reciproke.

4 Shkurt 2023, 15:42 Nga a.l
Serwer: Asosacioni s'është mes Kurtit dhe Serbisë, por mes
Daniel Serwer
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit këtë të enjte prezantoi gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit pas një presioni të shtuar nga vizitat e shpeshta të diplomatëve të lartë amerikanë e europianë në Prishtinë e Beograd.

Kurti ka mundur të lëvizë nga një pozicion refuzues me prezantimin e kushteve, por tashmë topi bartet në negociata të ashpra meqë kushtet e tilla janë krejtësisht të kundërta me pozicionin e Serbisë, e cila nuk kërkon një Asociacion që i ngjan një OJQ-je. Këtë veprim të Kurtit, profesori amerikan i John Hopkins, Daniel Serwer, në një bisedë me Gazetën Express e sheh si të dobishëm për pozitën e tij sepse më mirë të paraqesësh diçka sesa të refuzojë.

Mendoj se është e dobishme që kryeministri të ketë deklaruar qartë se cilat janë kushtet e tij. Kjo është shumë më mirë sesa thjesht të refuzosh Asociacionin”.

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, edhe në një intervistë të fundit e përsëriti se marrëveshja për Asociacionit s’është mes Kurtit e Serbisë, por mes Kosovës dhe Serbisë dhe si e tillë do të zbatohet. Kjo deklaratë e tij erdhi pas një takimit në ambasadën amerikane ku u diskutua për Asociacionin, por pa kryeministrin Kurti. Ky i fundit reagoi dy ditë më pas.

Kjo është një përgjigje pozitive, por disa nga kushtet do të paraqesin qartë pengesa për një marrëveshje. Negociatat duhet të fokusohen në to”, thotë Serwer.

Ndër gjashtë kushtet e Qeverisë Kurti për Asociacionin si më e vështira që u pa në opinion ishte hyrja në fuqi e Asociacioni pas njohjes reciproke. Për këtë pikë partitë opozitare sugjeruan se ai po mashtron opinionin dhe se me këtë i referohet planit franko-gjerman që nuk e përmban njohjen reciproke. Profesori amerikan thotë se këtë pikë Kurti duhet ta sqarojë më tej.

Fatkeqësisht, ne nuk kemi një version zyrtar të planit, kështu që është e vështirë të komentohet. Por, unë pajtohem me kryeministrin se Asociacioni do të duket ndryshe nga Prishtina në kontekstin e njohjes”.

Por, sa janë gjasat që Serbia ta pranojë një Asociacion ku ajo s’mund të ushtrojë pushtetin e saj?

“Është e qartë se ky nuk është lloji i Asociacionit që Beogradi ka në mendje. Pra, duhet të pyesni presidentin Vuçiç”.

Gjithashtu, Serwer thotë se ende nuk sheh ndonjë arsye për ndryshime në Kushtetutën e Kosovës, e cila mund të akomodojë një Asociacion që është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sigurisht që nuk duhet të ketë ndryshime në kushtetutën e Kosovës pa ndryshime në kushtetutën e Serbisë”, thotë ai.

Të enjten e kësaj jave në Kuvendin e Kosovës, por edhe në atë të Serbisë, pati përplasje rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi, që së fundi me ngulm po e kërkon bashkësia ndërkombëtare nën hijen e agresionit rus në Ukrainë. Opozita në Kosovë e akuzoi Kurtin se e ka pranuar krijimin e Asociacionit pasi ai prezantoi gjashtë kushtet e hartuara. Kurti ngulmoi se një lloj i tillë i Asociacionit nuk është “Zajednica”, të cilën ai e ka kundërshtuar fuqishëm si opozitar, por nga opozita pat të tillë që atij ia bënë edhe ‘përhajr’ atë. Ndërkaq, në Serbi, djathtistët në një moment u sulën ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili, së paku në publik, ka ndërruar qëndrim ndaj Kosovës. Ata e akuzuan për “tradhti” meqë, sipas tyre, Vuçiq po e shet Kosovën./ Express

daniel serwer

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd