4 Shkurt 2023, 16:17
Nga a.l
Nord Stream 2
RUSI- Prokurori i Përgjithshëm gjerman Peter Frank ka deklaruar se Gjermania nuk ka asnjë provë për përfshirjen e Rusisë në shpërthimet në tubacionet e gazit Nord Stream dhe Nord Stream 2. Sipas tij, dy anije kërkimore janë përdorur për marrjen e mostrave të ujit, tokës dhe pjesëve të tubacioneve nga vendi ku kanë ndodhur shpërthimet. Megjithatë, siç tha ai, informacionet e marra nuk tregojnë lidhje me Rusinë.
"Kjo nuk mund të vërtetohet për momentin, hetimi vazhdon. Aktualisht jemi duke analizuar gjithçka në ekspertizën mjekoligjore. Por ajo që mund të them është se dyshimi se bëhet fjalë për një akt të huaj sabotimi nuk është vërtetuar ende", tha Frank.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Berlini do të paraqesë supozimet e tij për ata që janë përgjegjës për shpërthimet në tubacionet e gazit Nord Stream dhe Nord Stream 2 kur të ketë prova dhe nuk do të spekulojë mbi këtë temë. Pas kësaj, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se bazuar në fjalët e kancelarit gjerman Olaf Scholz, të krijohet përshtypja se Berlini ka diçka për të fshehur, shkruajnë mediat e huaja.
Sulmet terroriste në dy tubacionet e gazit rus që eksportojnë gaz në Evropë - në "Nord Stream" dhe "Nord Stream 2" u zhvilluan më 26 shtator. Operatori i “North Stream”, kompania “Nord Stream AG”, bëri të ditur se ka pasur dëme të mëdha dhe se është e pamundur të vlerësohet se kur do të riparohet. Gjermania, Danimarka dhe Suedia nuk e përjashtojnë mundësinë që të jetë një diversion i planifikuar. Prokuroria kryesore e Rusisë ka nisur një hetim penal për një akt terrorizmi ndërkombëtar.
nord stream 2
Bota
4 Shkurt 2023, 16:05
a.l
Rishi Sunak dhe Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryem...
Bota
4 Shkurt 2023, 16:08
k.m.
Recep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Turqinë ditët e fundit për eksportimin në...
Bota
4 Shkurt 2023, 16:05
k.m.
Foto ilustruese
Një video që është bërë virale në Indonezi po promovon një trend të ri të rrezikshëm...
Bota
4 Shkurt 2023, 16:00
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar këtë të shtunë përfaqësues politikë t&e...
Bota
4 Shkurt 2023, 15:42
a.l
Daniel Serwer
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit këtë të enjte prezantoi gjashtë kushte për themel...
Bota
4 Shkurt 2023, 15:25
a.l
Brazil
BRAZIL- Një aeroplanmbajtëse e vjetër që mban emrin 'Foch' është fundosur nga marina Braziliane në Oqeanin Atlant...
Bota
4 Shkurt 2023, 15:18
a.l
Odessa
UKRAINË- Një aksident i rëndë në një nënstacion të tensionit të lartë ka shkaktuar ndërprerje...
Bota
4 Shkurt 2023, 15:16
a.l
Jonas Westerlund
KOSOVË- Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në një intervistë për Tëvë1 ka...
Bota
4 Shkurt 2023, 14:57
a.l
Parlamenti serb
SERBI- Seanca dyditore e parlamentit të Serbisë për Kosovën do të duhej të prezantonte një lloj dialogu ...
Bota
4 Shkurt 2023, 15:04
I.A
Ushtaret
UKRAINË- Zyrtarët ukrainas njoftuan se dhjetëra robër lufte u shkëmbyen të shtunën. Mes tyre edhe shumë us...