19 Mars 2024, 17:33
Nga r.ll
pamje nga takimi
BRUKSEL- Kanë përfunduar takimi Bislimi- Lajçak- Petkoviç në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.Dy palët janë zotuar që deri më 22 mars, t'i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë. Kështu tha në fund të takimit kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi.
Për javën e ardhshme, ai paralajmëroi një takim tjetër, për të parë nëse propozimet e tyre mund të shndërrohen në një të vetëm që, siç tha, do të ishte i pranueshëm për Kosovën. Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, u takuan sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, shkruan REL.
Petkoviç tha se gjëja e parë për të cilën këmbënguli pala serbe ishte themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, sepse kjo, sipas tij, do ta zgjidhte edhe çështjen e financimit të të gjitha institucioneve serbe në Kosovë. Ai tha se është gjithashtu e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje, e cila do të mundësonte vazhdimin e funksionimit të bankës së Serbisë në Kosovë, Kursimorja e Postës. Ai shtoi se pret që bisedimet të vazhdojnë në frymë konstruktive, ndoshta nga fillimi i javës së ardhshme.
Me një rregullore të Bankës Qendrore, Kosova ndaloi përdorimin e dinarit serb nga 1 shkurti, duke e bërë euron mjet të vetëm pagese. Çështja, përveçse zemëroi Serbinë, nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë. Diplomatë perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re. Bashkimi Evropian paralajmëroi një ditë më herët se do të shtojë trysninë mbi dy vendet për të zbatuar marrëveshjen e arritur një vit më parë për normalizimin e marrëdhënieve.
dialogu kosove-serbi
Bota
19 Mars 2024, 17:28
S.N
Reccep Tayyip Erdogan
QIPRO- Rexhep Tajip Erdogan po rrit agresionin ndaj Qipros duke tërhequr sërish kartën e nacionalizmit. Presidenti tur...
Bota
19 Mars 2024, 17:20
E. D
fotot ilustruese
RUSI- Ministria e Jashtme ruse tha të martën se i është ankuar Britanisë për ato që i konsideron si dek...
Bota
19 Mars 2024, 17:05
KOSOVË- Në lidhje me deklaratat kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç i cili u shpreh se nuk e përjasht...
Bota
19 Mars 2024, 17:06
E. D
Mark Titley
BRITANIA E MADHE- Një mjek është filmuar nga kamera e fshehtë brenda dhomës së një pensioniste, duke vjedhur...
Bota
19 Mars 2024, 17:05
S.N
SPANJË- Gjashtë persona vdiqën në orët e para të ditës së dotme , mes tyre dy policië spanjollë , pranë...
Bota
19 Mars 2024, 16:50
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin i tha Shërbimit Federal të Sigurisë FSB, pasardhësi kryesor i KGB-së ...
Bota
19 Mars 2024, 16:59
N.F
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç e ka uruar homologun e tij rus, Vladimir Putin për fitoren n&eu...
Bota
19 Mars 2024, 16:47
S.N
Foto Ilustrim
KINË- Presidenti rus Vladimir Putin do të udhëtojë në Kinë në maj për bisedime me Xi Jinping, duke e ...
Bota
19 Mars 2024, 16:39
E. D
fotot ilustruese
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë një kërkesë të presidentin amerikan Joe Biden p&eum...
Bota
19 Mars 2024, 16:38
N.F
Michael Roth
KOSOVA- Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth ka reaguar në lidhje me deklara...