13 Qershor 2024, 15:47
Nga r.ll
nato
BRUKSEL- Vendet e NATO-s e kanë “tejkaluar me lehtësi” objektivin e vendosjes së 300.000 trupave në gatishmëri të lartë derisa aleanca përballet me kërcënimin nga Rusia, tha të enjten një zyrtar i lartë i aleancës.
Udhëheqësit e NATO-s u pajtuan në vazhdën e pushtimit të Ukrainës nga Moska që ka nisur në vitin 2022, për të rritur masivisht numrin e forcave që komandantët e aleancës mund të vendosin brenda 30 ditësh.
“Ofertat në tryezë nga aleatët tejkalojnë 300.000 që kemi vendosur”, tha zyrtari në kushte anonimiteti.
"Këto janë forca që aleatët na kanë thënë: Ata janë në dispozicion për ju që tani në atë nivel gatishmërie", shtoi ai.
Shtytja për të pasur më shumë trupa në gatishmëri për t'u përgjigjur shpejt, është pjesë e një rishikimi më të gjerë të planeve të NATO-s për të shmangur çdo sulm të mundshëm rus, që u nënshkrua në një samit vitin e kaluar.
Këto plane paraqiten për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë se çfarë do të pritej të bënte secili anëtar i aleancës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në rast të një pushtimi nga Moska.
Komandantët e NATO-s aktualisht po përpiqen të sigurohen që kanë aftësitë për të ekzekutuar ato plane nëse është e nevojshme.
Por aleanca përballet me mangësi në armatimet kryesore, si mbrojtja ajrore dhe raketat me rreze më të gjatë.
"Ka gjëra që ne nuk na mjaftojnë si aleancë për momentin dhe duhet t'i trajtojmë," tha zyrtari./REL
nato rusi
Bota
13 Qershor 2024, 15:47
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën të enjten në Bruksel me shpresën ...
Bota
13 Qershor 2024, 15:39
E. D
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi se samiti i G7 do të sjellë konkrete për Ukrainën, Lind...
Bota
13 Qershor 2024, 15:28
E.d
Volodymyr Zelenskyy dhe Giorgia Meloni
ITALI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u prit nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni teksa mbërriti ...
Bota
13 Qershor 2024, 15:24
E. D
Rexhep Tajip Erdogan
MADRIT- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan thotë se Izraeli u përgjigjet kërkesave për armëpushim me gjakd...
Bota
13 Qershor 2024, 15:15
E. D
Amir Harden
SHBA- Një djalë tetë vjeçar u qëllua për vdekje nga babai i tij, teksa po përpiqej të mbronte në...
Bota
13 Qershor 2024, 15:05
E. D
foto ilustruese
RUSI- Kremlini ka këmbëngulur se luftanijet ruse që kanë mbërritur në Kubë për një stërvi...
Bota
13 Qershor 2024, 14:59
r.ll
jake sullivan
SHBA- Jake Sullivan, Këshilltari i Presidentit Joe Biden për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë...
Bota
13 Qershor 2024, 14:52
N.F
Atena Farghadani
IRAN- Gjykata Revolucionare Islamike e ka dënuar karikaturisten iraniane, Atena Farghadani, me gjashtë vjet burgim, njoftoi avok...
Bota
13 Qershor 2024, 14:49
N.F
Nikollë Camaj
MALI I ZI- Deputetët Nikollë Camaj, Artan Çobi dhe Ilir Çapuni i kanë dërguar një letër krye...
Bota
13 Qershor 2024, 14:43
M.B
Titan
SHBA- Në muajin qershor të vitit të kaluar, në shpërthimin e nëndetëses private Titan, e cila po zbriste n&eu...