LIVE UPDATES
Bota

NATO, diskutime në Bruksel për ndihmë afatgjatë për Kievin

Kjo është mbledhja e fundit e NATO-s para një takimi të nivelit të lartë të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden që mbahet në Washington muajin e ardhshëm, ku udhëheqësit e vendeve anëtare pritet të shpallin një plan për mbështetjen financiare për Ukrainën.

13 Qershor 2024, 15:47 Nga E. D
NATO, diskutime në Bruksel për ndihmë afatgjatë për
foto ilustruese

BRUKSEL- Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën të enjten në Bruksel me shpresën për të arritur një marrëveshje për një plan të ri për të ofruar ndihmë afatgjatë sigurie për Ukrainën, pas premtimeve të Hungarisë se nuk do të vërë veton ndaj planit, për sa kohë nuk është e detyruar të marrë pjesë në të.

Kjo është mbledhja e fundit e NATO-s para një takimi të nivelit të lartë të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden që mbahet në Washington muajin e ardhshëm, ku udhëheqësit e vendeve anëtare pritet të shpallin një plan për mbështetjen financiare për Ukrainën.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha të enjten se agresioni i Moskës kundër Kievit po hyn në një ‘fazë kritike’ dhe se mbijetesa e Ukrainës është nën kërcënim.

Zoti Austin i bëri këto komente në Bruksel, ku ministrat e mbrojtjes të aleancës së NATO-s po takohen në kuadër të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje mbi një plan të ri, për të ofruar ndihmë afatgjate për sigurinë dhe stërvitje ushtarake për Ukrainën. Takimi në Bruksel do të zgjasë dy ditë.

"Asnjëri nga ne nuk do të donte të jetonte në një botë ku mbizotëron Putini. Të gjithë do të ishim më pak të sigurt nëse tiranët mendojnë se mund të shkelin kufijtë dhe të kërcënojnë fqinjët e tyre. Kemi shumë për të bërë, por kam besim se ky koalicion do të vazhdojë të jetë në lartësinë e duhur përballë kësaj sfide”, tha sekretari Austin.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u tha gazetarëve para takimit se forcave të armatosura të Ukrainës, që ndodhen në një situatë të vështirë, u duhet ndihmë afatgjatë.

Ai tha se ky takim është pjesë e përpjekjeve për të shmangur rreziqet nga mangësitë dhe vonesat e mbështetjes ushtarake për Kievin.

Trupat ruse kanë intensifikuar sulmet përgjatë vijës së frontit që shtrihet në më shumë se 1 mijë kilometra, duke përfituar nga një vonesë e gjatë e ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij viti.

Edhe ndihmat nga Bashkimi Evropian janë penguar për shkak të problemeve të brendshme politike.

“Kjo është një nga arsyet pse rusët po arrijnë të përparojnë dhe të pushtojnë më shumë tokë në Ukrainë. Prandaj Ukraina ka nevojë për plane dhe angazhim afatgjatë dhe ne gjithashtu duhet të jemi më të përgjegjshëm”, tha zoti Stoltenberg.

Ai mbrojti sërish të drejtën e Ukrainës për të goditur objektiva brenda Rusisë me armët e dhuruara nga aleatët perëndimorë.

“Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, do të ishte si t’u kërkonim që të përpiqeshin të mbroheshin, të zbatonin të drejtën për t’u vetëmbrojtur, me një dorë të lidhur pas shpine”, u tha zoti Stoltenberg gazetarëve në Bruksel.

Shanset për arritjen e një marrëveshje janë rritur pasi Hungaria premtoi se nuk do vërë veton ndaj planit të ri, për sa kohë nuk është e detyruar të marrë pjesë në të.

Ky është takimi i fundit i nivelit të lartë i NATO-s, para takimit të thirrur nga Presidenti amerikan Joe Biden në Uashington muajin e ardhshëm, ku udhëheqësit e organizatës ushtarake pritet të shpallin një plan të ri për mbështetjen financiare për Ukrainën.

Në kuadër të përpjekjeve për të shkurajuar Perëndimin nga rritja e mbështetjes për Ukrainën, Rusia dhe aleatja e saj Bjellorusia nisën të martën fazën e dytë të stërvitjeve që synojnë përgatitjen e trupave të tyre në përdorimin e armëve taktike bërthamore./VOA

nato bruksel ndihmë afatgjatë për kievin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet