LIVE UPDATES
Bota

Përkrahësit e Nikki Haleyt mund të përcaktojnë zgjedhjet presidenciale

2 Korrik 2024, 15:16 Nga I.A
Përkrahësit e Nikki Haleyt mund të përcaktojnë
Biden, Trump dhe Haley

SHBA- Ish guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ish ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley vazhdoi të tërhiqte mbështetjen e votuesve republikanë për një kohë të gjatë pasi u tërhoq nga gara presidenciale. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Dora Mekouar i hedh një vështrim mënyrës se si përkrahësit e zonjës Haley mund të ndikojnë për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve, mes presidentit Joe Biden dhe ish presidentit Donald Trump.

Gati tre muaj pasi ndërpreu fushatën e saj për zgjedhjet presidenciale, ish-ambasadorja e OKB-së Nikki Haley njoftoi se në 5 nëntor do të votojë për ish-presidentin Donald Trump.

“Biden ka qenë katastrofë. Kështu që unë do të votoj për Trumpin", u shpreh Nikki Haley, ish-kandidate republikane për Presidente.

Por jo të gjithë përkrahësit e saj po ecin në hapat e ish-guvernatores. Në mars të vitit 2024 një anketim i Kolegjit Emerson tregoi se numri i votuesve të zonjës Haley që do të mbështesnin zotin Biden ka të ngjarë të jetë dy fish më i lartë se ata që do mbështesnin zotin Trump. Sondazhet e tjera sugjerojnë se të paktën gjysma e votuesve të zonjës Haley nuk do të votojnë për ish presidentin Trump.

“U mërzita kur dëgjova që Nikki nuk mori votat e mjaftueshme për të qëndruar në garë. Megjithatë, nuk jam një përkrahëse e Presidentit Trump. Jam shumë e shqetësuar për Partinë Republikane”, thotë Chris përkrahëse e Nikki Haleyt.

“Nuk dua të shoh as Trumpin as Bidenin në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshmëm”, shprehet John Sulkowski, përkrahës i Nikki Haleyt.

“Nuk më entuziazmon asnjëri. Kam përkrahur Trumpin dhe ndoshta do të anoja përsëri nga ai”, shprehet Jennifer Mayser, përkrahëse e Nikki Haleyt.

Zonja Haley thotë se ish Presidenti Trump duhet të bëjë përpjekje për të bindur votuesit e saj.

“Trumpi duhet të tregohet i zgjuar dhe t’i qaset miliona njerëzve që votuan për mua dhe që vazhdojnë të më mbështesin dhe jo ta marrë të mirëqenë se do të ketë mbështetjen e tyre”.

Mbështetësit e zonjës Haley mund të luajnë tol përcaktues për fituesin e zgjedhjeve presidenciale. Në zgjedhjet paraprake të muajit prill në Pensilvani, zonja Haley u mbështet nga një e katërta e votuesve republikanë në lagjet e pasura në periferitë e këtij shteti, edhe pse ajo ishte larguar nga gara disa javë më herët. Analizat e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 sugjerojnë se falë përkrahjes nga votuesit në periferi zoti Biden arriti të siguronte epërsinë në zgjedhje.

Zonja Haley arriti të siguronte përkrahje të madhe në shtete që cilësohen vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve, mes tyre Arizona, Xhorxhia, Miçigani, Karolina e Veriut, Nevada dhe Viskonsin.

“Pamë një rritje të numrit të republikanëve të edukuar dhe të pasur që ishin të prirur të mbështesnin Nikki Haleyn. Unë mendoj se mes tyre ishin edhe votuesit e pavarur. Mendoj se një pjesë e tyre do të kenë rol përcaktues për fituesin e zgjedhjeve të nëntorit”, shprehet Dante Scala nga Universiteti New Hampshire.

“Si do të siguroni mbështetjen e votuesve të zonjës Haley”, e pyeti një gazetar ish presidentin Trump.

“Nuk jam i sigurt nëse na duhen shumë përkrahës të saj”, u përgjigj ai.

Presidenti Biden po tenton të ndikojë në mënyrë aktive tek mbështetësit e zonjës Haley, me reklama si kjo, në të cilën zoti Trump shfaqet duke kritikuar zonjën Haley, të cilën ai e emëroi ambasadore në Kombet e Bashkuara. Është pjesë e një strategjie më të gjerë e fushatës së zotit Biden për të tërhequr republikanët që janë kundër zotit Trump.

“Ajo ështe çmendur. Është një njeri shumë i zemëruar”, dëgjohet të thotë zoti Trump në reklamën zgjedhore të demokratit Biden.

“Deri tani, sfida e zotit Trump është të konsolidojë përkrahjen e votuesve të Nikki Haleyt. Nuk e di nëse e quani votë republikane, por atij i nevojitet të sigurojë një shifër të lartë të votave të zonjës Haley”, shprehet Larry Sabato nga Universiteti i Virxhinias.

Deri tani nuk ka pasur një përpjekje të qëndrueshme publike nga ekipi i fushatës së zotit Trump për të tërhequr votuesit që mbështetën zonjën Haley në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane. Edhe pse, në një garë të ngushtë, këta mbështetës mund të jenë përcaktues në rezultatin e zgjedhjeve.

Marrë nga VOA

nikki haley donald trump joe biden

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet