LIVE UPDATES
Bota

Takimi Bislimi- Petkoviç, analiza e DW: Përpjekja për zhbllokimin e dialogut në Bruksel

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel në përpjekje për të zhbllokuar zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Besnik Bislimi nga Kosova dhe Petar Petkoviç nga Serbia, takojnë edhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, sipas të cilit "deri më tani nuk është parë ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën e normalizimit”.

2 Korrik 2024, 13:13 Nga N.F
Takimi Bislimi- Petkoviç, analiza e DW: Përpjekja për
Foto ilustruese

BRUSKEL- Takimi në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, zhvillohet pas përpjekjeve të dështuara të ndërmjetësve të BE-së që të ulin në një tryezë Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiçin. Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel në përpjekje për të zhbllokuar zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Besnik Bislimi nga Kosova dhe Petar Petkoviç nga Serbia, takojnë edhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, sipas të cilit "deri më tani nuk është parë ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën e normalizimit”.

Lajçak në një postim në X, iu referua zhvillimeve të javës së shkuar kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk pranoi të takohet në Bruksel, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pa i plotësuar disa kushte.  

"Fatkeqësisht, nuk kemi parë ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën për normalizim. Diskutimet ishin sfiduese si kurrë më parë. Megjithatë, puna jonë vazhdon kur do të takohen kryenegociatorët për t'i përgatitur hapat konkretë për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes”, shkroi Lajçak.

Nuk parashikohet, por nuk përjashtohet njohja

Zyrtarë të Bashkimit Evropian, kanë thënë se ndonëse njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, nuk është qëllimi i dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve, nuk përjashtohet që njohja të vjen si rezultat i përmbylljes së procesit të bisedimeve. "Qëllimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është normalizimi i marrëdhënieve.

Pra, kjo është detyra që iu dha BE-së si lehtësues për të punuar dhe për të ndihmuar të dyja palët për të arritur normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Pra, nuk ka njohje atje. Por sigurisht një pasojë logjike e normalizimit do të ishte njohja”, tha në Bruksel, zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano. Sipas tij, "pesë mosnjohëset mes vendeve anëtare të BE-së do të marrin vendimet e tyre bazuar në atë që ata e shohin si të nevojshme dhe të rëndësishme”.

Njohja nga pesë vendet nuk përfshihet në dialog

"Por kjo nuk është një çështje që trajtohet në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE. Detyra është edhe një herë normalizimi i marrëdhënieve, ndërsa përcaktimi i normalizimit në fund kur të arrijmë, kur të vendoset nga palët me ndihmën tonë, do të përcaktohen vet”, tha Stano.


Javën e kaluar, nuk ndodhi takimi i shumëpritur dhe i paralajmëruar nga BE-ja, ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuҫiç. Por dy liderët takuan ndaras shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrel dhe ndërmjetësin në dialog Mirosllav Lajcak. Këta të fundit thanë se "Kosova nuk ishte e gatshme për takim trepalësh”. Kryeministri Albin Kurti, paraqiti tre kushte për angazhimin e mëtejshëm në procesin e dialogut dhe në një proces më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve.

Kushtet e Kurtit që të takojë presidentin serb ishin formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve, tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç më 13 dhjetor 2023 dhe dorëzimi i Millan Radoiçiçit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës, tha Borrell. Sipas tij, "Serbia nuk ishte e gatshme që plotësisht të pranojë kushtet e vendosura nga Kurti”.

Ankesa për trajtim

Përfaqësuesit e Kosovës janë ankuar së fundi disa herë se palët nuk po trajtohen si duhet. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, nga ana e saj deklaroi se "heqja e masave nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës do të krijonte një situatë të barabartë në  tryezën e dialogut”. Heqjen e masave ndëshkuese kanë kërkuar edhe politikanë të tjerë të Kosovës, por deri tani nuk ka ndonjë propozim konkret në këtë drejtim. / DW

kosova serbia besnik bislimi petar petkovic

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër