Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai kujtoi se festivali është i sponsorizuar nga Bashkimi Evropian dhe tha se BE-ja po përpiqet t’i normalizojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, tha se nuk e kupton vendimin për ndalimin e festivalit “Mirëdita, Dobar dan”, sepse, siç tha, është një ngjarje që e inkurajon bashkëpunimin mes Serbisë dhe Kosovës.
Hill tha në një intervistë për revistën “Diplomacy and Commerce” se nuk e priste një vendim të tillë nga autoritetet serbe, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
“Ka gjithmonë arsye të sigurisë, kjo është e qartë për mua. Por, unë nuk e kuptoj këtë vendim. Festivali ka qenë i shkëlqyeshëm për Serbinë, është mbajtur për dhjetë vjet...”, tha Hill.
Ai kujtoi se festivali është i sponsorizuar nga Bashkimi Evropian dhe tha se BE-ja po përpiqet t’i normalizojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo do të thotë, para së gjithash, ulje e tensioneve, por nëkupton edhe ide për bashkëpunim të ndërsjellë”, tha ambasadori amerikan.
Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve, sipas tij, “do të thotë jostabilitet, do të thotë probleme”.
“Ndërsa evropianët duan ta shohin Serbinë në mesin e tyre, brenda strukturave të tyre, ata duan që Serbia t’i zgjidhë ose të paktën t’i adresojë problemet e saj përpara se të hyjë në BE. Pra, unë mendoj se ata janë shumë të përqendruar në normalizim, ashtu sikurse edhe ne”, tha Hill.
Festivali “Mirëdita, Dobar dan”, i cili promovon bashkëpunimin mes skenës kulturore e artistike të Kosovës dhe asaj të Serbisë, është dashur të mbahet në Beograd nga data 27 deri më 29 qershor.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ndaloi mbajtjen e tij, për shkak të, siç tha, “rrezikimit të sigurisë së njerëzve dhe pronës”, pas tubimit të ultra të djathtëve që e kundërshtuan mbajtjen e festivalit. Ndalimi i festivalit u dënua nga organizatat joqeveritare në rajon dhe nga disa parti opozitare në Serbi, ndërsa Bashkimi Evropian shprehu keqardhje./ REL
marine le pen FRANCË- Partia e së djathtës ekstreme në Francë, Tubimi Kombëtar, e arriti një fitore bindëse n&...
TURQI- 11 persona u plagosën ditën e djeshme në metronë e Izmirit në shkallët lëvizëse. Ngjarja ka ndodhur më...
Cikloni AFRIKË- OKB-ja ka bërë me dije ditën e sotme se cikloni më jetëgjatë ndonjë herë është ...
aleksandar vuçiç dhe aleksandar grushko SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, priti në Beograd zëvend&...
Jakov Millatoviç MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, tha se shoqëria malazeze, pothuajse në tërësi...
Foto ilustruese BRUSKEL- Takimi në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, zhvillohet pas përpjekjeve...
Pamje nga kontrollet KOSOVË- Mediat në Kosovë kanë raportuar ditën e sotme se në Aeroportin Ndërkombëtar të Pr...
Foto ilustruese KOSOVË- Në vitin 2013, kur Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhë...
2 korrik 1990 KOSOVË- Sot mbushen 34 vite që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklarat&e...
orban dhe zelenskyy KIEV- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, arriti për vizitë në Kiev, për herë të parë prej ...