23 Korrik 2023, 11:40
Nga a.l
Afganistan
AFGANISTAN- Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 të tjerë janë zhdukur, pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Afganistanin qendror, ka njoftuar një zëdhënës i autoriteteve të udhëhequra nga talibanët, të dielën.
Zabihullah Mujahid ka thënë më 23 korrik se ndihma urgjente po dërgohet në zonën e katastrofës, në qarkun e Jalrezit, në provincën Maidan Vardak.
“Me pikëllim të thellë kemi marrë lajmin se 12 prej qytetarëve tanë janë martirizuar dhe 40 të tjerë janë zhdukur. Janë shkaktuar edhe disa humbje financiare”, ka thënë ai përmes një komunikate, raporton AFP.
Zyra e guvernatorit provincial ka thënë nëpërmjet një komunikate se qindra shtëpi janë dëmtuar apo shkatërruar, dhe se njerëzit e zhdukur besohet të jenë nën rrënojat e shtëpive të shembura.
Sipas komunikatës, qindra hektarë toke bujqësore janë përmbytur dhe shkatërruar, ndërsa autostrada ndërmjet kryeqytetit Kabul dhe provincës qendrore Bamijan është mbyllur për shkak të vërshimeve.
zabihullah mujahid
Bota
23 Korrik 2023, 11:38
k.m.
Foto ilustruese
Për një komunitet është e rëndësishme ruajtja e gjuhës dhe mësimi i saj nga brezat e rinj. Në ...
Bota
23 Korrik 2023, 11:35
k.m.
Foto ilustruese
Është ora 13:00, e shtunë korriku dhe vetëm lehja e një qeni thyen heshtjen e rrugëve të Memaliajt. Shk&...
Bota
23 Korrik 2023, 11:15
a.l
Turistët në Rodos
GREQI- Natë kaotike në ishullin grek të pushimeve, Rodos. Për mijëra turistë pushimet shpreh...
Bota
23 Korrik 2023, 11:04
a.l
Pedro Sanchez
SPANJË- Kryeministri Pedro Sanchez ka mbërritur në një qendër votimi në Madrid për të votuar n&e...
Bota
23 Korrik 2023, 10:26
a.l
Foto ilustruese
SPANJË- Votuesit spanjollë do të shkojnë të dielën drejt vendvotimeve në një palë zgjedhje t&e...
Bota
23 Korrik 2023, 10:14
a.l
Zjarr në Greqi
GREQI- Në një përditësim të shkurtër mbi situatën në Rodos mbrëmë, Sekretari i ...
Bota
23 Korrik 2023, 10:04
a.l
Zjarret në Greqi
GREQI- Qeveria greke njofton lidhur me situatën e zjarreve në Greqi. Sipas njoftimit, emergjencat civile dhe zjarrfik...
Bota
23 Korrik 2023, 09:58
a.l
Kupola e nxehtësisë
Evropa pritet të përjetojë një tjetër valë të nxehti. Parashikuesit kanë thë...
Bota
23 Korrik 2023, 09:19
a.l
Pasagjeri në Spanjë
SPANJË- Një 26-vjeçar problemtik është nxjerrë nga stafi i sigurimit në një linj&eu...
Bota
23 Korrik 2023, 09:28
A.B
Liderit të partisë qeverisëse polake Ligji dhe Drejtësia (PiS), Jaroslaw Kaczynski, i pëlqen të rrethohet nga gra n&eu...