27 Korrik 2024, 21:10
Nga r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Dhjetë persona, mes tyre fëmijë, u vranë të shtunën në një sulm me raketa në një fushë futbolli në Lartësitë e Golanit të kontrolluara nga Izraeli, njoftoi rrjeti izraelit N12 News. Ky është incidenti më i rëndë përgjatë muajve të fundit të shkëmbimeve të zjarrit mes Izraelit dhe grupeve të armatosura në Liban.
Ushtria izraelite tha se raketa u hodh nga grupi militant libanez Hezbollah. Grupi i mbështetur nga Irani mohoi çdo përfshirje në sulm, i cili dukej se do të marrë një përgjigje të ashpër nga Izraeli.
Autoritetet izraelite thanë më herët se nëntë persona u plagosën rëndë nga një raketë e lëshuar nga Libani që goditi një fushë futbolli në fshatin Druze të qytetit Majdal Shams. Një mjek foli për shkatërrim të madh dhe zjarr në vendngjarje.
Sulmi në fushën e futbollit pasoi një sulm izraelit në Liban që vrau katër militantë të shtunën. Dy burime sigurie në Liban thanë se katër luftëtarët e vrarë në sulmin izraelit në zonën Kfarkila në Libanin jugor ishin anëtarë të grupeve të ndryshme të armatosura, ku të paktën njëri prej tyre i përkiste Hezbollahut.
Hezbollahu mori përsipër të paktën katër sulme, përfshirë sulme me raketa “Katyusha”, në shenjë hakmarrje për sulmet në Kfarkila. Megjithatë, përfaqësuesi i lartë i mediave të Hezbollahut, Mohammad Afif, mohoi përgjegjësinë për sulmin ndaj qytetit Majdal Shams.
Izraeli pushtoi Lartësitë e Golanit nga Siria gjatë luftës në Lindjen e Mesme në 1967 dhe i aneksoi ato në 1981. Që nga nisja e luftës në Gazë, Izraeli dhe Hezbollahu kanë kryer sulme të ndërsjella të përditshme.
Nga fillimi i tetorit, sulmet ajrore izraelite në Liban kanë vrarë më shumë se 450 vetë, shumica anëtarë të Hebzbollahut, por po ashtu rreth 90 civilë dhe jo luftëtarë. Nga pala izraelite janë vrarë 21 ushtarë dhe 13 civilë./VOA
perplasja izrael-hezbollah
Bota
27 Korrik 2024, 20:31
r.ll
kamala harris
UASHINGTON – Plani i ri i Nënpresidentes Kamala Harris për ekonominë po paraqitet si një mundësi e mirë, ...
Bota
27 Korrik 2024, 19:46
S.B
pamje nga varri i Cerberus
ITALI- Arkeologët kanë zbuluar një sarkofag 2000-vjeçar me mumie të lashta të ruajtura n&eu...
Bota
27 Korrik 2024, 19:25
r.ll
antony blinken
KINË- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u kërkoi të shtunën vendeve të Azisë Juglindore të ndi...
Bota
27 Korrik 2024, 19:16
S.B
foto ilustruese
ANGLI- Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Angli dhe Uells është rritur me gati 40 për qind në vitet e fundit, si...
Bota
27 Korrik 2024, 18:54
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shkencëtarët kanë zbuluar një planet gjigand me ndihmën e teleskopit hapësinor “James Webb”...
Bota
27 Korrik 2024, 18:47
r.ll
foto ilustruese
SHKUP- Disa deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut kanë pranuar mesazhe kë...
Bota
27 Korrik 2024, 17:50
r.ll
foto ilustruese
FRANCË- Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin tha se nuk mund të përjashtojë përfshi...
Bota
27 Korrik 2024, 17:40
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se në periudhën ...
Bota
27 Korrik 2024, 17:18
r.ll
tik tok
SHBA- Departamenti i Drejtësisë akuzoi të premten kompaninë Tik-Tok se ka mbledhur informacion për përdoruesit ameri...
Bota
27 Korrik 2024, 16:57
S.B
Pedro dhe Emma
SHBA- Një grua shtatzënë dhe i fejuari i saj vdiqën tragjikisht në Kaliforni kur një dallgë...