LIVE UPDATES
Bota

Përplasje në Kuvendin e Maqedoisë së Veriut për gjuhën, opozita e përçarë për ndryshimet kushtetuese

Shkupi dhe Sofja më 17 korrik nënshkruan një protokoll për kapërcimin e dallimeve për të kaluarën historike mes dy vendeve, ndërsa besojnë se kanë zgjidhur edhe çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin maqedonas.

27 Tetor 2022, 22:58 Nga I.A
Përplasje në Kuvendin e Maqedoisë së Veriut për
Parlamenti maqedonas

SHKUP- Nënshkrimi në gjuhën maqedonase i marrëveshjes mes agjencisë evropiane për kontrollimin e kufijve, Frontex, nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut është vlerësuar si dëshmi se gjuha maqedonase është e garantuar me Marrëveshjen me Bullgarinë për zhbllokimin e integrimit evropian.

Shkupi dhe Sofja më 17 korrik nënshkruan një protokoll për kapërcimin e dallimeve për të kaluarën historike mes dy vendeve, ndërsa besojnë se kanë zgjidhur edhe çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin maqedonas. Kjo marrëveshje që kishte për bazë një propozim të Francës e që ishte mbështetur edhe nga BE-ja, bëri që Sofja të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 26 tetor në Shkup, tha se marrëveshja me agjencinë Frontex e nënshkruar në gjuhën maqedonase është dëshmi, sipas tij, se marrëveshja me Bullgarinë ishte më e mira e mundshme për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Nënshkrimi i marrëveshjes me Frontex-in është i pari mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, që nënshkruhet në gjuhën maqedonase pas nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE. Marrëveshja u nënshkrua në gjuhën e pastër maqedonase, pa shtesa apo fusnota, pra si gjuhë e barabartë me të gjitha gjuhët tjera të Bashkimit Evropian. Ky ishte një premtim që e kisha dhënë dhe që arritëm ta realizojmë”, deklaroi Kovaçevski, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës se me marrëveshjen me Bullgarinë janë rrënuar pozitat shtetëror e kombëtare maqedonase.

“Ranë poshtë të gjitha gënjeshtrat ndërsa qytetarët sikur edhe shumë herë më parë, vërtetuan se kush është partner i besueshëm që do t’i udhëheqë në rrugën e vërtetë drejt Bashkimit Evropian dhe kush ushqehet me gënjeshtra e manipulime që të përhap frikë dhe pasiguri duke rrënuar besimin në institucionet e vendit dhe të BE-së”, tha Kovaçevski.

Por, kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha më 27 tetor se “pretendimet e qeverisë synojnë mashtrimin e opinionit”, pasi sipas tij, marrëveshje të tilla janë nënshkruar edhe më herët dhe se nuk duhet të hapet debati për gjuhën maqedonase, e cila sipas kreut të opozitës maqedonase, ka të zgjidhur statusin e saj që nga periudha e ish-Jugosllavisë.

“Është një nga qindra marrëveshjet që janë nënshkruar në këtë formë në të kaluarën. Gjuha maqedonase është e drejtë e natyrshme. Gjuha maqedonase së bashku me gjuhën serbokroate dhe sllovene qysh nga koha e ish-Jugosllavisë ishte e njohur ndërkombëtarisht, edhe nga Kombet e Bashkuara, gjuha maqedonase është e kodifikuar në vitin 1977".

"Mendoj se sa më shumë që e hapim këtë temë, aq më keq do të jetë për ne pasi është një çështjet e mbyllur për të cilën nuk duhet të ketë debate”, tha Mickoski. Ai shprehu indinjatë ndaj zyrtarëve, të cilët, sipas tij, nuk reagojnë në rastet kur përfaqësues të lartë të BE-së, përfshirë edhe presidenten Ursula von der Leyen, maqedonasit dhe gjuhën maqedonase i quajnë si maqedono-verior.

Ndërkohë, përveç marrëveshjes me agjencinë evropiane për kontrollimin e kufijve, Frontex, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursuela von der Leyen në takimet me zyrtarët maqedonas ka biseduar edhe për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, për përfshirjen e pakicën bullgare në të, si detyrim që del nga marrëveshja me Bullgarinë.

Kryeministri Kovaçevski shprehu besimin se edhe ky detyrim do të përmbushet ndërsa një ditë më herët kishte theksuar nevojën që të bisedojë me partitë politike për sigurimin e një mbështetjeje sa më të gjerë për ndryshimin e aktit më të lartë juridik në vend.

Por, kreu i opozitës, Hristijan Mickoski, tha se partia e tij VMRO DPMNE nuk i jep mbështetje ndryshimeve, që duhet të miratohen me dy të tretat e votave në Kuvend pasi marrëveshjen me Bullgarinë vazhdon ta konsiderojë të dëmshme për palën maqedonase.

Marrë nga REL

perplasje ne parlamentin maqedonas dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit