LIVE UPDATES
Bota

Përse gazi natyror nga Rusia ende rrjedh drejt Evropës përmes Ukrainës?

Gazi natyror rrjedh nga fushat e gazit të Siberisë Perëndimore përmes tubacioneve që kalojnë nëpër Sudzha dhe kalojnë kufirin ukrainas në sistemin e Ukrainës. Gazsjellësi hyn në Bashkimin Evropian në kufirin Ukrainë-Sllovaki, pastaj degëzohet dhe dërgon gaz në shërbimet publike në Austri, Sllovaki dhe Hungari.

17 Gusht 2024, 09:47 Nga N.F
Përse gazi natyror nga Rusia ende rrjedh drejt Evropës përmes
Foto ilustruese

RUSI- Është një nga aspektet më të pamundura të pushtimit të Ukrainës nga Rusia: Edhe pas dy vjetësh e gjysmë lufte dhe rundeve të përsëritura të sanksioneve, gazi natyror rus vazhdon të rrjedhë përmes rrjetit të gazsjellësve të Ukrainës drejt klientëve në Evropë.

Kjo nuk ka ndryshuar, pavarësisht se Ukraina duket se ka marrë kontrollin e një stacioni matës të gazit pranë qytetit rus, Sudzha, si pjesë e inkursionit të saj në rajonin Kursk të Rusisë. Këtu janë disa nga gjërat kryesore që duhen ditur për transitin e gazit rus përmes Ukrainës.

Gazi natyror rrjedh nga fushat e gazit të Siberisë Perëndimore përmes tubacioneve që kalojnë nëpër Sudzha dhe kalojnë kufirin ukrainas në sistemin e Ukrainës. Gazsjellësi hyn në Bashkimin Evropian në kufirin Ukrainë-Sllovaki, pastaj degëzohet dhe dërgon gaz në shërbimet publike në Austri, Sllovaki dhe Hungari.

Gazi natyror përdoret për të gjeneruar energji elektrike, për të fuqizuar proceset industriale dhe në disa raste për t’i ngrohur shtëpitë. Gazi po rrjedh si më parë. Nuk është për t'u habitur, pasi Ukraina mund t’i kishte ndërprerë rrjedhjet përmes sistemit të saj të tubacioneve në çdo kohë. Kontrolli i vërtetë mbi stacionin është i vështirë për t'u verifikuar për shkak të sekretit ushtarak dhe mungesës së qasjes për vëzhguesit ose gazetarët.

Të martën, 42.4 milionë metra kub gaz u planifikua të kalonte përmes stacionit Sudzha, sipas operatorit të sistemit të transmetimit të gazit të Ukrainës. Kjo është afërsisht në përputhje me mesataren e 30 ditëve të fundit.

Para luftës, Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare sipas së cilës Rusia u pajtua të dërgonte sasi të caktuara gazi përmes sistemit të tubacioneve të Ukrainës — i krijuar kur të dy vendet ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik — drejt Evropës. Gazprom fiton para nga gazi dhe Ukraina mbledh tarifa transiti.

Kjo marrëveshje vazhdon deri në fund të këtij viti. Ministri i energjisë i Ukrainës, German Galushchenko, ka thënë se Ukraina nuk ka asnjë qëllim për ta zgjatur atë ose për ta zëvendësuar atë. Para luftës, Rusia furnizonte rreth 40 për qind të gazit natyror të Evropës përmes gazsjellësve. Gazi rridhte përmes katër sistemeve të gazsjellësve: një nën Detin Baltik, një përmes Bjellorusisë dhe Polonisë, një përmes Ukrainës dhe Turk Stream nën Detin e Zi përmes Turqisë në Bullgari.

Pas fillimit të luftës, Rusia ndërpreu shumicën e furnizimeve përmes gazsjellësve Baltik dhe Bjellorusi-Poloni, duke përmendur mosmarrëveshjet për një kërkesë për pagesa në rubla. Gazsjellësi i Baltikut u hodh në erë në një akt sabotazhi, por detajet e sulmit mbeten të paqarta.

Ndërprerja ruse shkaktoi një krizë energjetike në Evropë. Gjermania u detyrua të shpenzonte miliarda euro për të ngritur terminale lundruese për të importuar gaz natyror të lëngshëm që vjen me anije, jo me gazsjellës. Përdoruesit reduktuan konsumin ndërsa çmimet u rritën ndjeshëm. Norvegjia dhe SHBA-ja plotësuan boshllëkun, duke u bërë dy furnizuesit më të mëdhenj.

Evropa e pa ndërprerjen ruse si një formë shantazhi energjetik dhe hartoi plane për të eliminuar plotësisht importet e gazit rus deri në vitin 2027.

Megjithatë, gazi rus kurrë nuk u ndalua — edhe pse paratë e fituara mbështesin buxhetin shtetëror të Rusisë dhe ndihmojnë në mbajtjen e qëndrueshme të valutës ruse, rublës. Kjo tregon se sa e varur ishte Evropa nga energjia ruse — dhe është ende, deri diku.

Rreth 3 për qind e importeve të gazit të Evropës rrjedhin përmes Sudzhas, pjesë e rreth 15 për qind të importeve që erdhën nga Rusia vitin e kaluar. Por, Evropa mbetet e shqetësuar për furnizimin e saj me energji duke marrë parasysh se është një importues energjie dhe sapo përjetoi një shpërthim të inflacionit që u shkaktua nga çmimet e larta të energjisë. Rrjedhat e Sudzhas janë më të rëndësishme për Austrinë, Sllovakinë dhe Hungarinë, të cilat do të duhej të siguronin furnizim të ri.

Bashkimi Evropian ka paraqitur një plan për t'u dhënë fund importeve të karburanteve fosile ruse deri në vitin 2027. Mirëpo, përparimi ka qenë i pabarabartë kohët e fundit. Austria ka rritur importet e saj të gazit rus nga 80 për qind në 98 për qind gjatë dy vjetëve të fundit. Ndërsa, Italia ka ulur importet e drejtpërdrejta, porse ajo ende merr gaz me origjinë ruse përmes Austrisë.

Dhe Evropa vazhdon të importojë gaz të lëngshëm, që vitin e kaluar përbënte 6 për qind të importeve. Të dhënat tregtare tregojnë se dërgesat e LNG-së në Francë u dyfishuan në gjysmën e parë të këtij viti.

Ndërkohë, anëtarët e BE-së, Rumania dhe Hungaria, kanë bërë marrëveshje gazi me Turqinë, e cila importon gaz nga Rusia. Armida van Rijd, bashkëpunëtore e lartë kërkimore në Institutin Mbretëror të Çështjeve Ndërkombëtare në Londër, thotë se “gazi rus po pastrohet përmes Azerbajxhanit dhe Turqisë për t’’i përmbushur kërkesat e larta të vazhdueshme të Evropës”.

Ajo shkroi se përpjekjet evropiane për të reduktuar përdorimin e gazit rus janë “mbresëlënëse” deri më tani. Por, ajo shtoi se “realiteti politik është se mbetet jashtëzakonisht e vështirë për vendet evropiane të diversifikojnë plotësisht furnizimet e tyre me energji, kur shumë prej tyre tashmë po luftojnë me inflacion të lartë dhe një krizë të kostos së jetesës”./ REL

rusi gaz natyror evrope

Sondazh

Poll
Bota 17 Gusht 2024, 08:58 N.F

Përdorimi i armëve gjermane në Rusi

Foto ilustruese GJERMANI- Ligjërisht, përdorimi i armëve gjermane në Rusi nuk është problem. Por politikisht, situata ës...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj