LIVE UPDATES
Bota

Përdorimi i armëve gjermane në Rusi

Qeveria në Berlin ende nuk ka njoftuar, nëse armët gjermane janë përdorur në të vërtetë në ofensivën e Ukrainës në Rusi. Në terma ushtarakë, mund të përdoreshin tanke luftarake Leopard 1 dhe 2 ose dhe Marder, si dhe raketahedhës.

17 Gusht 2024, 08:58 Nga N.F
Përdorimi i armëve gjermane në Rusi
Foto ilustruese

GJERMANI- Ligjërisht, përdorimi i armëve gjermane në Rusi nuk është problem. Por politikisht, situata është ndryshe. Për Ministrinë e Mbrojtjes, çështja është e thjeshtë: "Këto janë armë ukrainase", thotë zëdhënësi Wolfgang Büchner. Kjo do të thotë se, sipas interpretimit të tyre, qeveria gjermanenuk ka asnjë lidhje me armën pasi ajo është dorëzuar në Ukrainë. Vetë Ukraina tani është përgjegjëse për përdorimin e këtyre armëve.

Ofensiva në rajonin e Kurskut ishte "një operacion i përgatitur në fshehtësi të madhe dhe pa reagime”, që do të thotë se u krye pa koordinim me Berlinin, tha Büchner. E vetmja gjë e rëndësishme, theksoi ai më tej, është se Kievi i përmbahet ligjit ndërkombëtar. Ukraina ia ka garantuar këtë qeverisë në Berlin. "Nuk ka kufizime shtesë për përdorimin e armëve", Ukraina është "e lirë të zgjedhë opsionet e saj".

Gjermania nuk merr pjesë në operacion

Qeveria në Berlin ende nuk ka njoftuar, nëse armët gjermane janë përdorur në të vërtetë në ofensivën e Ukrainës në Rusi. Në terma ushtarakë, mund të përdoreshin tanke luftarake Leopard 1 dhe 2 ose dhe Marder, si dhe raketahedhës.

Mediat ruse kanë publikuar imazhe që pretendojnë se një automjet luftarak Marder nga Gjermania shihet në rajonin e Kurskut. Por edhe nëse fotografitë janë autentike, "Gjermania, nëse flasim ligjërisht, nuk është pjesëmarrëse në këtë operacion ushtarak nga forcat e armatosura ukrainase në territorin rus", tha për DW Rafael Loss nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë në Berlin.

Për sa kohë që Ukraina respekton dispozitat ligjore humanitare, lejohet të kryejë operacione të tilla ushtarake. Për shembull, objektivat civilë nuk duhet të sulmohen dhe të burgosurit e luftës duhet të trajtohen me drejtësi. Ukraina po i përmbahet asaj për momentin - ndryshe nga Rusia.

Politika gjermane nuk sheh problem

Politikanë nga parti të ndryshme qeveritare dhe opozitare gjithashtu e kanë bërë të qartë se ligjërisht një përdorim i tillë nuk do të ishte problem. "Sigurisht që shteti që sulmohet ka të drejtë të mbrohet. Kjo përfshin të drejtën për të vepruar në territorin rus sipas ligjit ndërkombëtar, për sa kohë që ndiqen të gjitha rregullat”, tha Lars Klingbeil, bashkëkryetar i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), e cila përfshin edhe kancelarin Olaf Scholz.

Ky qëndrim i bashkëkryetarit të SPD-së, që konsiderohet partia e paqes, është relativisht i ri. Politikanët e dy partnerëve të koalicionit, ekologjistët dhe FDP, janë deklaruar në favor të përdorimit të armëve gjermane në Rusi edhe para ofensivës në Kursk.

Roderich Kiesewetter, një ekspert i politikës së sigurisë në CDU, ka deklaruar për DW në fillim të vitit: "Sulmet e Ukrainës ndaj objektivave ushtarakë në territorin rus nuk janë vetëm ligjërisht të lejueshme, por edhe të justifikuar ushtarakisht-strategjikisht dhe absolutisht kuptimplotë.” Kjo, beson ai, nuk e bën Gjermaninë një pjesëmarrëse aktive në luftë.

E drejta ndërkombëtare

Politikanët më së shpeshti i referohen nenit 51 të Kartës së OKB-së. Ai flet për "të drejtën natyrore për vetëmbrojtje individuale ose kolektive" të çdo shteti. Situata ligjore në lidhje me përdorimin e armëve gjermane në Rusi u konfirmua nga Wolff Heintschel von Heinegg, një ekspert i të drejtës ndërkombëtare në Universitetin Evropian të Viadrina në Frankfurt am Oder. Në një intervistë për DW, ai theksoi se në konfliktet e armatosura ndërkombëtare, "asnjë palë në konflikt nuk është e detyruar të kufizojë armiqësitë në territorin e saj".

Heshtja e kancelarit

Situata ligjore është një gjë, ndërsa aspekti politik është diçka krejtësisht tjetër. Kancelari Olaf Scholz ka hezituar prej kohësh të dorëzojë ndonjë armë të re në Ukrainë. Për shembull, tanket nuk u dorëzuan për një kohë të gjatë. Vetëm pas debateve intensive të brendshme politike dhe presionit ndërkombëtar u miratuan përfundimisht kërkesat për sisteme të tilla armësh. Arsyeja e hezitimit ishte shqetësimi për përshkallëzimin e luftës dhe veçanërisht rreziku i përfshirjes së Gjermanisë në luftë.

Deri më sot, Scholzi ka refuzuar të dorëzojë në Ukrainë raketat Taurus. Me ato raketa me rreze të gjatë, Ukraina mund të sulmojë edhe objektiva në Moskë. Për momentin, kancelari po hesht për përdorimin e mundshëm të armëve gjermane në sulmin ukrainas në Kursk.

Ndërsa partitë opozitare, AfD e krahut të djathtë dhe koalicioni i majtë i Sahra Wagenknecht kanë kundërshtuar dërgimin e armëve në Ukrainë dhe kërkojnë dialog me Rusinë. Më në fund, 36 për qind e gjermanëve të anketuar në korrik thanë se ishin kundër dërgesave të tjera të armëve në Ukrainë. E nëse vërtetohet informacioni se Ukraina po përdor armë gjermane në Rusi, disponimi i një pjese të popullsisë gjermane mund të ndryshojë edhe më shumë kundër ndihmës ushtarake për këtë vend./DW

gjermani arme rusi

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!