LIVE UPDATES
Bota

VOA: Qëndrimet për emigracionin të kandidatëve për president në SHBA

Gjatë tubimeve zgjedhore nënpresidentja Kamala Harris mbështetët në të kaluarën e saj si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë.

16 Gusht 2024, 23:00 Nga E. D
VOA: Qëndrimet për emigracionin të kandidatëve për
fotot ilustruese

SHBA- Imigracioni është një nga çështjet kryesore për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Aline Barros, Nënpresidentja Kamala Harris po bën fushatë duke u mbështetur në përvojën e saj si prokurore. Ndërkaq, kandidati republikan Donald Trump, sulmon punën e administratës së Presidentit Biden dhe zotohet për dëbime masive të emigrantëve të paligjshëm.

Gjatë tubimeve zgjedhore nënpresidentja Kamala Harris mbështetët në të kaluarën e saj si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë.

“Unë kam ecur krahas oficerëve të zbatimit të ligjit nëpër tunelet nëntokësore përgjatë kufirit mes të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Unë kam përndjekur bandat ndërkombëtare, trafikantët e drogës dhe njerëzve që kanë hyrë jashtëligjshëm në vendin tonë. Unë i kam përndjekur ata dhe në të gjitha rastet kam fituar”, tha zonja Harris.

Ndërsa ishte në detyrë, administrata e zotit Trump ndërtoi një mur mbi 80 kilometra përgjatë kufirit. Ai zvogëloi numrin e refugjatëve që pranoheshin në nivele historikisht të ulëta dhe zbatoi politika kufitare që ndanin fëmijët nga prindërit.

“Në zgjedhjet e nëntorit, populli amerikan do t’i krahasojë këto të dhëna dhe do t’i thotë nënpresidentes, personit që mbikqyrte çështjen e imigrantëve të paligjshëm, se ke bërë një punë shumë të keqe. Ti je turpi i vendit tonë. Je e pushuar nga puna. Ik nga këtu”, thotë zoti Trump.

Imigracioni është një nga çështjet më të ndjeshme në këto zgjedhje presidenciale. Një sondazh i organizatës “Këshilli i Çikagos” tregon se 50% e të anketuarve thonë që pjesa më e madhe e imigrantëve përbëjnë kërcënim për Shtetet e Bashkuara. Nga njëra anë, pak më shumë se gjysma e amerikanëve mbështesin ndërtimin e një muri përgjatë kufirit dhe dërgimin e trupave në kufi me Meksikën, nga ana tjetër shumica e kundërshtojnë deportimin e imigrantëve të paligjshëm.

Ndërsa Kongresi nuk arriti të miratojë reformën mbi emigracionin, trajtimi i kësaj çështjeje mbetet në varësi të veprimeve dhe rregulloreve ekzekutive, pavarësisht se kush e fiton Shtëpinë e Bardhë.

“Gjetja e një zgjidhjeje është e vështirë në mjedisin e tanishëm politik, pasi çdo vendim ekzekutiv mund të bëhet objekt i padive gjyqësore, ndërsa Kongresi, nga ana e tij, nuk ka vullnetin për të vepruar”, thotë Corey Foreman, avokat për emigracionin.

Zonja Harris është zotuar të mbështesë një projektligj të ri mbi sigurinë e kufirit. Kandidatja demokrate e ka vënë theksin tek roli, që ajo thotë se luajti ish Presidenti Trump në fillim të këtij viti, për të mos lejuar miratimin e një ligji të ri mbi emigracionin, që kishte mbështetjen e të dy partive në Senat.

“Ai e rrëzoi marrëveshjen e të dy partive, sepse mendonte që kjo do ta ndihmonte të fitonte zgjedhjet. Kjo tregon se Donald Trump-i nuk shqetësohet për sigurinë në kufi. Ai kujdeset vetëm për vetën e tij. Zotimi im është që si Presidente, unë do e rikthej projektligjin për kufirin që e rrëzoi Donald Trumpi dhe do ta nënshkruaj miratimin e tij”, tha zonja Harris.

Aleatët republikanë të zotit Trump i kanë kërkuar atij që të përqëndrohet në fusha të cilat ata besojnë se ai ka përparësi ndaj zonjës Harris, veçanërisht mbi emigracionin.

Ai vazhdon të bëj thirrje për deportime masive të emigrantëve të paligjshëm dhe kritikon administratën e zotit Biden dhe zonjës Harris për atë që ai e quan, politika e kufirit të hapur.

“Me votën tuaj, inflacioni do të marrë fund, emigrantët e paligjshëm do të kthehen në vendet e tyre. Ne do t’i ndalojmë ata. E keni parë se si thonë: ‘ne kemi patur politikat më të mira për kufirin? Mrekulli. Ata kanë patur politikat më të këqija në botë”, thotë zoti Trump.

Patrulla Kufitare amerikane në muajin qershor ka regjistruar 130 mijë emigrantë. Në qershorin e vitit 2019, numri i emigrantëve që hynë në Shtetet e Bashkuara ishte 104 mijë. Ky ishte viti i fundit i zotit Trump në detyrë. Shifrat e qershorit të këtij viti megjithatë janë zvogëluar tejmase nga shifrat e dhjetorit të vitit të kaluar kur në Shtetet e Bashkuara hynë 300 mijë emigrantë./VOA

donald trump kamala harris

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën