Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, rreth 18 për qind e popullsisë në Kosovë jeton në varfëri, ndërsa pesë për qind në varfëri të skajshme.
KOSOVË- Në Kosovë ligji për skemën e ndihmës sociale nuk lejon që personat e punësuar të marrin ndihmë nga shteti, pavarësisht nëse ata radhiten në kategorinë e të varfërve. Një qasje e tillë është kritikuar nga institucione si Banka Botërore, ndërsa autoritetet thonë se sistemi i ndihmës sociale është në proces të reformimit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, rreth 18 për qind e popullsisë në Kosovë jeton në varfëri, ndërsa pesë për qind në varfëri të skajshme.
Për Nazmi Korapnin, 61 vjeç, dita nis në orën gjashtë të mëngjesit. Çdo ditë ai shkon në këmbë nga shtëpia e tij, në një lagje në periferi të kryeqytetit, deri në tregun e gjelbër në Prishtinë. Me një karrocë të vjetër Nazmiu bart blerjet e qytetarëve nga tregu për në shtëpitë e tyre për një pagesë prej pesë eurosh.
“Kemi vështirësi se herë ka e herë nuk ka punë në treg. Nuk ka edhe punë mjaftueshëm se ka shumë që po punojnë me karrocë. Çfarë të bëj, duhet, nuk kam çare pa punuar, po të mos ishte kjo karrocë unë do të duroja urinë”, thotë ai.
Nazmiu përpiqet të sigurojë dy deri në tre bartje në ditë përpara se të vijë koha që të nisë punën e tij të rregullt në kompaninë rajonale për mbledhjen e mbeturinave "Pastrimi" në Prishtinë.
“Deri në pesë euro, dhjetë euro, varësisht sa arrij të gjejë klient. Dy bartje i bëj dhe e përfundoj, nëse vjen edhe ndonjë klient tjetër shkoj sërish”, thotë ai.
Rreth orës një të ditës, ai niset për në punën tjetër – zbrazjen e kontenjerëve të mbeturinave në disa lagje të Prishtinës.
Sipas një studimi të kryer nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokolari” me seli në Prishitnë, shpenzimi i përgjithshëm mujor për një familje katër anëtarëshe, që siguron jetë të dinjitetshme është një mijë e 152 euro. Nazmiu, me të ardhurat e tij të përgjithshme mujore, rreth 400 euro, me vështirësi mbyll muajin...
“Rryma, uji, 40 euro më ka ardhë fatura e rrymës, 13 më ka ardhur e ujit. Pavarësisht që punoj unë nuk mund ta rregulloj këtë shtëpi, vetëm nuk mundem, me këto para që i marr jo, as të rrogës as të ndonjë pune tjetër”, thotë ai.
Të dhënat për qytetarët që jetojnë në varfëri në Kosovë, të cilat nuk janë përditësuar që nga viti 2017, tregojnë se shkalla e varfërisë në Kosovë është rreth 18 për qind, ndërkaq pesë për qind jetojnë në varfëri të skajshme, apo me 1.31 euro në ditë.
Duke qenë i punësuar Nazmiu nuk kualifikohet për ndihmë sociale nga shteti meqë sipas ligjit aktual “amvisëritë e pranueshme për ndihmë duhet t’i kenë të gjithë të rriturit të përcaktuar si ‘të varur’, ose një i rritur duhet të jetë i regjistruar si i papunë dhe që kujdeset për një fëmijë nën moshën pesë vjeç ose një jetim nën moshën 15 vjeç”.
Një raport i Bankës Botërore për Kosovën i vitit 2022, thekson se rreth 7 për qind e popullsisë së përgjithshme përfiton nga skema e ndihmave sociale, ndërsa kritikon kushtet që parasheh ligji aktual për kualifikimin e qytetarëve për ndihmë sociale.
“Kushte të tilla kufizuese i përjashtojnë të varfrit që punojnë dhe mund t’i inkurajojnë njerëzit të punojnë në sektorin jo-formal dhe/ose të marrin statusin e ‘personit të varur’ për të mbetur në skemë. Këto kritere gjithashtu përjashtojnë shumë amvisëri të varfra me fëmijë mbi pesë vjeç, edhe pse varfëria e amvisërive ka tendencë të rritet me numrin e fëmijëve, pavarësisht nga mosha e tyre”, thuhet në raport.
Sipas Bankës Botërore vetëm rreth një në katër persona në 20 përqindëshin më të varfër të popullatës përfiton nga ndihmat sociale. Zëvendësministri i Financave, Agon Dobruna, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se sistemi i ndihmës sociale në Kosovë është në proces të reformimit në përpjekje për të rregulluar këto çështje.
“Reformimi i SAS-it ka filluar këto dy vitet e fundit, na ka kaluar marrëveshja ndërkombëtare për dhjetë milionë të investuara për këtë reformë dhe pilotimi ka filluar javët që lamë pas. Deri tash po konsiderohet i suksesshëm kështu që po besoj që përfundimin e këtij procesi do ta kemi shumë shpejt me rezultate shumë të mira dhe shumë konkrete”, tha ai.
Zoti Dobruna thekson se në kuadër të ministrisë së Financave, ku hyn edhe departamenti për skemat pensionale, ka përpjekje të vazhdueshme nëpërmjet masave të ndryshme të njëkohshme dhe të përhershme që të zbutet shkalla e varfërisë në Kosovë.
“Kemi subvencionuar lëndët djegëse për familjet që kanë nevojë me shuma të njëhershme, kemi subvencionuar rreth 350 mijë shujta ditore, kemi subvencionuar në baza vjetore në kuadër të pakos së ringjalljes me shuma të njëhershme dhe të përhershme pensionistët në vlerë 40 milionë euro, me shuma të njëhershme në vitin 2022 kemi rreth 50 milionë euro për pensionistët, gjithashtu në vitin 2023 rreth 25 milionë euro”, thotë ai.
Instituti Ndërkombëtar Republikan publikoi në fund të muajit të kaluar një anketim sipas të cilit çmimi i lartë i jetesës është shqetësim kryesor për 65 për qind të qytetarëve në Kosovë. Në mesin e tyre, 59 për qind i kanë shqetësim çmimet e larta të ushqimit, ndërsa 25 për qind çmimin e lartë të jetesës në raport me të ardhurat nga puna./ VOA
Foto ilustruese GJERMANI- Një birrë apo një gotë verë nuk bën dëm: kjo bindje ka zënë rrënjë në...
John Lansing SHBA- John Lansing, i cili shërbeu në postin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Amerikane për Mediat Globale, vdiq t...
Gaza GAZA- Bisedimet në Doha të Katarit për arritjen e një armëpushimi në Gaza u ndërprenë të premten dhe nego...
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në parkimin e një salle dasmash në Ferizaj të Kosovës. Një...
fotot ilustruese SHBA- Imigracioni është një nga çështjet kryesore për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në...
fotot ilustruese ITALI- Një foshnje 10 muajshe në Itali ka përfunduar në spital pasi ka gëlltitur kanabis. Konretisht ngjarja ka n...
joe biden Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se është optimist lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje arm...
pamje nga shperthimi UKRAINË- Shtatë persona janë lënduar dhe dy tjerë kanë humbur jetën në pjesën qendrore t&...
Sangha SHBA- E quajtur si “Mbretëresha e Ketaminës” nga prokurorët amerikanë, shitësja e drogave Jasveen Sangha ë...
SHBA- Ndërsa studentët në mbarë Shtetet e Bashkuara pritet të rikthehen në universitete, administratorët po përgatiten...