"Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë"/ Rama shpërthen ndaj protestuesve: "Paketa e Maleve" nuk tjetërson pronat
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Gjendja në ekonominë gjermane është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të reduktimit të furnizimeve me gaz nga Rusia. Sipas ekonomistëve në dimër pritet një recesion i rëndë.

Ekonomistët gjermanë mendojnë se në dimër Gjermania do të preket nga një recesion i rëndë. Instituti Gjerman për Studime Ekonomike Ifo, i cili përgatit prognoza për zhvillimin ekonomik intervistoi gjatë muajit maj dhe qershor 9,000 menaxherë për situatën dhe perspektivat e bizneseve të tyre.
Shkak kryesor për prognozat e errëta është reduktimi i madh i furnizimeve me gaz nga Rusia, të cilat edhe mund të ndërpriten plotësisht. Të enjten qeveria gjermane shpalli gjendjen e alarmit në lidhje me rezervat e gazit. "Rritja e çmimeve të energjisë dhe mungesa e gazit po shkaktojnë shqetësim të madh për ekonominë gjermane", tha drejtori i institutit Ifo, Clemens Fuest. Sipas tij dhe ekonomistëve të tjerë Gjermania mund të përfshihet nga një krizë ekonomike.
Recesion i rëndë në dimër
Sipas ekonomistëve të institutit Ifo pushtimi rus i Ukrainës po shkakton rritje të çmimeve të lëndëve të para, rritje të mungesës në furnizime dhe rritje të pasigurisë midis kompanive dhe konsumatorëve. Prandaj instituti Ifo e ka ulur parashikimin e tij për rritjen e ekonomisë gjermane këtë vit nga 3.1 në 2.5 për qind.
Për vitin e ardhshëm, rritja ekonomike pritet të përshpejtohet në 3.7 për qind, megjithatë ekonomistët kanë frikë nga një recesion i rëndë në dimër, nëse nuk do të ketë furnizime me gaz rus. "Situata në tregun e gazit është kërcënuese," tha Jens Südekum, këshilltar i qeverisë gjermane dhe profesor për ekonominë ndërkombëtare në Universitetin Heinrich Heine në Dyseldorf. "Nëse furnizimet me gaz rus do të ndërpriten, ekziston rreziku i racionimit të gazit si dhe ndërprerje e prodhimit industrial. Rezultati mund të jetë një recesion i rëndë." - tha Jens Südekum.
Jo vetëm gazi rus
Sipas ekonomistit të Commerzbank, Jërg Krämer, situata ekonomike është më e zymtë nga sa parashikon instituti Ifo: "Situata ekonomike është e paqëndrueshme. Nga njëra anë sepse reduktimi i mëtejshëm i furnizimeve me gaz rus mund të çojë në racionimin e gazit për industrinë gjë që do të jetë me pasoja të rënda. Nga ana tjetër, edhe rritja masive e normave të interesit nga Banka Qendrore e SHBA-së ka të ngjarë të shkaktojë një recesion në SHBA. Duke pasur parasysh të gjitha këto rreziqe në rritje, ne e kemi ulur parashikimin tonë për Gjermaninë për vitin 2023 nga 2.5 në vetëm 1.0 për qind." - tha Krämer./DW
Ike Ekëeremadu BRITANI E MADHE- Një skandal ka shpërthyer në Britani dhe Nigeri për rrëmbimin e një 15-vjeçari i ...
Oslo NORVEGJI- Dy persona janë vrarë dhe dhjetë të tjerë u plagosën nga të shtënat në një klub ...
Von Der Leyen Plani i Rimëkëmbjes. Por kontinentin e presin prova të tjera në të ardhmen, shkruan The Economist Europa ka kaluar ...
Maria Zakharova MOSKË- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se vendimi i lider&...
BRUKSEL- Nga viti i ardhshëm në për të hyrë në Bashkimin Evropian duhet të aplikojmë me sistemin ETIAS. Kjo u b&e...
ZRRE KOSOVË- Zyra e Rregullatorit për Energji i dha të premten licencën e operimit kompanisë serbe “Elektrosever”, e c...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një bisedë me publicistin e Washington Post, Jason Rezaian, ka folur p&e...
flamujt BULLGARI- Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka treguar se është e gatshme që të miratojë konferencën e parë ...
RUSI- Ushtria ruse rrethoi disa njësi ushtarake ukrainase, formacione naziste dhe një grup mercenarësh të huaj rreth komuniteteve Gorskoye...
Foto ilustruese SHBA- Mjetet e hakerimit të një kompanie italiane janë përdorur për të spiunuar telefonat inteligjentë t...