Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Piloti kroat J.I., kishte shërbyer në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, ndërkaq e dashura e tij, A.M. raportohet se ka punuar më herët për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX.
KROACI- Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviç, është takuar me shefin e inteligjencës ushtarake kroate, me të cilin ka biseduar për rastin e dy të arrestuarve për spiunazh për Serbinë.
Gjatë gushtit, autoritetet kroate arrestuan një pilot të ushtrisë kroate dhe të dashurën e tij, një serbe nga Mitrovica e Veriut, të cilët dyshohen se i kanë dhënë informacione konfidenciale Listës Serbe.
Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Pllenkoviç tha se vendi i tij po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare.
“Jam takuar me drejtorin e Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës Ushtarake, gjeneralmajorin Ivan Turkal, sa i përket hetimit që po kryhet kundër një oficeri të Forcave të Armatosura kroate dhe një personi tjetër nën dyshimet se kanë kryer veprën penale të spiunazhit. Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës Ushtarake, Zyra e Prokurorit të Shtetit të Kroacisë dhe institucione të tjera kompetente po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur interesat e shtetit dhe sigurinë kombëtare”, shkroi Pllenkoviç në X.
Piloti kroat J.I., kishte shërbyer në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, ndërkaq e dashura e tij, A.M. raportohet se ka punuar më herët për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX.
Më 28 gusht, Më 28 gusht, Prokuroria e Qarkut në Split njoftoi se ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e paraburgimit. Por, autoritetet kroate kanë vendosur që i tërë hetimit të mbahet i fshehtë, me arsyetimin se “publikimi i të dhënave nga procedura mund të dëmtojë zhvillimin e hetimeve”, kanë thënë nga ky institucion.
Sipas medias kroate Index, dyshohet se piloti J.I., duke qenë pjesë e KFOR-it, i ka dhënë informacione konfidenciale partneres së tij, A.M. të cilat ajo më pas ua ka përcjellë anëtarëve të Listës Serbe.
Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiç, më 28 gusht ka mohuar se ai dhe ndonjë eksponent tjetër i partisë së tij e njohin të arrestuarën A.M. dhe se kanë pasur ndonjë lidhje me të.
Ndërkaq, transmetuesi publik kroat, HRT ka raportuar se sipas informacioneve jozyrtare A.M., dyshohet se për tre vjet ka mbledhur informacione konfidenciale nga partneri i saj, piloti kroat, i cili i kishte këto informacione për shkak të punës së tij si pjesëtar i kontigjentit kroat të KFOR-it.
Këto informacione lidhen, për shembull, me lëvizjet dhe planet e KFOR-it. Nga NATO-ja i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se trajtojnë me “seriozitet” pretendimet se piloti kroat ka zbuluar tek e dashura e tij informacione për lëvizjet e serbëve në veri, si dhe të pjesëtarëve të këtij misioni.
“Ne i marrim shumë seriozisht këto pretendime. Siguria e personelit të KFOR-it dhe integriteti i informacionit të klasifikuar janë parësore”, ka deklaruar më herët një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.
Autoritetet e Kosovës kanë shprehur gatishmëri që të bashkëpunojnë me autoritetet kroate lidhur me këtë rast, pasi kanë argumentuar se veprimtaria e të dyshuarve është kryer në Kosovë. Në këtë drejtim, Policia e Kosovës më 27 gusht ka bastisur shtëpinë e A.M. në Mitrovicë të Veriut dhe aty ka gjetur sprej, disa gëzhoja dhe fishekë./REL
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Moska nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukr...
foto ilustruese SHBA- Më shumë se një në çdo 100 vdekje globalisht është pasojë e vetëvrasjes, tha të m...
pamje nga vendngjarja AFGANISTAN- Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gërmojnë në lindjen malore të Afganistanit pë...
foto ilustruese PALESTINË- Ministria e Jashtme palestineze, që drejtohet nga Autoriteti Palestinez, i ka mirëpritur planet e qeverisë b...
Boris Pistorius GJERMANI- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i kritikoi ashpër komentet e Presidentes së Komisionit E...
GJERMANI- Në ditën e parë të shkollës pas pushimeve verore, Klara Ptak pothuajse e harroi celularin në shtëpi. Kjo ësh...
Xi Jinping dhe Vladimir Putin UKRAINË- Ukraina ka nxitur Kinën që të ushtrojë presion mbi Vladimir Putinin për të ecur d...
Foto Ilustruese GJERMANI- Konsumatorët e energjisë elektrike në Gjermani po përballen me shumë probleme. Ndërsa ko...
Foto Ilustruese "Vetëm paratë nuk ofrojnë siguri", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, por shtetet anëtare kanë rrit...
Pavarësisht sanksioneve perëndimore dhe izolimit politik, liderët e entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, ...