9 Shkurt 2023, 11:05
Nga k.m.
I intervistuari
TURQI- Tërmeti tragjik që tronditi Turqinë mëngjesin e të hënës ka lënë pasoja të mëdha, mijëra njerëz kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë raportohen të zhdukur, ku ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Së fundmi, një baba thotë se ka humbur komunikimet me vajzën e tij 23-vjeçe, ndërkohë po pret me shpresë që ajo të dalë e gjallë nga rrënojat e pallatit ku jetonte në Malatya.
I ati në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” tha se nuk e di nëse e bija ka qenë në shtëpi apo në lëvizje në momentin që ka rënë tërmeti ndërsa shtoi se kanë humbur komunikimet me të.
“Kam vajzën 23-vjeç. Ka qenë në katin e tretë. Kanë ardhur këtu për të punuar. Nuk kemi informacion se ku ka qenë. Ka ditë që nuk e arrijmë dot në telefon. Është shumë e dhimbshme por nuk kemi çfarë të bëjmë,”- tha ai.
Dita e katërt e kërkimeve për personat që ndodhen nën rrënojat në Turqi dhe Siri. Tërmeti shkatërrues i së hënës la pas 16,035 viktima. Në Siri, numri i përgjithshëm i viktimave është 3,162, duke përfshirë 1,900 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim. Rreth 1,262 vdekje janë regjistruar në pjesët e kontrolluara nga qeveria të vendit. Në Turqi, numri është rritur në të paktën 12,873. Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se numri ka të ngjarë të rritet ndjeshëm, veçanërisht në Siri, pasi ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kalojnë nëpër rrënojat e mijëra ndërtesave të shembura mes kushteve të motit të ngrirë, përballë rrezikut të pasgoditjeve. Dhjetëra mijëra njerëz janë raportuar të plagosur në të gjithë rajonin. Shtete të ndryshme, BE dhe organizata të ndryshme kanë dërguar ndihma, në vlera monetare dhe në forca kërkimi.
termet ne turqi
Bota
9 Shkurt 2023, 10:40
f.g
Mbreteresha e Skocise
Një treshe kodthyesish kanë gjetur dhe deshifruar një thesar në letrat e humbura të shkruara nga Maria, Mbre...
Bota
9 Shkurt 2023, 11:02
k.m.
Abdulrahman Ali al-Mahmoud
JANDARIS- I shtrirë i fashuar në një strehë të improvizuar me vajzën e tij të mitur të m...
Bota
9 Shkurt 2023, 10:57
k.m.
Aylin Pulat
TURQI- Turqia u trondit nga tërmete 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş. BBC foli për eksperiencat e studentes së mjek&...
Bota
9 Shkurt 2023, 10:55
A.B
Qeni
TURQI- Ekipet e kërkim-shpëtimit nga vende të ndryshme të botës po punojnë dhe kryejnë aktivitete të kërk...
Bota
9 Shkurt 2023, 10:52
k.m.
Moazi
TURQI- Një turmë brohoriste ndërsa një djalë u shpëtua i gjallë nga rrënojat në Jindires, Siri, më...
Bota
9 Shkurt 2023, 10:51
A.B
Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë sot edhe tre zona të tjera që u dëmtuan nga tërmeti s...
Bota
9 Shkurt 2023, 10:49
k.m.
Leyla Kurtderelin
TURQI- Në provincën Hatay, Leyla Kurtderelin qëndronte ende aty ku dikur kishte shtëpinë. Duke kujtuar mome...
Bota
9 Shkurt 2023, 10:43
I.A
balona e rene
SHBA- Kina ka një “flotë” balonash vëzhgimi të formave dhe madhësive të ndryshme, të cilat i k...
Bota
9 Shkurt 2023, 10:38
A.B
I moshuari
TURQI- Kanë kaluar orë të tëra nga tërmeti që shkaktoi shkatërrime të mëdha në 10 provinc...
Bota
9 Shkurt 2023, 10:30
A.B
Burak
TURQI- Nusret nuk është i vetmi kuzhinier i famshëm turk. Viral në rrjetet sociale është b&eum...