LIVE UPDATES
Bota

Policia turke arrestoi protestuesit që kundërshtonin dhunën ndaj grave

Istiklal ishte vendi, ku pati një sulm me bombë, më 13 nëntor, që la të vrarë gjashtë persona. Autoritetet turke fajësuan grupet militante kurde për sulmin, por ato grupe mohuan përfshirjen.

25 Nëntor 2022, 22:26 Nga DOSJA
Policia turke arrestoi protestuesit që kundërshtonin dhunën ndaj
Protesta

TURQI- Të premten, më 25 nëntor, policia turke ka shtypur protestën në Stamboll, ku pjesëmarrësit bënë thirrje për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe që Turqia t’i kthehet marrëveshjes që synon mbrojtjen e tyre, raporton AP. Dhjetëra njerëz janë arrestuar. Demonstruesit u përpoqën të marshonin në rrugën kryesore të Stambollit, rrugën Istiklal, për të shënuar Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, duke sfiduar urdhrin e autoriteteve për të ndaluar tubimin për arsye sigurie dhe të rendit publik.

Policia i pengoi protestuesit të arrinin te rrugët që të çojnë në Istiklal, rrethoi grupe protestuesish dhe më pas i arrestoi ata. Autoritetet i kanë ndaluar tubimet e ngjashme në vitet e kaluara, të cilat çuan në përleshje midis policisë dhe demonstruesve. Istiklal ishte vendi, ku pati një sulm me bombë, më 13 nëntor, që la të vrarë gjashtë persona. Autoritetet turke fajësuan grupet militante kurde për sulmin, por ato grupe mohuan përfshirjen. Zyra e guvernatorit të Stambollit njoftoi të premten se i ndalon koncertet e drejtpërdrejta, ekspozitat dhe ngritjen e stendave me ushqime në sheshin Istiklal.

Vitin e kaluar, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e tërhoqi Turqinë nga Konventa e Këshillit të Evropës në Stamboll, gjë që nxiti reagime dënuese nga grupet e të drejtave të grave dhe vendet perëndimore. Kjo konventë u nënshkrua në Stamboll në vitin 2011. Vendimi për të braktisur konventën erdhi pasi disa zyrtarë në partinë islamike të Erdoganit argumentuan se ajo binte ndesh me vlerat konservatore të Turqisë dhe se konventa inkurajon shkurorëzimin dhe minon njësinë tradicionale të familjes. Kritikët, gjithashtu pretendonin se ajo promovon marrëdhëniet e gjinisë së njëjtë. Më herët sivjet, parlamenti ratifikoi një ligj që rrit dënimet me burg për krimet ku gratë janë viktima, ndërsa për përndjekje është paraparë dënimi me burg.

Duke folur në një aktivitet me rastin e Ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, Erdogan tha se do të “ngritë vazhdimisht shkallën" në parandalimin e dhunës ndaj grave.

“Nuk mund të japim miratimin që qoftë edhe një grua të jetë e ekspozuar ndaj dhunës”, tha ai. Megjithatë, grupet për të drejtat e njeriut thonë se masat në fuqi dështojnë të mbrojnë në mënyrë adekuate gratë ose t’i nxjerrin autorët para drejtësisë. Sipas të dhënave që ka grupi “Do të ndalojmë femicidin”, që nga fillimi i vitit, në Turqi janë vrarë të paktën 349 gra.

Marrë nga REL

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë