12 Shkurt 2023, 17:04
Nga I.A
Kanabis
KOSOVË- Dy serbë janë arrestuar dhe janë zbuluar tre laboratorë droge në veri të Kosovës, bëri të ditur Policia e Kosovës më 12 shkurt. Policia tha se të dielën realizojë operacionin antidrogë të koduar “Shpata” në tri lokacione në rajonin e Mitrovicës veri, pa specifikuar se në cilat vende konkretisht është realizuar ky operacion.
Sipas njoftimit, gjatë operacionit policorë janë zbuluar tre laboratorë me bimë narkotike, në dy prej të cilëve u gjetën rreth 1.200 bimë narkotike, ndërsa te njëri nuk kishte bimë narkotike, por pajisje të sofistikuara për kultivimin e tyre, tha Policia.
“Njësitet policore deri në këtë fazë kanë arritur të arrestojnë dy persona të dyshuar meshkuj serbë, përderisa të gjitha veprimet tjera policore në proces po ndërmerren dhe do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Edhe në të kaluarën, Policia e Kosovës kishte realizuar operacione kundër drogës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Në majin e vitit të kaluar, Policia kishte shkatërruar dy laboratorë droge në Izvor, afër kufirit me Serbinë, ku ishin gjetur edhe sasi të mëdha të bimëve narkotike, të llojit marihuanë. Po ashtu, në prill ishte shkatërruar një laborator droge në Zveçan dhe ishin arrestuar katër serbë.
Marrë nga REL
shtepi bari ne mitrovice
Bota
12 Shkurt 2023, 16:55
I.A
Foto Ilustruese
PALESTINË- Ushtarët izraelitë vranë një djalë 14-vjeçar palestinez të dielën gjat&...
Bota
12 Shkurt 2023, 16:47
I.A
Shqiptari
GREQI- As një, jo dy, por tre dënime nga gjykatat e Greqisë veriore ishin në pritje për një shqiptar të&n...
Bota
12 Shkurt 2023, 16:38
I.A
termet
TURQI- Kombet e Bashkuara dënuan dështimin për të ndihmuar rajonet e Siris, teksa paralajmëruan se numri i viktimave nga t&...
Bota
12 Shkurt 2023, 16:28
I.A
Varret
SIRI- Qindra burra po lëviznin në një fushë të hapur në Jandaris, në veriperëndim të Sirisë. ...
Bota
12 Shkurt 2023, 16:22
I.A
Xhelal Sveçla
KOSOVW- Policia ka identifikuar dhe shkatërruar një laborator droge në Mitrovicën e Veriut dhe e ka arrestuar pron...
Bota
12 Shkurt 2023, 16:16
I.A
IRAN- Irani priste që temperaturat e dimrit ta ngrinin Evropën dhe ai të kishte mundësi t’i ofronte rezervat e tij me gaz natyror.&n...
Bota
12 Shkurt 2023, 16:07
I.A
Cudie
TURQI- Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë një foshnjë shtatë muajshe nga rrënojat e një ndërtese në Ha...
Bota
12 Shkurt 2023, 15:58
I.A
ushtare rus
UKRAINË- Ushtarët rusë po vdesin në numër më të madh në Ukrainë këtë muaj se në &cc...
Bota
12 Shkurt 2023, 15:51
I.A
termet
TURQI- Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik të së hënës ka arritur në 33,181, sipa...
Bota
12 Shkurt 2023, 15:45
I.A
Fabuloso
SHBA- Rreth 4.9 milionë shishe pastrues shumëfunksional Fabuloso po tërhiqen për shkak të kontaminimit të mundsh&eu...