LIVE UPDATES
Bota

Mbi 33.000 viktima nga tërmetet, OKB pret që numri të dyfishohet

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë një bebe shtatëmuajsh dhe një vajzë adoleshente nga rrënojat të dielën, teksa Griffiths ka vizituar Turqinë dhe më pas Sirinë më 12 shkurt.

12 Shkurt 2023, 16:38 Nga I.A
Mbi 33.000 viktima nga tërmetet, OKB pret që numri të dyfishohet
termet

TURQI- Kombet e Bashkuara dënuan dështimin për të ndihmuar rajonet e Siris, teksa paralajmëruan se numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri, që ka arritur në mbi 33.000 mund të dyfishohet.

“Deri më tani, kemi parë dështim për të ndihmuar banorët në veriperëndim të Sirisë. Ata me të drejtë ndihen të braktisur. Ata po presin ndihmën ndërkombëtare që ende nuk ka ardhur”, tha shefi për ndihmë i OKB-së, Martin Griffiths.

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë një bebe shtatëmuajsh dhe një vajzë adoleshente nga rrënojat të dielën, teksa Griffiths ka vizituar Turqinë dhe më pas Sirinë më 12 shkurt. Dhjetëra mijëra punëtorë të shpëtimit po vazhdojnë operacionet për të gjetur të mbijetuar, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë rrënduar gjendjen e miliona personave që tani kanë nevojë për ndihmë.

Për shkaqe sigurie, disa operacione të ndihmës janë pezulluar dhe dhjetëra persona janë arrestuar për shkak të plaçkitjeve apo tentimit për të mashtruar viktimat pas tërmeteve në Turqi, ka raportuar media shtetërore. Por, në gjithë këtë situatë të rënduar, ende po shpëtohen persona nga rrënojat.

“A ka botë këtu?”, pyeti 70-vjeçarja Menekse Tabak kur u nxor nga rrënojat në qytetin jugor të Kahramanmarashit – epiqendra e tërmetit prej 7.8 ballësh që goditi vendin të hënën.

Një bebe shtatëmuajsh, i quajtur Hamza, po ashtu u shpëtua në Hataj pas më shumë se 140 orë pas tërmeteve, ndërkaq Esma Sultan, 13 vjeçe, po ashtu u shpëtua në Gaziantep, raportoi media shtetërore. Familjarët janë në garë kundër kohës për të gjetur trupat e pajetë të më dashurve të tyre.

“Ne kemi dëgjuar [autoritetet] se nuk do të mbajnë më gjatë trupat pas një periudhe të caktuar, ata kanë thënë se do t’i varrosin”, tha Tuba Yolcu nga Kahramanmarash.

Griffiths nga OKB, gjatë vizitës në Kahramanmarash tha se ai pret që numri i viktimave “të dyfishohet, apo edhe më shumë”.

“Shumë shpejt, ekipet e kërkim-shpëtimit do t’i lirojnë rrugën agjencive humanitare, detyra e të cilëve gjatë muajve të ardhshëm është që të përkujdesen për këtë numër kaq të madh të personave të prekur”, tha ai përmes një video të postuar në Twitter.

OKB-ja ka paralajmëruar se të paktën 870.000 persona kanë nevojë urgjente për shujta të ngrohta në mbarë Turqinë dhe Sirinë. Vetëm në Siri, deri në 5.3 milionë persona mund të mbesin të pastrehë.

Pothuajse 26 milionë persona janë prekur nga tërmetet, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ajo bëri një apel të ri të shtunën për 42.8 milionë dollarë për t’u përballur me nevojat e menjëhershme shëndetësore.

OBSH-ja paralajmëroi se dhjetëra spitale janë dëmtuar.

Agjencia turke e fatkeqësive tha se mbi 32.000 persona nga organizatat turke po punojnë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Po ashtu, në këtë shtet janë edhe 8.294 shpëtimtarë ndërkombëtarë.

Restorantet po punojnë në qytetin e Gaziantepit së bashku me mijëra vullnetarë, për të ndihmuar që të ushqehen banorët.

“Kolegët tanë janë në situatë të keqe. Familjarët e tyre janë viktima dhe shtëpitë e tyre janë shkatërruar”, tha Burhan Cagdas, pronar i një restoranti që po jep deri në 4.000 vakte ushqimore falas në ditë, që kur ndodhi tragjedia.

Familjarët e tij po flenë në makina që nga e hëna në qytetin ku kanë vdekur të paktën 2.000 persona dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë detyruar të flenë jashtë për shkak se shtëpitë e tyre nuk janë të sigurta.

Është raportuar për përplasje dhe zyra për të drejtat e njeriut e OKB-së të premten u bëri thirrje të gjitha palëve në zonat e prekura – ku operojnë militantët kurdë dhe rebelët sirianë – të lejojnë qasje në ndihmën humanitare.

Ushtarët austriakë dhe punëtorët e shpëtimit gjermanë kanë pezulluar operacionet e tyre për disa orë të shtunën në Hataj, duke u thirrur në shkaqe sigurie, për shkak të të shtënave midis grupeve lokale.

Partia e paligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit, që konsiderohen grup terrorist nga Ankaraja dhe aleatët perëndimorë, ka njoftuar për një ndërprerje të përkohshme të luftimeve me qëllim që të mund të vazhdohen operacionet e kërkim-shpëtimit. Pikëkalimi kufitar midis Armenisë dhe Turqisë u hap të shtunën pas 35 vjetësh, me qëllim që kamionët me ushqime dhe ujë të mund të shkojnë në zonat e prekura nga tërmetet. Dërgimi i ndihmës në Siri ka qenë i ngadalshëm. Ky shtet ka sistem të shkatërruar shëndetësor për shkak të luftës së gjatë civile dhe pjesë të shtetit ende mbeten nën kontrollin e rebelëve.

Shefi i OBSH-së, Adhanom Ghebreyesus, të shtunën dërgoi një avion me ndihmë dhe pajisje mjekësore në Alepon e prekur nga tërmetet. Tedros pa nga afër zonat e prekura të qytetit dhe u takua me dy fëmijë që humbën prindërit e tyre nga tërmetet.

“Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen nëpër të cilën ata po kalojnë”, shkroi ai në Twitter.

Damasku tha se ka miratuar dërgimin e ndihmës humanitare në zonat e prekura nga tërmetet që janë jashtë kontrollit të tij, përkatësisht në provincën Idlib. Konvojet me ndihma pritej që të arrinin të dielën, por më vonë autoritetet, pa dhënë shpjegim, ndërprenë këtë operacion.

Ministria e Transportit tha se 57 avionë me ndihmë kanë ateruar në Siri gjatë kësaj jave. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që të autorizojë hapjen e një pikëkalimi të ri kufitar midis Turqisë dhe Sirisë, në mënyrë që të mund të dërgohen ndihma. Këshilli i Sigurimit do të takohet javën e ardhshme për të diskutuar për situatën në Siri.

Turqia tha se po punon që të hapë dy rrugë të reja që do të çonin në zonat në Siri, që janë nën kontrollin e rebelëve. Ditët e mbushura me pikëllim dhe ankth ngadalë po shndërrohen në zemërim lidhur me cilësinë e dobët të ndërtesave dhe për reagimin e Qeverisë ndaj fatkeqësisë më të rëndë që ka goditur Turqinë në gati një shekull. Zyrtarët kanë thënë se 12.141 ndërtesa ose janë shkatërruar ose janë dëmtuar rëndë nga tërmetet. Policia turke të shtunën raportohet se ka arrestuar 12 persona, përfshirë edhe kontraktorë, lidhur me shembjen e ndërtesave në provincat jugore të Gaziantepit dhe Sunliurfës.

Ndërkaq, më 12 shkurt u bë e ditur se autoritetet kanë lëshuar 113 urdhër-arreste që lidhen me ndërtesat e shembura gjatë tërmeteve të fuqishme. Zyrtarët dhe ekipet shëndetësore thanë se 29.605 persona kanë vdekur në Turqi dhe 3.574 në Siri. Deri më tani, numri i viktimave të konfirmuara ka arritur në 33.179.

Marrë nga REL

termet ne turqi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen