17 Shtator 2024, 08:27
Nga r.ll
pembytjet ne poloni
POLONI- Pas përmbytjeve të rënda Polonia shpalli gjendjen e katastrofës për zonat e përmbytura. Qeveria e Varshavës miratoi gjatë një takimi urgjent të zhvilluar të hënën edhe rregulloren përkatëse .
Gjendja e katastrofës vlen edhe për pjesë të Silezisë së Poshtme, Silezisë dhe Opoles. Në qytetin e vogël Klodzko në Silesinë e Poshtme u përmbytën rrugë të tëra. Kurse një spital në Nysa në rajonin Opole u evakuua.
Kryeministri polak, Donald Tusk premtoi ndihma për zonat e përmbytura 1 miliardë zloti, 240 milionë euro. Edhe Austria ka rritur ndihmat për zonat e katastrofës në vlerë 300 milionë euro, ndimë që mund të rritet në rast nevoje.
Të paktën 18 të vdekur prej përmbytjeve
Përveç Polonisë të prekura keq nga përmbytjet janë pjesë të Austrisë, të Rumanisë dhe Republikës Çeke. Të hënën numri i të vdekurve në të katër vendet shkoi në të paktën 18 vetë. Ende mjaft vetë konsiderohen të humbur.
Në pjesë të tëra të zonës së madhe të katastrofës, janë ende nën ujë mijëra kilomentra tokë. Rrugët dhe fushat janë përmbytur, bodrumet dhe shtëpitë janë plot, digat dhe pritat janë shkatërruar pjesërisht. Ka pasur vetëm një lehtësim të përkohshëm kur shiu ka rënë për pak orë në disa vende: meteorologët parashikuan reshje të tjera./DW
permbytjet ne poloni
Bota
17 Shtator 2024, 08:09
r.ll
bislimi, lajcak, petkovic
BRUKSEL- Ditën e sotme do të mbahet takimi i ri në kuadër të dialogut në nivel kryenegociatorë...
Bota
17 Shtator 2024, 08:07
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Departamenti amerikan i Shtetit përsëriti se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në institucio...
Bota
17 Shtator 2024, 07:48
r.ll
\
joe biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden denoncoi atentatin e dytë kundër paraardhësit të tij, duke e quajtur dhunën politik...
Bota
17 Shtator 2024, 07:44
M.B
Ryan Wesley Routh në një miting në Kiev. Prill, 2022.
SHBA- Në muajt e parë pas pushtimit të plotë të Ukrainës...
Bota
17 Shtator 2024, 07:33
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë në Egjipt të martën mes përpjekjeve t&e...
Bota
16 Shtator 2024, 22:57
Elon Musk
SHBA- Elon Musk ka ndezur edhe një herë polemika, pasi agjentët e Shërbimit Sekret arritën të shmangin një at...
Bota
16 Shtator 2024, 22:39
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Përpjekja e dytë e dukshme për vrasjen e Donald Trump në po kaq muaj po ngre alarme të reja nëse Sh&eum...
Bota
16 Shtator 2024, 22:44
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Gjermania nisi kontrollin e të gjithë kufijve të vendit. Arsyeja është mbingarkimi i sistemit të az...
Bota
16 Shtator 2024, 22:40
foto ilustruese
RUSI- Ukraina tha të hënën se i ka kërkuar Kombeve të Bashkuara dhe Komisionit Ndërkombëtar të Kryq...
Bota
16 Shtator 2024, 22:39
N.F
Foto ilustruese
BRUKSEL- Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen të martën në Bruksel në një ...