LIVE UPDATES
Bota

PPE kundërshton debatin për zgjedhjet në Serbi

Kundërshtimi për zhvillimin e debatit është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga disa burime në Parlamentin Evropian.

12 Janar 2024, 17:07 Nga h.k
PPE kundërshton debatin për zgjedhjet në Serbi
Foto ilustruese

BRUKSEL-Partia Popullore Evropiane (PPE) ka kundërshtuar kërkesat që në Parlamentin Evropian, si temë urgjente, të debatohet për zgjedhjet që Serbia mbajti në dhjetorin e vitit të kaluar dhe për vërejtjet për procesin e votimit që janë bërë jo vetëm nga opozita, por edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë zgjedhjeve.

Në Serbi më 17 dhjetor 2023 u mbajtën zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore, të cilat i fitoi Partia Progresive Serbe e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kundërshtimi për zhvillimin e debatit është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga disa burime në Parlamentin Evropian.

Partia e Vuçiqit është anëtare e asociuar e PPE-së. Ky grup parlamentar ka numrin më të madh të deputetëve në PE.

Sipas burimeve, PPE-ja ka kundërshtuar zhvillimin e debatit për zgjedhjet në Serbi, duke argumentuar se para se të mbahet ky debat duhet të pritet raporti përfundimtar i misionit vëzhgues të zgjedhjeve të Organizatë për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ODHIR. Publikimi i këtij raporti është thënë se do të bëhet në fund të shkurtit.

Se PPE-ja do të kundërshtonte vendosjen në agjendën plenare debatin për zgjedhjet në Serbi e ka konfirmuar edhe eurodeputeti, Klemen Groshel, i cili ka qenë udhëheqës i misionit vëzhgues të PE-së për zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Nuk do të ketë debat për shkak të kundërshtimit të PPE-së”, tha ai. Sipas Groshelit, “natyrisht nuk ka nevojë të pritet raporti i ODHIR-it, pasi PE-ja ka pasur misionin e vet vëzhgues në terren.

Ky është vetëm një akt evitimi i PPE-së. Po ashtu, për fat të keq është sinjal se në cilin drejtim po evoluon politikisht PPE-ja dhe në cilën anë të vlerave dhe parimeve bazon politikën e saj ndaj të ardhmes së Ballkanit Perëndimor”, tha deputeti slloven nga radhët e grupit liberal në Parlamentin Evropian.

Edhe Tonino Piculla, eurodeputet kroat i grupit socialist dhe demokrat ka konfirmuar të njëjtin informacion. Por, sipas tij, në fillim të seancës plenare, kur do të paraqitet rendi i ditës, ai do të kërkojë që me procedurë urgjente të futet në agjendë debati për zgjedhjet në Serbi.

Por, Vladimir Bilçik, deputet nga radhët e PPE-së i cili është edhe raportues për Serbinë në Parlamentit Evropian i ka thënë Radio Evropa e Lirë se “asnjë parti e vetme nuk mund ta parandalojë debatin në Parlament”.

Asnjë grupim në Parlamentin Evropian nuk ka mundësinë që vet të bllokojë asgjë. Parlamenti Evropian merr vendime kolektive, me shumicë të grupeve politike”, tha ai.

Ne duhet të diskutojmë për atë që ka ndodhur në zgjedhjet në Serbi. Në të njëjtë kohë, ky diskutim duhet të jetë në bazë të fakteve dhe të merren në konsideratë raporti final i ODHIR-it, i cili do të vijë në javët në vijim”, shtoi ai.

Nga institucionet e tjera të BE-së vazhdojnë të përsërisin qëndrimin e mëhershëm për zgjedhjet në Serbi se “të gjitha shqetësimet për parregullsi në zgjedhje duhet të hetohen në mënyrë të duhur”, dhe se “të gjithë duhet të përmbahen nga veprimet e dhunshme ndërsa mospajtimet duhet t’i zgjidhin përmes rrugës ligjore”.

Një mision ndërkombëtar që monitoroi zgjedhjet, tha pas votimeve se SNS-ja kishte përfituar avantazh të padrejtë përmes mediave të njëanshme, përmes ndikimit të Vuçiqit dhe po ashtu kishin vërejtur parregullsi në votime sikurse blerja e votave.

Autoritetet serbe kanë mohuar të gjitha këto akuza./REL

zgjedhjet ne serbi

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron