Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Vorë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Edmond Sulës, autori përdori armë me dylbi...
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima 11 Korrik, 20:12 E rëndë në Dukagjin! Vritet me arm&eu...
Në një postim në Telegram, Zelensky e falënderoi Svyrydenkon për punën e saj si kryeministre të Ukrainës dhe tha se i ka ofruar një detyrë të re, që ka të bëjë me raportet me një nga partnerët kyç ndërkombëtarë të Ukrainës.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi më 12 korrik se synon ta zëvendësojë kryeministren Yulia Svyrydenko, si pjesë të një riorganizimi më të gjerë të Qeverisë, duke thënë se ndryshimet janë të nevojshme për zbatimin e një strategjie të përditësuar politike.
Në një postim në Telegram, Zelensky e falënderoi Svyrydenkon për punën e saj si kryeministre të Ukrainës dhe tha se i ka ofruar një detyrë të re, që ka të bëjë me raportet me një nga partnerët kyç ndërkombëtarë të Ukrainës. Ai nuk tregoi se për cilin shtet bëhet fjalë dhe nuk dha hollësi të tjera për rolin e propozuar.
“Pres që, së bashku me deputetët, të bëjmë ndryshimet e nevojshme në Qeverinë e Ukrainës”, shkroi Zelensky.
Presidenti tha se riorganizimi synon të rifreskojë përbërjen e Kabinetit të Ministrave dhe se përgjegjësitë për fushat kyçe të politikës së jashtme do t’u besohen zyrtarëve me përvojën përkatëse.
Ai njoftoi edhe për ndryshime në drejtimin e disa agjencive të zbatimit të ligjit, por nuk specifikoi se cilët zyrtarë do të preken.
Svyrydenko më pas shkroi në X se me Zelenskyn kanë diskutuar për ndryshimet e planifikuara në Qeveri dhe për “hapat e ardhshëm”.
Sipas ligjit ukrainas, dorëheqja e kryeministrit duhet të miratohet nga Parlamenti. Nëse deputetët votojnë për ta pranuar atë, i gjithë kabineti qeverisës është i detyruar të japë dorëheqje, pas së cilës duhet të formohet dhe të votohet një ekzekutiv i ri.
Para se të bëhej kryeministre në korrik të vitit 2025, Svyrydenko shërbeu si zëvendëskryeministre e parë dhe ministre e Ekonomisë, ku pati rol udhëheqës në politikën ekonomike të Ukrainës dhe në negociatat me partnerët ndërkombëtarë.
Më herët gjatë këtij vit, ajo nënshkroi në emër të Qeverisë ukrainase marrëveshjen SHBA-Ukrainë për mineralet, pas disa muajsh negociata mes Kievit dhe Uashingtonit.
Emërimi i Svyrydenkos vitin e kaluar u bë në kuadër të një riorganizimi të gjerë të Qeverisë, që ishte riorganizimi më i madh që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Gjatë riorganizimit u zëvendësua kryeministrit dhe disa ministra.
Zelensky nuk përmendi ndonjë emër si pasardhës të Svyrydenkos dhe as nuk dha ndonjë afat kohor për riorganizimin, veç tha se ai do të kërkojë miratimin e Parlamentit./REL
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar ditën e sotme se Shtetet e Bashkuara goditën Iranin shumë fort mbr&e...
Donald Trump SHBA- Pavarësisht këmbimeve të sulmeve ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, Uashingtoni insiston se ësht&e...
Foto ilustruse SHBA- Komanda Qendrore e Forcave të Armatosura të SHBA ka deklaruar ditën e sotme se Ngushtica e Hormuzit, mbetet e...
Mohammad Bagher Galibaaf SHBA- Kryetari i parlamentit dhe negociatori kryesor i Iranit, Mohammad Bagher Galibaaf ka deklaruar se epoka e marrëve...
Foto ilustruese Sistemi i ri kufitar i BE-së, EES - Entry/Exit System po sjell probleme në aeroport. Për të forcuar kontrollin në ...
BE BRUKSEL- BE-ja është akuzuar për zvarritje të çështjes së respektimit të së drejtës ndërko...
IRAN- Për të rinjtë iranianë, kafenetë janë një strehë - një vend i sigurt për t’u takuar, p&e...
RUSI- Një person është vrarë dhe tre të tjerë, përfshirë një fëmijë, u plagosën gjatë su...
Khamenei IRAN- Reuters ka publikuar një analizë mbi mungesën e Mojtaba Khameneit, duke e cilësuar atë si një mister që ...
Dua Lipa SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka shprehur kritika të forta ndaj qeverisë shqipt...