LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden kritika republikanëve që nuk dënojnë sulmin e 6 janarit ndaj Kongresit

Gjatë fjalimit që ishte paraqitur fillimisht si në lidhje me përpjekjet për parandalimin e krimit, Presidenti Biden përmendi komentet e aleatëve të ish-Presidentit Donald Trump, të cilët kanë bërë thirrje për shkurtimin e fondeve të FBI-së, që nga momenti kur agjencia zbatoi një urdhër kontrolli në rezidencën e ish-presidentit në Florida.

31 Gusht 2022, 09:45 Nga d.a.
Presidenti Biden kritika republikanëve që nuk dënojnë sulmin
Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden kritikoi ashpër të martën ligjvënësit republikanë që mbështesin lëvizjen e ish-Presidentit Trump dhe që kanë refuzuar të dënojnë sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara dhe që tashmë sulmojnë FBI-në. Presidenti Biden po përpiqet t’i portretizojë demokratët si mbështetësit e vërtetë të agjencive të zbatimit të ligjit, ndërkohë që po afrohen zgjedhjet e mesmandatit në muajin nëntor.

Gjatë fjalimit që ishte paraqitur fillimisht si në lidhje me përpjekjet për parandalimin e krimit, Presidenti Biden përmendi komentet e aleatëve të ish-Presidentit Donald Trump, të cilët kanë bërë thirrje për shkurtimin e fondeve të FBI-së, që nga momenti kur agjencia zbatoi një urdhër kontrolli në rezidencën e ish-presidentit në Florida. Fjalimi i Presidentit Biden është mbrojtja e parë domethënëse që ai i ka bërë FBI-së që nga kontrolli i 8 gushtit në Mar-a-Lago, që ngjalli jo vetëm kritika të ashpra ndaj agjencisë, por edhe kërcënime për dhunë ndaj punonjësve të saj.

“Është e neveritshme të shikosh sulmet e reja ndaj FBI-së, kërcënimin me jetë të zbatuesve të ligjit dhe familjarëve të tyre, për shkak se thjesht zbatuan ligjin dhe bënë punën e tyre”, tha Presidenti Biden përpara një turme të mbledhur në Universitetin Wilkes në Pensilvani.

Ky është dukshëm një ndryshim takti nga Presidenti Biden, i cili i është shmangur komenteve të zgjeruara për strukturat hetimore të Departamentit të Drejtësisë, që kur agjentët federalë bënë kontrollin në rezidencën e ish-Presidentit Trump. Megjithëse nuk ja përmendi emrin, Presidenti Biden u duk se veçoi komentet e bëra rishtazi nga Senatori republikan Lindsey Graham, i cili paralajmëroi për “trazira nëpër rrugë”, nëse ish-Presidenti Trump do të përballej me akuza penale.

“Ideja që ndez televizorin dhe shikon senatorë dhe ligjvënës kryesorë duke thënë se ‘nëse ndodh kjo apo jo, do të ketë gjak nëpër rrugë’? Ku dreqin jemi?”, tha Presidenti Biden.

Fjalimi i së martës ishte vazhdimësi e retorikës së fortë të Presidentit Biden ndaj Partisë Republikane, ndërsa afrohen zgjedhjet e mesmandatit, dhe ndërsa demokratët po përjetojnë një mjedis më të çelët politik, të inkurajuar nga arritje domethënëse legjislative dhe një nivel miratimi për presidentin që ka filluar një orientim të lehtë drejt rritjes. Gjatë një tubimi politik javën e kaluar në rrethinat e Uashingtonit, Presidenti Biden krahasoi ideologjinë republikane me një “gjysmë-fashizëm”. Ai pritet të mbajë të enjten në Filadelfia një fjalim të përqëndruar tek demokracia, fjalim për të cilin Shtëpia e Bardhë ka thënë se “do ta bëjë të qartë” se kush po lufton për vlerat demokratike.

Siç ka vepruar edhe më parë, Presidenti Biden kritikoi të martën zyrtarët republikanë që kanë refuzuar të denoncojnë pjesëmarrësit në trazirat pro-Trump që hynë me forcë në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara rreth 20 muaj më parë. Duke iu referuar slloganit të ish-Presidentit Trump “Ta Bëjmë Amerikën Sërish Madhështore – MAGA”, Presidenti Biden tha: “Lejomëni t’u them këtë gjë miqve të mi republikanë MAGA në Kongres: Mos më thoni se mbështesni zbatimin e ligjit, nëse nuk dënoni atë çfarë ndodhi në datën 6”./VOA/

joe biden sulmi ne kapitol

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet