LIVE UPDATES
Bota

Pritshmëritë e takimit të G-7ës në Hiroshima

Simbolika do të jetë e dukshme kur udhëheqësit e demokracive më të pasura të botës të takohen në Hiroshima, një qytet emri i të cilit risjell në kujtesë tragjedinë e luftës, për të trajtuar një mori sfidash, përfshirë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe tensionet në rritje në Azi.

17 Maj 2023, 18:20 Nga k.m.
Pritshmëritë e takimit të G-7ës në Hiroshima
Foto ilustruese

Simbolika do të jetë e dukshme kur udhëheqësit e demokracive më të pasura të botës të takohen në Hiroshima, një qytet emri i të cilit risjell në kujtesë tragjedinë e luftës, për të trajtuar një mori sfidash, përfshirë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe tensionet në rritje në Azi.

Vëmendja për luftën në Evropë vjen vetëm disa ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përfundoi një turne në vende evriopiane, për të takuar shumë nga udhëheqësit e Grupit të Shtatëshes që tani po shkojnë në Japoni për takimin e nivelit të lartë që fillon të premten. Turneu kishte për qëllim rritjen e ndihmës me armë dhe konsolidimin e mbështetjes politike përpara një kundërofensivë të parashikuar ukrainase për të rimarrë tokat e pushtuara nga forcat e Moskës.

"Ukraina ka nxitur ndjenjën e një objektivi të përbashkët," për G-7ën, tha Matthew P. Goodman, nënpresident për ekonominë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Ai tha se angazhimet e reja që presidenti Zelenskyy mori pak përpara takimit të nivelit të lartë mund t'i shtyjnë anëtarët e bllokut të rrisin mbështetjen e tyre edhe më tej.

Udhëheqësit e G-7ës po përgatiten gjithashtu për mundësinë e ripërtëritjes së konfliktit në Azi ndërsa marrëdhëniet me Kinën përkeqësohen. Ata janë gjithnjë e më të shqetësuar, për atë që e shohin si agresivitet në rritje të Pekinit dhe druhen se Kina mund të përpiqet të pushtojë Tajvanin me forcë, duke shkaktuar një konflikt më të gjerë. Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës është i veti dhe dërgon rregullisht anije dhe avionë luftarakë pranë tij.

Kryeministri japonez Fumio Kishida gjithashtu shpreson të nxjerrë në pah rreziqet e përhapjes bërthamore gjatë takimit në Hiroshima, vendi i bombardimit të parë atomik në botë. Perspektiva e një sulmi tjetër bërthamor shihet qartë nga programi bërthamor i Koresë së Veriut dhe një varg provash, dhe kërcënimet e Rusisë për të përdorur armë bërthamore në luftën e saj në Ukrainë. Ndërkohë, Kina po zgjeron me shpejtësi arsenalin e saj bërthamor nga rreth 400 mbushje luftarake sot në 1500 deri në vitin 2035, sipas vlerësimeve të Pentagonit. Shqetësimet për fuqinë e ekonomisë globale, çmimet në rritje dhe kriza e kufirit të borxhit në SHBA do të jenë në mendjet e udhëheqësve të G-7ës.

Ministrat e financave të G-7ës dhe shefat e bankave qendrore u zotuan përpara takimit të nivelit të lartë të zbatojnë sanksionet kundër Rusisë, të trajtojnë inflacionin në rritje, të forcojnë sistemet financiare dhe të ndihmojnë vendet me borxhe të larta.

G-7a përfshin Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Kanadanë dhe Italinë, si dhe Bashkimin Evropian. Ky grup gjithashtu po i kushton më shumë vëmendje nevojave të Jugut Global - një term për të përshkruar vendet kryesisht në zhvillim në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine - dhe ka ftuar vende që variojnë nga Brazili, fuqia e Amerikës së Jugut deri te ishujt e vegjël Kuk në Paqësorin Jugor.

Duke angazhuar vende përtej atyre më të pasura të industrializuara në botë, grupi shpreson të forcojë lidhjet politike dhe ekonomike duke mbështetur përpjekjet për të izoluar Rusinë dhe për t'i bërë ballë vendosmërisë së Kinës në mbarë botën, thonë analistët.

"Japonia u trondit kur shumë vende në zhvillim hezituan të dënojnë Rusinë për pushtimin e Ukrainës vitin e kaluar," tha Mireya Solís, drejtore e Qendrës për Studime të Politikës së Azisë Lindore në Institutin Brookings.

"Tokioja beson se ky akt lufte nga një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së është një kërcënim i drejtpërdrejtë për themelet e sistemit ndërkombëtar të pasluftës."

Mbështetja e gjerë nga një grup i larmishëm vendesh për parime si mosndryshimi i kufijve me forcë, avancon përparësitë e politikës së jashtme të Japonisë dhe ka rëndësi nga ana ekonomike pasi problemet e tyre me borxhin e lartë dhe rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë janë një pengesë për ekonominë globale, shtoi zonja Solis. Në takim do të marrë pjesë edhe kryeministri indian Narendra Modi. Vendi i tij, i cili po kalon Kinën si më i populluari në botë dhe e sheh veten si një superfuqi në rritje, do të mbajë një takim të grupit të ekonomive kryesore të G-20 më vonë këtë vit. Kryeministri japonez bëri një udhëtim të papritur në Kiev në mars, duke e bërë atë udhëheqësin e parë të vendit të pasluftës që udhëton në një zonë lufte, një vizitë e mbushur me simbolikë duke pasur parasysh kushtetutën pacifiste të Japonisë, por një vizitë që ai ishte nën presion të brendshëm ta zhvillonte.

Një tjetër vend që do të përfshihet në takimet në Hiroshima është Koreja e Jugut, një aleat tjetër i SHBA-së që është afruar me shpejtësi me ish-pushtuesin e saj kolonial, Japoninë, ndërsa marrëdhëniet e tyre përmirësohen përballë shqetësimeve të përbashkëta të sigurisë rajonale. Presidenti amerikan Joe Biden pritet të mbajë një takim të veçantë trepalësh me homologët e tij japonezë dhe koreano-jugorë.

Sung-Yoon Lee, një ekspert i Azisë Lindore në Shkollën e Drejtësisë dhe Diplomacisë Fletcher të Universitetit Tufts, tha se takimi i dërgon një mesazh Kinës, Rusisë dhe Koresë së Veriut për "solidaritet midis demokracive në rajon dhe vendosmërinë e tyre për t'iu kundërvënë gjithnjë e më shumë kërcënimeve autokratike.”

Presidenti Biden pritej të bënte një ndalesë historike në Papua Guinenë e Re dhe më pas të udhëtonte për në Australi pas takimit të Hiroshimës, por ai i anuloi këto dy ndalesat e fundit të martën për t'u fokusuar në debatin për kufirin e borxhit në Uashington./VOA

g7 ne hiroshima hiroshima

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet