Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pekini, që nuk ka dënuar agresionin rus kundër Ukrainës, tha se vizita e Li më 17 maj ka në qendër diskutimet për një “zgjidhje politike” të krizës në Ukrainë.
I dërguari i posaçëm i Kinës, Li Hui, ka arritur në Kiev për bisedime me zyrtarë të lartë ukrainas. Kjo është vizita e nivelit më të lartë e zhvilluar nga përfaqësuesit e Kinës në Ukrainë, që kur Rusia nisi pushtimin e këtij shteti shkurtin e vitit të kaluar. Pekini, që nuk ka dënuar agresionin rus kundër Ukrainës, tha se vizita e Li më 17 maj ka në qendër diskutimet për një “zgjidhje politike” të krizës në Ukrainë.
Shtetet perëndimore më herët gjatë këtij viti kundërshtuan propozimin kinez prej 12 pikash që bën thirrje për shtensionimin e situatës dhe arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Ky plan u kundërshtua për shkak se përfshin kërkesat kryesore të Rusisë. Li, ish-ambasador në Rusi, po ashtu do të vizitojë Poloninë, Francën dhe Gjermaninë, tha Ministria e Jashtme kineze, pa dhënë detaje se kur do të zhvillohen këto vizita.
Vizita e Li në Ukrainë vjen në kohën kur shtetet e Bashkimit Evropian po diskutojnë për paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, që po ashtu do të shënjestrojë firmat kineze dhe iraniane që mbështesin Moskën dhe që mundësojnë eksportet në shtetet e treta, duke shkelur kufizimet ekzistuese të vendosura në tregti. Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, muajin e kaluar deklaroi për Reuters se Ukraina po gjen gjithnjë e më shumë komponentë nga Kina në armët që Rusia po përdor në Ukrainë.
Ende është e paqartë nëse Zelensky do të takohet me të dërguarin e Kinës.
Në fushëbetejë, Rusia ka vazhduar presionin në qytetin lindor të Bahmutit dhe sipas ushtrisë ukrainase, Moska ka sulmuar me artileri objektivët civilë edhe në jug të Ukrainës.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, në ditën e kaluar Rusia ka kryer 55 sulme ndaj pozicioneve ukrainase në Bahmut. Ushtria shtoi se luftime të ashpra po vazhdojnë të zhvillohen në Bahmut, qytet që është shndërruar në epiqendër të përpjekjeve të ushtrisë ruse në lindje të Ukrainës./REL
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të veprojë ...
kandidatet ne zgjedhjet ne Greqi GREQI- Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi po marrin pjesë në garën elektorale ed...
Pekka Haavisto FINLANDË- Llogaritë bankare të ambasadës dhe konsullatës së Finlandës në Rusi janë ngrir&e...
foto ilustruese RUSI- YouTube ka filluar heqjen e videove për grupin mercenar rus 'Wagner'. Mediat e huaja shkruajnë se grupi 'Wagner', i cili ...
Kongresi SHBA- Ligjvënësit amerikanë dhe zyrtarë të lartë të kabinetit diskutuan nëse buxheti i propozuar nga admin...
UKRAINË- I dërguari i Pekinit ndodhet në Kiev për një zgjidhje politike të paqes. Mediat e huaja shkruajnë se takimi m...
foto ilustruese EUROPË- Pas zgjedhjeve evropiane, pason edhe zgjedhja e Komisionit të ri Evropian, presidentit të Këshillit, dhe f...
foto ilustruese SINGAPOR- Në Singapor autoritetet ekzekutuan një tjetër burrë për trafik droge. Mediat e huaja raportojn...
Inteligjenca Artificiale Sipas një sondazhi të kryer nga Reuters/ Ipsos, rritja e shpejtë e teknologjisë së inteligjencës ar...
Përmbytje në Itali ITALI- Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet masive në Itali. Mediat italiane raportojnë se në t&e...