17 Maj 2023, 17:11
Nga f.i
Kemal Kilicdaroglu
TURQI- Para raudit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, riavi i Erdogan, Kemal Kilicdaroglu i bëri thirrje popullit të Turqisë përmes Twitter-it që t'i kthejë shpinën Erdoganit.
Në mesazhin e tij, ai e akuzon drejtpërdrejt se Erdogan "pranon udhëzimet e Rusisë me kokën ulur" por edhe se "qytetarët turq i quan terroristë dhe në fund anëtarë të FETO-s" në varësi të interesit të tij. Njëkohësisht ai deklaroi se “do të luftojë deri në fund” dhe u bëri thirrje qytetarëve “të mos e dorëzojnë atdheun”.
“Nga këtu ju drejtohem të gjithëve. Këtë atdhe nuk e gjetëm rrugës. Ne nuk do ta dorëzojmë atë në logjikën që solli 10 milionë refugjatë dhe emigrantë të paligjshëm. Ne nuk do t'ia dorëzojmë atdheun tonë një të ashtuquajturi lider botëror, i cili deri vonë ishte "bashkëkryetar" i projektit "Lindja e Mesme e Madhe", ndërsa tani ai po pranon udhëzimet e Rusisë me kokën ulur dhe duart e palosur. Ndërsa dhjetëra mijëra civilë vdiqën në tërmet, (Erdogan) nga frika urdhëroi ushtrinë të tërhiqej ndërsa njerëzit prisnin ndihmë. Ne nuk do t'ua dorëzojmë vendin atyre. Ne nuk do t'ua dorëzojmë atdheun tonë atyre që në varësi të interesave të tyre i quajnë kurdë shtetasit turq, pastaj terroristë dhe në fund anëtarë të FETO-s. Të rinjtë ngrihen në këmbë. Shkundni dheun e të vdekurve. Kush e do vendin e tij le të shkojë në zgjedhje. Ne do të luftojmë deri në fund. Do të fitojmë patjetër. Absolutisht!", -u shpreh Kilicdaroglu në video-mesazhin kushtuar populli.
zgjedhjet ne turqi 2023
Bota
17 Maj 2023, 17:04
f.i
Peter Sciarto
HUNGARI- Hungaria do të bllokojë lëshimin e ardhshëm të ndihmës ushtarake të BE-së për Ukra...
Bota
17 Maj 2023, 17:01
k.m.
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se Rusia ka rënë dakord të zgjasë për dy muaj një...
Bota
17 Maj 2023, 16:58
k.m.
Charlie Hebdo
FRANCË- Charlie Hebdo "godet" sërish. Revista franceze tregon presidentin turk Erdogan në një vaskë duke u goditur n...
Bota
17 Maj 2023, 16:12
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, re...
Bota
17 Maj 2023, 16:35
k.m.
Foto ilustruese
I dërguari i posaçëm i Kinës, Li Hui, ka arritur në Kiev për bisedime me zyrtarë të lartë uk...
Bota
17 Maj 2023, 15:55
f.i
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të veprojë ...
Bota
17 Maj 2023, 15:53
m.s
kandidatet ne zgjedhjet ne Greqi
GREQI- Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi po marrin pjesë në garën elektorale ed...
Bota
17 Maj 2023, 15:41
f.i
Pekka Haavisto
FINLANDË- Llogaritë bankare të ambasadës dhe konsullatës së Finlandës në Rusi janë ngrir&e...
Bota
17 Maj 2023, 15:29
f.i
foto ilustruese
RUSI- YouTube ka filluar heqjen e videove për grupin mercenar rus 'Wagner'. Mediat e huaja shkruajnë se grupi 'Wagner', i cili ...
Bota
17 Maj 2023, 15:22
I.A
Kongresi
SHBA- Ligjvënësit amerikanë dhe zyrtarë të lartë të kabinetit diskutuan nëse buxheti i propozuar nga admin...