1 Prill 2024, 08:30
Nga h.k
Foto ilustruese
ITALI-Për ish-kryeministrin italian dhe ndër figurat e spikatura të politikës në vendin fqinj, Romano Prodi, Evropa është vonuar së tepërmi me çështjen e zgjerimit, teksa ai përshkruan se nuk ka as dyshimin më të vogël se Shqipëria i ka përkitur gjithmonë Bashkimit Evropian.
Gjatë një interviste në mediat italiane, Prodi ka folur edhe për zgjerimin e Unionit dhe mënyrën se si po veprohet sot, ku është jetësore sipas tij që të reflektohet një paqe e brendshme për këtë çështje.
Më pas, duhen marrë parasysh edhe zgjedhjet brenda BE-së.
Prodi gjithsesi kujton vitet e tij të rinisë në Universitet, duke sjellë një paralele asimetrike mes asaj që njihej si “Kufiri i Goricës” në Slloveni dhe ku një tel me gjemba e ndante botën “evropiane” nga ajo lindore.
Mirëpo, në vitin 2004, kjo rrjetë gjembaçe ra dhe Prodi po ashtu e kujton festën e tij për aderimin e Sllovenisë asokohe në BE.
Mandej, reflekton mbi Ballkanin Perëndimor, si për të sjellë një paradigmë të asaj që mund të pasqyrohet sot me modelin që BE-ja po ndjek.
“Unë gjithmonë kam besuar se ish-Jugosllavia dhe Shqipëria ishin pjesë e Evropës,” shtoi Prodi, duke folur për zgjerimin, “ne jemi shumë vonë për shkak të vonesave në negociatat e shkaktuara nga Franca me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është një proces që duhet të shkojë. Nuk ka asnjë pengesë, pasi këto vende nuk kanë një peshë kaq të madhe ekonomike për të krijuar shqetësime apo probleme. Sigurisht që ato duhet të shoqërohen me një ndryshim në institucionet evropiane, por kjo duhet të ishte bërë me zgjerimin e vitit 2004 dhe nuk ndodhi”.
Me situatën e sotme të krijuar gjithsesi, duke përmendur luftën në Ukrainë dhe atë në Gaza, Prodi e thekson se është bërë shumë e rëndësishme që mesazhi i përbashkimit të shpërndahet, duke synuar një paqe të gjerë.
Sipas tij, ka ardhur koha të tregohet se bota mund të ndryshojë dhe jo vetëm për keq, por edhe për mirë.
“Sot, është simbolikisht jetike të tregohet se si BE-ja ka krijuar paqe brenda saj. Më pas shkojmë në zgjedhjet evropiane”, përmbylli ai.
romano prodi
Bota
1 Prill 2024, 08:22
h.k
Foto ilustruese
FRANCË-Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen tragjike në Francë, ku pas zbulimit të disa eshtrave n...
Bota
1 Prill 2024, 08:20
h.k
Foto ilustruese
GJERMANI-Eva Högl është kryetare e Komisionit për Forcat e Armatosura tëBundestagutGjerman. Detyra e saj ësh...
Bota
1 Prill 2024, 08:16
h.k
Foto ilustruese
GJERMANI-Skenari tingëllon dramatik: "Në rast se Vladimir Putin ia del mbanë dhe Ukraina e humb luft&eu...
Bota
1 Prill 2024, 08:14
h.k
Foto ilustruese
GJERMANI-Në Gjermani fillon sot (01.04.) një epokë e re në politikën ndaj drogave. Sipas ligjit të...
Bota
1 Prill 2024, 07:55
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Deklaratat e kryeministit Albin Kurti për raportin e Kosovës, SHBA dhe Serbisë kanë ngjallur reagime të forta ...
Bota
1 Prill 2024, 07:44
M.B
Rexhep Tayyip Erdogan
TURQIA- Pas humbjes në zgjedhjet lokale, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim për qytetarët. P...
Bota
1 Prill 2024, 07:36
M.B
Foto ilustruese
TURQIA- Turqit dënuan presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe partinë e tij të dielën në zgjedhjet lokale mbarëk...
Bota
31 Mars 2024, 22:17
S.N
Foto Ilustrim
PALESTINË- Pas vrasjes së një fotoreporteri dhe redaktori nga ushtria izraelite, Zyra e Mediave të Qeverisë së ...
Bota
31 Mars 2024, 22:18
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Forcat ajrore ukrainase deklaruan sot se Rusia lëshoi 16 raketa dhe 11 dronë në Ukrainë në një...
Bota
31 Mars 2024, 21:25
M.B
Foto ilustruese
TURQIA- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu kryeson përballë kandidatit të partisë AKP të Presidenti...