LIVE UPDATES
Bota

Projekt gazjellësi: Gaz nga Saharaja për në Evropë?

Nigeria, Nigeri dhe Algjeria kërkojnë me këmbëngulje ndërtimin e gazsjellësit të planifikuar. Po a mjaftojnë vullneti politik dhe mjetet financiare për të ndërtuar projektin gjigant?

21 Gusht 2022, 19:24 Nga DOSJA
Projekt gazjellësi: Gaz nga Saharaja për në Evropë?
Foto Ilustruese

Projekti gjigant nuk është gjë e re: tri shtete që shtrihen në shkretëtirë kërkojnë të ndërtojnë një gazsjellës që kalon nëpër Sahara. Që prej më shumë se një dekade më parë pëfaqësues të vendeve nga Nigeria, Nigeri dhe Algjeria u takuan për të bërë planet e projektit. Por planet u lanë mënjanë. Tani ministrat e energjisë nënshkruan në fund të muajit korrik një deklaratë ku shpjegojnë synimet e tyre. Nëse gazsjellësi ndërtohet ai mund të ofrojë për Europën një alternativë kundrejt furnizimeve me gaz nga Rusia.

Mungesë vullneti politik

Ekspertët mendojnë se do ende shumë kohë deri sa gazi të rrjedhë nëpër gazsjellës për të ardhur në Evropë, disa thonë se duhen më shumë se dhjetë vjet. Isaac Botti sheh tek mungesa e vullnetit politik sfidën më të madhe për ndërtimin e gazsjellësit: "Mua më duket se kemi të bëjmë vetëm me një detyrim të shkruajtur në letër, që nuk ndiqet nga veprat,” thotë Botti, analist për financat publike në Abuja, kur flet në një intervistë me Deutsche Wellen. Ai thekson se mungojnë kushtet politike dhe mjetet financiare. "Qeveria nigeriane është furnizuesi kryesor i gazit, po ashtu si partneri algjerian. Kur të krijohet vullneti, Nigeria duhet të kujdeset, që projekti të fillojë,” thuhet në një vlerësim. Lufta në Ukrainë krijon mundësinë për vendet afrikane që të hyjnë në tregjet botërore. Për të furnizuar gaz dhe për të mbuluar nevojat në gjithë botën. Investitorët do të vijnë kur të binden për seriozitetin e planeve.

Nënshkruhet marrëveshja mes Nigerisë, Nigerit e Algjerisë
Që me fillimin e luftës në Ukrainë, shumë vende europiane janë duke kërkuar me çdo kusht shtimin e importeve të gazit nga vende të tjera, përveç Rusisë. Projekti në Afrikë do të kushtojë gati 13 miliardë dollarë, disa burime flasin për deri 20 miliardë dollarë. Ai parashikon transportimin në Algjeri të miliarda metrave kubikë gazi nga Nigeria, nëpër gazsjellësin trans-saharian 4 mijë kilometra të gjatë (TSGP ose nga Nigali) nëpër Niger.

Nigeri: Varfëri e madhe dhe rezerva të mëdha gazi 

Një mijë kilometra të gazsjellësit kalojnë nëpër Nigeri, 800 në Niger dhe më shumë se 2300 kilometa në territorin algjerian. Nga Algjeria, gazi duhet të sillet në Itali nëpërmjet gazsjellësit ekzistues Transmed ose duhet të ngarkohet në cisternat e gazit të lëngshëm për tu eksportuar. TSGP duhet të furnizojë tregjet përgjatë rrugës nëpër Sahara. Nga delta e Nigerit rreth 30 miliardë metra kubikë gaz duhet të kalojnë çdo vit nëpër tubat transportues për në Algjeri. Nigeria ka faktikisht rezervat më të mëdha të naftës në kontinent dhe është që tani eksportuesi i dytë më i madh i Afrikës, pas Algjerisë. Dhe potenciali është ende i madh, thotë Botti. "Nigeria zotëron një nga rezeverat më të mëdha të botës me gaz, rreth pesë bilionë metra kubikë, me një kapacitet nxjerrës prej 85 miliardë metra kubikë në vit, dhe vlera e pasurisë që mund të nxirret nga ky projekt është mbi 800 miliardë euro,” llogarisin ekspertët e financave. 

Në kontradiktë të madhe më këtë pasuri është varfëria dhe mungesa e stabilitetit të Nigerisë, një realitet që i bën planet për ndërtimin e gazsjellësit jo realiste. Terrori dhe dhuna janë përhapur në veriun mysliman të vendit. Atje shpesh ndodhin rrëmbime dhe sulme të kryera nga grupi terrorist islamik, Boko Haram. Ekspertët flasin për një rrezik latent sigurie.

Një zhvillim tjetër që mund të trembë investitorët është se duke pasur parasysh pasojat gjithnjë e më të mëdha të ndryshimit të klimës, Bashkimi Europian, prej vendeve anëtare të së cilës varet suksesi i gazsjellësit sepse ata janë ata që do blejnë gazin, ka bërë plane që mbas vitit 2030 të emëtojë në atmosferë të paktën 55 përqind më pak CO2. Gazi natyror i nxjerrë nga fosilet është më eficient se sa qymyri dhe nafta dhe vlerësohet si teknologji lidhëse më pak e dëmshme. Në afat të gjatë Europa është duke u përgatitur që të kalojë më shumë në prodhimin e hidrogjenit ekologjik.

Synimi: Përdorimi i fitimeve për zhvillimin  

Fitimet e nxjerra nga nafta janë duke u shtuar në Nigeri, megjithatë vendi ka vështirësi të mëdha financiare. Në tremujorin e parë të këtij viti, borxhet shtetërore u rritën sipas të dhënave zyrtareme 41 bilionë naira, që janë rreth 93 miliardë euro. Kjo krijon një hendek të madh tek të ardhurat, thotë Botti dhe kërkon mbështetje tek shoqëria civile, si force nxitëse: Ajo duhet të bëjë më shumë për buxhetin e zhvillimit dhe progresin politik. "Aksionet më të shumta të saj, megjithëse kemi të bëjmë me një lëvizje të gjallë, përqëndrohen tek sektori i naftës dhe jo tek sektori i gazit."

Një faktor tjetër është lufta për pushtet. Sipas Bottit, politikanët duhet t'i lenë mënjanë diferencat partiake në mënyrë që të përdorin fitimet financiare që vijnë nga një gazsjellës i tillë për zhvillimin e vendit dhe për investime në prodhimin e qëndrueshëm të energjisë. 

Një qeveri e re, e krijuar pas zgjedhjeve presidenciale të 2023, mund të bëjë më shumë në këtë drejtim, shpreson Botti.

Algjeri: Rritje e hapësirës për manovrim 

Megjithatë analisti algjerian Brahim Kas, sheh tek të tre vendet një vullnet "të vërtet” politik për të nxitur ndërtimin e gazsjellësit. "Ai është me siguri shumë më i madh se në vitet 2000. Kriza gjeopolitike e gazit është sot më e madhe, më akute dhe do zgjasë për një periudhë më të gjatë,” thotë analisti politik në intervistë me Deutsche Wellen.

Algjeria ka kapacitetete teknike dhe sidomos financiare për ndërtimin dhe me rritjen e çmimit të gazit dhe të naftës është rritur shumë edhe hapësira për të manovruar, thotë eksperti që jeton në Paris. 

Gazsjellësi ekzistues TransMed lidh Algjerinë me Tunizinë dhe Italinë. "Këtë vit Algjeria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje për të rritur kapacitetet e prodhimit që këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Kështu TransMed do të kalojë në kapacitetin maksimal,” menton Kas.

Kjo duhet të motivojë Bashkimin Europian që të merret edhe me një projekt tjetër: Gazsjellësin Galsi, ndërtimi i të cilit u ndërpre për arsye ekologjike, thotë Kas. Për të furnizuar Europën, ai do të kalonte nga Algjeria nëpër Korsikë dhe Sardenjë. Algjeria mund ta ndërtojë këtë segment, por për këtë kërkon që vendet europiane të japin premtime afatgjata për të marrë gazin: "Ata mund të thonë papritur, se nuk u duhet më gazi afrikan, thotë Kas, prandaj Algjeria kërkon të sigurohet me një premtim konkret të importeve. 

Marrë nga DW

projekti sahara-evrope

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen