LIVE UPDATES
Bota

ProPublica: Gjykatësi Clarence Thomas nuk i ka raportuar udhëtimet me avionin privat të donatorit Harlan Crow

Sipas ProPublica, një udhëtim i vitit 2019 në Indonezi, mund të kishte kushtuar më shumë se 500 mijë dollarë nëse vetë gjykatësi Thomas do të kishte marrë me qira avionin dhe jahtin.

7 Prill 2023, 08:30 Nga A.B
ProPublica: Gjykatësi Clarence Thomas nuk i ka raportuar udhëtimet me
Clarence Thomas

SHBA- Anëtari i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, Clarence Thomas, ka pranuar për më shumë se dy dekada udhëtime luksoze pothuajse çdo vit nga donatori republikan Harlan Crow, pa i raportuar ato në formularët e të dhënave financiare, njoftoi ProPublica.

Në një artikull të gjatë, organizata jofitimprurëse e gazetarisë investigative ka detajuar historinë e udhëtimeve të ndryshme që gjykatësi Thomas ka bërë në jahtin dhe avionin privat të sipërmarrësit Crow, si dhe në vendpushimin privat të zotit Crow në Adirondacks. Sipas ProPublica, një udhëtim i vitit 2019 në Indonezi, mund të kishte kushtuar më shumë se 500 mijë dollarë nëse vetë gjykatësi Thomas do të kishte marrë me qira avionin dhe jahtin.

Anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarëve të tjerë federalë u kërkohet të paraqesin një raport vjetor mbi të dhënat financiare, në të cilin ata duhet të raportojnë dhuratat që kanë marrë. Nuk është e qartë pse gjykatësi Thomas nuk i ka raportuar këto udhëtime, por sipas një udhëzuesi të drejtësisë, të analizuar nga agjencia e lajmeve Associated Press, ushqimi, fjetja ose argëtimi në banesën "personale të një individi" nuk ka nevojë të raportohet nëse ajo është pronë personale atij individi ose e familjes së tyre. Sipas këtij interpretimi, përjashtimi nga raportimi nuk supozohet të mbulojë "transportin privat që zëvendëson atë komercial" dhe pronat e një entiteti ekonomik.

ProPublica, në artikullin e saj, thotë se gjykatësi Thomas nuk iu përgjigj një liste të detajuar të pyetjeve lidhur me këtë çështje.

Muajin e kaluar, gjyqësori federal përforcoi rregullat mbi raportimet financiare për të gjithë gjyqtarët, duke përfshirë anëtarët e Gjykatës së Lartë, megjithëse kalimi i netëve në shtëpitë e pushimeve në pronësi të miqve mbetet i përjashtuar.

Vitin e kaluar, pyetjet rreth etikës së gjykatësit Thomas u ngritën kur u zbulua se ai nuk ishte tërhequr nga diskutimi i çështjeve të lidhura me zgjedhjet e vitit 2020, pavarësisht nga fakti se bashkëshortja e tij, aktivistja konservatore Virginia Thomas, kishte nxitur ligjvënësit dhe Shtëpinë e Bardhë në kundërshtimin e rezultatit të zgjedhjeve. Historia e fundit ka të ngjarë të rrisë thirrjet që gjyqtarët të miratojnë një kod të ri etike dhe të përmirësojnë rregullat e raportimit të udhëtimeve dhe dhuratave të tjera.

Përmes një deklarate, sipërmarrësi Crow tha për rrjetin ProPublica se ai dhe bashkëshortja e tij kanë qenë miq të gjykatësit Thomas dhe bashkëshortes së tij që nga viti 1996, pesë vjet pasi Clarence Thomas ishte emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë. Crow tha se "mikpritja që kemi ofruar për familjen Thomas gjatë viteve nuk është e ndryshme nga mikpritja që kemi ofruar për shumë miq tanë të tjerë" dhe se çifti "nuk ka kërkuar asnjëherë këtë lloj mikpritjeje".

Ai tha se ata "kurrë nuk kanë pyetur për rastet gjyqësore të shqyrtuara nga Gjykata e Lartë ose gjykatat e nivelit më të ulët, dhe gjykatësi Thomas nuk e ka diskutuar kurrë një gjë të tillë me ne dhe ne kurrë nuk kemi kërkuar të ndikojmë gjykatësin Thomas për ndonjë çështje ligjore ose politike."

Në artikullin e rrjetit ProPublica thuhet se gjykatësi Thomas ka qëndruar në vendpushimin luksoz Topridge të zotit Crow pothuajse çdo verë për më shumë se dy dekada. Gjatë një udhëtimi në vitin 2017, në mesin e të ftuarve ishin edhe drejtuesit e kompanive "Verizon dhe PricewaterhouseCoopers, donatorë të mëdhenj republikanë dhe një nga drejtuesit e Institutit Amerikan të Ndërmarrjeve, një institut kërkimor konservator pro-biznesit", thuhet në artikullin e ProPublica.

Crow tha në deklaratën për ProPublica se “ai nuk është në dijeni të ndonjë prej miqve tanë që lobojnë ose kërkojnë të ndikojnë në vendimet e gjykatësit Thomas në ndonjë rast, dhe unë kurrë nuk do të ftoja një njeri që besoj se do të kishte ndonjë qëllim të tillë”.

Raportet mbi udhëtimet luksoze janë në kontrast me atë që gjykatësi Thomas ka thënë për metodat e tij të preferuara të udhëtimit. Clarence Thomas, i cili ka përjetuar varfërinë gjatë fëmijërisë së tij në Xhorxhia, ka folur për kënaqësinë e udhëtimit me autobus dhe parapëlqimin e "parkingjeve të Walmart-it, në vend të plazheve".

clarence thomas

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës