3 Nëntor 2024, 13:09
Nga ZH.LL
Studentja në oborrin e universitetit
IRAN- Një studente iraniane u arrestua të shtunën pasi hoqi rrobat e saj në shenjë proteste ndërsa u sulmua nga policia e moralit në Universitetin Islamik Azad të Teheranit. Autoritetet e qortuan të renë se nuk mbante hixhab. Në pamjet e bëra virale në rrjetet sociale, shihet studentja e veshur vetëm me të brendshme në oborrin e universitetit.

Në një postim në X, Amnestry Iran bëri presion për lirimin e saj të menjëhershëm dhe pa kushte. Organizata bëri thirrje për mbrojtjen e gruas nga "tortura dhe keqtrajtimet e tjera" në pritje të lirimit të saj dhe kërkoi që asaj t'i jepet akses në familje dhe një avokat. “Akuzat për rrahje dhe dhunë seksuale ndaj saj gjatë arrestimit kanë nevojë për hetime të pavarura dhe të paanshme”, shtoi Amnesty se të gjithë ata që gjenden përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës.
Studentja gjatë arrestimit ka pësuar një sulm të rëndë fizik, pasi koka e saj është goditur ose në derën e makinës ose në një shtyllë, duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe. “Në gomat e makinës janë gjetur njolla gjaku”, thuhet në raport.
Drejtori i marrëdhënieve me publikun e universitetit, Syed Amir Mahjoub tha se oficerët e sigurisë e dorëzuan studenten në polici dhe mohuan që të kishte pasur një përplasje fizike. Ai shtoi se hetimet fillestare tregojnë se gruaja vuan nga një çrregullim psikologjik dhe ishte në gjendje të rëndë.
Më herët, disa burime të lajmeve raportuan se gruaja u arrestua nga agjentët e inteligjencës dhe u transferua në një vend të pazbuluar. Një gazetë lokale e lidhur me universitetin raportoi se ajo është transferuar në një spital psikiatrik.
Që nga shfaqja e lëvizjes “Gratë, Jeta, Liria” në Iran, e shkaktuar nga vdekja e Mahsha Amini në shtator 2022 ndërsa ishte në paraburgim policor për shkelje të hixhabit, forcat e vijës së ashpër kanë shtuar përpjekjet për të imponuar kode të rrepta të veshjes ndaj grave.
Pavarësisht kundërshtimit të publikut, masat e qeverisë për të zbatuar ligjet e detyrueshme të hixhabit janë rritur, duke rezultuar në mbylljen e bizneseve dhe konfiskimin e automjeteve që lidhen me shkeljet e hixhabit.
Plani Noor, i nisur më 13 prill për të zbatuar rregulloret e hixhabit, ka çuar në një rritje të dukshme të pranisë së forcave të policisë, njësive paraushtarake Basij dhe oficerëve me rroba civile në hapësirat publike. Përveç kësaj, universitete të tilla si Universiteti Azad në Teheran kanë miratuar teknologjinë e njohjes së fytyrës në portat hyrëse, duke u mohuar aksesin studentëve, pamja e të cilëve nuk u bindet ligjeve strikte të hixhabit.
iran student protest arrestohet studentja
Bota
3 Nëntor 2024, 13:15
M.B
Viktor Orban
HUNGARIA- Evropa duhet të rimendojë mbështetjen për Ukrainën nëse Donald Trump zgjidhet president i Shteteve t&e...
Bota
3 Nëntor 2024, 11:58
ZH.LL
Foto ilustruese
LIBAN- Sipas agjencisë humanitare të Kombeve të Bashkuara, situata aktuale në Liban është bërë m&eu...
Bota
3 Nëntor 2024, 11:07
ZH.LL
Pamje nga një vendvotim në Moldavi
MOLDAVI- Moldavianët votojnë të dielën në rundin e dytë të zgjedhjeve presi...
Bota
3 Nëntor 2024, 09:42
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Administrata amerikane e ka paralajmëruar Teheranin ditëve të fundit se nuk do të mund të ndalë Izraeli...
Bota
3 Nëntor 2024, 09:05
M.B
Foto nga përmbytjet
SPANJA- Numri i viktimave nga përmbytjet në Valencia të Spanjës dhe qytetet rreth saj ka shkuar në 2...
Bota
3 Nëntor 2024, 07:23
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Shqipëria, që prej rënies së regjimit komunist, e ka renditur veten si një nga aleatet më besnike ...
Bota
3 Nëntor 2024, 07:20
M.B
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Amerikanët do të zgjedhin të martën Presidentin e ri. Trump synon të kthehet në Shtë...
Bota
2 Nëntor 2024, 22:55
I.A
SPANJË- Përmbytjet më vdekjeprurëse në historinë moderne të Spanjës kanë shkaktuar vdekjen e të paktën ...
Bota
2 Nëntor 2024, 22:48
I.A
Robert Shonov
RUSI- Një gjykatë në lindjen e largët të Rusisë tha të premten se kishte dënuar zotin Robert Shonov, ...
Bota
2 Nëntor 2024, 22:42
I.A
ANGLI- Sipas studiuesve, sistemet e navigimit të mijëra avionëve të pasagjerëve po bllokohen çdo ditë gjatë fluturim...