LIVE UPDATES
Bota

SHBA paralajmëron Iranin: Nuk do të mund të ndalim Izraelin dhe nuk mund të garantojmë që sulmi i radhës do të jetë si i mëparshmi

Pas sulmit të Iranit kundër Izraelit, më 1 tetor, si përgjigje ndaj vrasjeve të disa figurave të lidhura me Iranin në Lindje të Mesme, izraelitët janë përgjigjur me sulme në pika ushtarake iraniane, ndonëse nuk kanë goditur zonat bërthamore, apo ato për prodhim të naftës, siç janë frikësuar disa.

3 Nëntor 2024, 09:42 Nga M.B
SHBA paralajmëron Iranin: Nuk do të mund të ndalim Izraelin dhe
Foto ilustruese

SHBA- Administrata amerikane e ka paralajmëruar Teheranin ditëve të fundit se nuk do të mund të ndalë Izraelin, nëse Irani kryen tjetër sulm kundër aleatit amerikan, ka raportuar platforma Axios, duke cituar një zyrtar amerikan dhe një ish-zyrtar izraelit, në dijeni të zhvillimeve. Pas sulmit të Iranit kundër Izraelit, më 1 tetor, si përgjigje ndaj vrasjeve të disa figurave të lidhura me Iranin në Lindje të Mesme, izraelitët janë përgjigjur me sulme në pika ushtarake iraniane, ndonëse nuk kanë goditur zonat bërthamore, apo ato për prodhim të naftës, siç janë frikësuar disa.

“U kemi thënë iranianëve, nuk do të mund të ndalim Izraelin, dhe nuk mund të garantojmë që sulmi i radhës do të jetë i kalibruar sikurse i mëparshmi”, ka thënë një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti, sipas platformës Axios.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zotuar të shtunën se do të hakmerret kundër sulmeve të Izraelit dhe aleateve të tij, Shteteve të Bashkuara, që kanë shënjestruar Teheranin dhe grupet që mbështet në rajon.

“Armiqtë, si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe regjimi zionist, e dinë se do të përballen me përgjigje të ashpër për atë që janë duke bërë kundër Iranit, kombit iranian, dhe frontit të rezistencës”, ka thënë Khamenei në një fjalim para studentëve në Teheran.

Ai i është referuar aleancës së grupeve të armatosura që përkrahen prej Iranit, përfshirë rebelët Huthi të Jemenit, Hezbollahun e Libanit dhe grupin palestinez, Hamas. Hamasi dhe Hezbollahu janë shpallur grupe terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka futur në listën terroriste Hamasin, dhe vetëm krahun ushtarak të Hezbollahut. Tensionet rajonale janë përshkallëzuar prej shpërthimit të luftës në Gazë, në tetor të vitit të kaluar.

Lufta është nxitur nga sulmet e militantëve të Hamasit në jug të Izraelit, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë. Si pasojë e fushatës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 43.000 njerëz, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, ka nisur të sulmojë qysh atëherë zonën kufitare me Izraelin, si shenjë mbështetjeje për aleatin palestinez Hamasin.

Prej ofensivës së nisur nga Izraeli në Liban, në fillim të tetorit, janë vrarë të paktën 2.890 njerëz, sipas autoriteteve libaneze. Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se do të pozicionojnë asete ushtarake shtesë në Lindje të Mesme, përfshirë shkatërrues të raketave balistike dhe aeroplanë luftarakë me rreze të gjatë. Ky njoftim është parë si paralajmërim për Iranin./ REL

shba irani

Sondazh

Poll
Bota 2 Nëntor 2024, 22:30 I.A

Si u kthye Donald Trump nga humnera politike

Donald Trump SHBA- Kur Donald Trump humbi nga Joe Biden në vitin 2020, dukej se ishte vdekja e karrierës së tij politike. Mandati i tij i pa...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë