3 Nëntor 2024, 13:15
Nga M.B
Viktor Orban
HUNGARIA- Evropa duhet të rimendojë mbështetjen për Ukrainën nëse Donald Trump zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara, ka thënë të dielën kryeministri hungarez, Viktor Orban, meqë, sipas tij, “kontinenti nuk do të mund të përballojë vetë luftën”.
Orban kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe e ka bërë të qartë se Trump ka qëndrime të njëjta, dhe do të negocionte një zgjidhje paqësore për Ukrainën. Ai përkrah ish-presidentin Trump, kandidatin e republikanëve për president, në garën kundër nënpresidentes aktuale, Kamala Harris, kandidate e demokratëve për presidente.
“Ne [në Evropë] duhet ta kuptojmë që nëse do të kemi një president pro-paqes në Amerikë, dhe unë jo vetëm që besoj, por po shoh edhe shifrat në atë drejtim.. nëse ndodh ajo që presim dhe Amerika do të jetë pro-paqes, atëherë Evropa nuk mund të jetë pro-luftës”, ka thënë Orban.
Ukraina do të jetë lart në agjendën e liderëve evropianë, të cilët takohen javën që vjen në Budapest, ka thënë ai, duke iu referur Komunitetit Politik Evropian dhe një takimi tjetër më joformonal të liderëve të BE-së.
“Evropa nuk mund të mbajë vetëm barrën e luftës, dhe nëse amerikanët i kthehen paqes, atëherë edhe ne duhet të adaptohemi, dhe këtë do ta diskutojmë në Budapest”, ka thënë Orban.
Rezultati zgjedhor në Shtetet e Bashkuara pritet të ketë ndikim të madh në luftën në Ukrainë dhe sigurinë e kontinentit evropian. Orban e ka zemëruar së fundmi Brukselin, për shkak të lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe kundërshtimet e tij për ndihmën për Ukrainën, e cila përballet me pushtimin rus prej shkurtit të vitit 2022.
Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka thënë në korrik se Qeveria hungareze e sheh Trumpin si “mundësues të paqes” në Ukrainë. Në korrik, Orban dhe ekipi i tij i ka ndihmuar ekipit të Trumpit rreth politikave për familjen dhe migrimin. Ai e ka telefonuar Trumpin të enjten për t’i uruar fat në zgjedhjet e 5 nëntorit./ REL
viktor orban
Bota
3 Nëntor 2024, 11:58
ZH.LL
Foto ilustruese
LIBAN- Sipas agjencisë humanitare të Kombeve të Bashkuara, situata aktuale në Liban është bërë m&eu...
Bota
3 Nëntor 2024, 11:07
ZH.LL
Pamje nga një vendvotim në Moldavi
MOLDAVI- Moldavianët votojnë të dielën në rundin e dytë të zgjedhjeve presi...
Bota
3 Nëntor 2024, 09:42
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Administrata amerikane e ka paralajmëruar Teheranin ditëve të fundit se nuk do të mund të ndalë Izraeli...
Bota
3 Nëntor 2024, 09:05
M.B
Foto nga përmbytjet
SPANJA- Numri i viktimave nga përmbytjet në Valencia të Spanjës dhe qytetet rreth saj ka shkuar në 2...
Bota
3 Nëntor 2024, 07:23
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Shqipëria, që prej rënies së regjimit komunist, e ka renditur veten si një nga aleatet më besnike ...
Bota
3 Nëntor 2024, 07:20
M.B
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Amerikanët do të zgjedhin të martën Presidentin e ri. Trump synon të kthehet në Shtë...
Bota
2 Nëntor 2024, 22:55
I.A
SPANJË- Përmbytjet më vdekjeprurëse në historinë moderne të Spanjës kanë shkaktuar vdekjen e të paktën ...
Bota
2 Nëntor 2024, 22:48
I.A
Robert Shonov
RUSI- Një gjykatë në lindjen e largët të Rusisë tha të premten se kishte dënuar zotin Robert Shonov, ...
Bota
2 Nëntor 2024, 22:42
I.A
ANGLI- Sipas studiuesve, sistemet e navigimit të mijëra avionëve të pasagjerëve po bllokohen çdo ditë gjatë fluturim...
Bota
2 Nëntor 2024, 22:30
I.A
Donald Trump
SHBA- Kur Donald Trump humbi nga Joe Biden në vitin 2020, dukej se ishte vdekja e karrierës së tij politike. Mandati i tij i pa...