LIVE UPDATES
Bota

Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë

Kryeministri nacionalist sllovak, Robert Fico, është një nga aleatët e pakët që Kremlini ka brenda Bashkimit Evropian, i cili ka afruar Bratisllavën me Moskën që kur është rikthyer në pushtet më 2023.

10 Janar 2025, 22:28 Nga N.F
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me
Protesta

SLLOVAKI- Protestuesit u mblodhën në Bratisllavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë më 10 janar për të protestuar kundër përpjekjeve të Qeverisë për të kërkuar raporte më të ngushta me Rusinë, pavarësisht se Moska ka nisur më 2022 pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Kryeministri nacionalist sllovak, Robert Fico, është një nga aleatët e pakët që Kremlini ka brenda Bashkimit Evropian, i cili ka afruar Bratisllavën me Moskën që kur është rikthyer në pushtet më 2023.

Ai së fundi ka udhëtuar për në Moskë për të siguruar furnizime me gaz për konsum në shtetin e tij, pasi Ukraina vendosi që të ndalte rrjedhën e gazit rus përmes territorit të saj për në Evropë. Mijëra protestuan në qendër të Bratisllavës duke brohoritur “Ne jemi Evropë”, “Turpërohemi nga Fico” dhe “Nuk do të heqim dorë nga Sllovakia”.

Nisma për Paqe në Ukrainë shkroi në Facebook se ka organizuar tubimet “Sllovakia është Evropë” për të treguar se Sllovakia “nuk është Rusi, por një shtet sovran e demokratik”. Mediat kanë raportuar se protesta janë mbajtur në dhjetëra qytete sllovake.

Deri në ndarjen paqësore më 1993, Sllovakia dhe Republika Çeke ishin pjesë e Çekosllovakisë, që kishte qëndruar katër dekada nën një qeveri totalitare komuniste të udhëhequr nga Moska në periudhën 1948-1989.

Fico tha në Parlament të premten se presidenti rus, Vladimir Putin, të cilin ai e ka takuar, ka garantuar furnizime me gaz për Sllovakinë. Ai e ka përshkruar Moskën si një furnizuese të besueshme.

Evropa ende furnizohet me gaz rus përmes gazsjellësit Rrjedha Turke, por edhe furnizohet me gaz të lëngshëm natyror që transportohet përmes anijeve. Fico ndërpreu ndihmën ushtarake për Ukrainën kur mori udhëheqjen e Qeverisë në tetor të vitit 2023.

Në kundërpërgjigje për vendimin e Ukrainës për të ndërprerë furnizimet me gaz, Fico ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimet me energji elektrike dhe ndihmën humanitare për Ukrainën. Ai tha se Sllovakia mund të zvogëlojë ndihmën për refugjatët ukrainas të luftës që janë në këtë shtet.

Fico tha se Sllovakia është e gatshme të jetë mikpritëse e bisedimeve të paqes me Rusinë dhe Ukrainë. Kievi tha se një gjë e tillë do t’i shkonte në favor Putinit. Udhëheqësi rus ka thënë se për të është e pranueshme që Sllovakia, shtet anëtari i NATO-s, të bëhet një “platformë” për dialog për t’i dhënë fund konfliktit. Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se ai do t’i japë fund shpejt luftës pasi të marrë detyrën më 20 janar./ REL

protesta në sllovaki rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet