LIVE UPDATES
Bota

Pse nuk do të përmbushen as këtë herë ëndrrat e mërgimtarëve rusë për një Rusi të lirë?

Kontët rusë u bënë shoferë taksie në Paris, ndërsa konteshat përfunduan në rastin më të mirë si amvisa. Askush nuk jetoi aq gjatë sa të shihte rënien e komunizmit.

6 Dhjetor 2023, 09:00 Nga a.d

Pse nuk do të përmbushen as këtë herë ëndrrat e

Nga Elena Davlikanova “Center for European Policy Analysis”

Kryeqytetet evropiane dhe Uashingtoni janë populluar me përfaqësues të të gjitha llojeve të opozitës ruse, reale dhe false, shumica e të cilëve propagandojnë idenë e një vendi të lirë pas Putinit. Ata janë të fundit nga shumë valë emigrantësh që dekadë pas dekade, vdiqën në mërgim pa parë dot ngritjen e imagjinuar të një Rusie të re.

Shekullin e kaluar Rusia përjetoi 5 valë emigracioni. E para në vitet 1917-1920, ka hyrë në histori si “emigrimi i të bardhëve”, kur fisnikëria, inteligjenca dhe lëvizja e antibolshevike e të bardhëve (bjellogardistët), po arratisej në masë pas disfatës që pësoi në Luftën Civile.

Kontët rusë u bënë shoferë taksie në Paris, ndërsa konteshat përfunduan në rastin më të mirë si amvisa. Askush nuk jetoi aq gjatë sa të shihte rënien e komunizmit. Vala e dytë në vitet 1940, përbëhej kryesisht nga robër lufte dhe të tjerë që refuzonin të ktheheshin në Rusinë e frikshme të Stalinit.

Sovjetikët i shihnin si tradhtarë të dyja këto grupe. Vala e treta e emigrimit, midis viteve 1960 dhe 1990, përfshiu shumë figura kulturore dhe mendimtarë që nuk ishin dakord me regjimin sovjetik, por edhe anëtarë të komunitetit hebre që vuajtën pasojat e antisemitizmit. Nurejev, Solzhenicin , Dovlatov dhe Brodsky ishin përfaqësues të shquar të kësaj vale.

Disa prej tyre arritën të shohin rënien e Bashkimit Sovjetik, madje disa u rikthyen në vendlindje. Por më pas, shumë prej tyre e kuptuan se pas vitit 1991, ndërsa Rusia mund të ishte çliruar vërtet nga komunizmi, ajo nuk u çlirua dot nga vetvetja.

Vala e katërt e emigracionit gjatë viteve 1990-2000, u nxit kryesisht nga sfidat ekonomike, mundësia për t'u ribashkuar me të afërmit që kishin emigruar më parë dhe nga ndjekja e ëndrrës për të gjetur lumturinë diku tjetër.

Por në më pak se 30 vjet pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, kur disa imagjinonin ende se Rusia mund të bëhej ‘toka e premtuar’, represioni politik i stilit të Stalinit dhe frika e vdekjes në fushën e betejës shkaktuan një tjetër emigrim masiv, për shkak të rivendosjes së mekanizmave shtypës, sidomos pas fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës.

Human Rights Watch e quajti represionin e fillimit të viteve 2020 si një përpjekje gjithëpërfshirëse për të zhdukur zërat kundër regjimit. Kohët mund të ndryshojnë, por jo Rusia. Shumë vende kanë një të kaluar të lavdishme mitike, e cila zakonisht nuk i reziston shqyrtimit. Historia e Perandorisë Ruse, dhe veçanërisht e Bashkimit Sovjetik, zbulon se ka në themele shtypjen dhe mungesën e lirisë.

E mira nuk dominoi asnjëherë mbi të keqen, madje edhe koha e Boris Yelstin vështirë se mund të quhet një demokraci e vërtetë. Regjimi aktual, mund të konsiderohet pa frikë si një pasardhës i represionit të epokës sovjetike, që e ka shtuar paketën e mjeteve të KGB-së për një pasurim të pakufishëm.

Në këtë sistem, thotë studiuesi amerikan, Andrew Wedeman, ka “një mosndëshkim pothuajse total për ata që janë të autorizuar të plaçkitin nga krye-hajduti (Putini)”. Ndonëse ka shumë raste të shteteve që klasifikohen ose jo si demokraci, dhe asnjë komb nuk ka një prirje gjenetike drejt sistemeve të caktuara, një analizë e Rusisë nuk duhet të jetë viktimë e mendimeve të dëshiruara.

Ajo mbetet një fuqi bërthamore, me një pasuri burimesh të disponueshme për t’u përvetësuar nga elitat e saj, me një aparat represiv masiv, me prirje të forta imperialiste dhe revanshiste, me një shoqëri civile të dobët, pa opozitë dhe me pak përvojë në demokraci.

E pamposhtur ushtarakisht apo ekonomikisht, ajo s’ka asnjë motiv apo mjet për të ndryshuar së brendshmi. Edhe nëse interesat financiare të elitave të saj mund t’i shtyjnë ata të rivendosin marrëdhëniet me Perëndimin, është e vështirë të imagjinohet që Rusia do t'i nënshtrohet reformave të thella edhe në këmbim të sanksioneve të reduktuara.

Kryesisht kjo për shkak të ndikimit të madh që kanë ende shërbimet e saj të sigurisë dhe inteligjencës. Në thelbin e saj, Rusia funksionin më shumë si një shërbim gjigant sigurie me një shtet bashkangjitur. Tek e fundit shteti përbëhet kryesisht nga të ashtuquajturit siloviki, forcat e sigurisë, numri total i të cilëve vlerësohet në 5 milionë.

Ndërkohë, shoqëria ruse - siç theksohet nga Oleksii Danilov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës - është e ngurtësuar. Vdekja e Putinit nuk mjafton për të sjellë ndonjë ndryshim në Rusi. “Do të duhen vite. Para së gjithash, rusët duhet të fillojnë t’i duan njerëzit”- thekson ai.

Ukrainasit, të cilët kanë përjetuar 3 revolucione në rrugëtimin e tyre 30-vjeçar drejt demokracisë, e dinë shumë mirë se çfarë duhet për të ndërtuar dhe mbrojtur një sistem demokratik. Nevoja për ndryshime në mentalitet, reforma institucionale dhe guximi njerëzor është shumë i madh.

Është mashtruese ideja se mund të mjaftojë një proces i lehtë për ta kthyer Rusinë tashmë fashiste të Putinit, në një aleat perëndimor që respekton të drejtat e njeriut dhe liron të burgosurit politikë. Rusia vazhdon të ushqejë ambiciet e saj për të qenë një fuqi globale dhe ndërsa nuk është në gjendje t'i përmbushë tani për tani kriteret, ajo do të vazhdojë që të përpiqet.

Një raport i fundit i Këshillit Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë, parashikon se Rusia do të jetë gati të sulmojë NATO-n brenda 6-10 vjetësh pas një disfate të mundshme të Ukrainës. Në aleancë me Kinën dhe Iranin, Rusia synon të bëhet një udhëheqëse krenare e botës së vendeve me regjime autoritare.

Si një ukrainase që preferon të ketë fqinjë të civilizuar dhe paqedashës, unë uroj të realizohen ëndrrat e disidentëve të rinj rusë. Por si një ukrainase me përvojë në zhvillimin e demokracisë, kam frikë se shumica e tyre do të plaket në mërgim duke ëndërruar për një Atdhe që nuk i ka dashur asnjëherë.  

Kjo nuk do të thotë se ata duhet të ndalojnë së ëndërruari për vizionin që përmblidhet në thënien e famshme në dramën “Xhaxha Vanja” të Çehovit: “Një ditë do ta gjejmë paqen. Do të dëgjojmë engjëjt, dhe do të shohim qiellin që shkëlqen me diamante”. Kjo kohë nuk do të vijë së shpejti.

Shënim:Elena Davlikanova, studiuese e njohur ukrainase. Në vitin 2022 ishte bashkëautore e librave “Puna e parlamentit të Ukrainës në kohë lufte” dhe “Lufta e rrëfimeve:Imazhi i Ukrainës në media”.  

rusi

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!