LIVE UPDATES
Bota

Pse Rusia po synon ta pushtojë qytetin strategjik ukrainas të Pokrovskut?

Pokrovsku është një rrugë, një qendër e hekurudhave dhe një qytet, që para nisjes së luftës kishte 60.000 banorë. Dhjetëra mijëra persona banorë janë ende në qytet, pavarësisht se shumë të tjerë janë evakuuar.

29 Gusht 2024, 08:41 Nga I.A

Pse Rusia po synon ta pushtojë qytetin strategjik ukrainas të

UKRAINË- Forcat ruse janë afër pushtimit të qytetit me rëndësi strategjike, Pokrovsk, që gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, duke nxitur shumë banorë të evakuohen nga frika se qyteti do të bjerë në duart e rusëve në javët në vazhdim.

Në këtë artikull mund të mësoni gjërat kyçe për këtë qytet dhe për betejën që po zhvillohet për të. Pokrovsku është një rrugë, një qendër e hekurudhave dhe një qytet, që para nisjes së luftës kishte 60.000 banorë. Dhjetëra mijëra persona banorë janë ende në qytet, pavarësisht se shumë të tjerë janë evakuuar.

Ky qytet gjendet në një rrugë kyçe që përdoret nga ushtria ukrainase për të furnizuar poste ushtarake në zona të kontrolluara nga Ukraina, sikurse në qytezën e Çasiv Jarit dhe Kostintinivkas në rajonin e Donjeckut.

Një minierë e qymyrit, që është prodhuesja më e madhe e qymyrit në Ukrainë që përdoret në industrinë e çelikut dhe ishte vital për ekonominë e paraluftës.

Që nga viti 2014, kur Ukraina humbi kontrollin e kryeqytetit rajonal – qytetit të Donjeckut – Pokrovsku ka qenë mikpritës i një universiteti të rëndësishëm teknik, që është më i madhi dhe më i vjetri në rajon.

Moska ka thënë se ka aneksuar rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, një pretendim që Kievi e cilëson si të paligjshëm. Moska e sheh marrjen e kontrollit të Pokrovskut si hap të rëndësishëm drejt përfshirjes të tërë rajonit në Rusi.

Kontrolli i qytetit, që mediat ruse e quajnë “portë për në Donjeck”, do t’i lejonte Moskës që të ndërpriste linjat furnizuese ukrainase përgjatë frontit lindor dhe do të forconte fushatën e saj për të marrë qytezën e Çasiv Jarit, që gjendet në një terren më të lartë që potencialisht do t’i ofronte kontrollin e një zone më të gjerë.

Nëse ushtrisë ukrainase i kufizohet qasja në rrjetin rrugor që kalon në afërsi të këtij qyteti, një gjë e tillë do ta bënte më të vështirë për trupat e Kievit që të mbajnë nën kontroll pjesë të territorit në secilën anë të Pokrovskut. Një gjë e tillë do t’i mundësonte Rusisë që të konsolidohej dhe të avanconte në vijën e frontit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka paralajmëruar se situata afër Pokrovskut është “e vështirë”, tha më 26 gusht se pasi është njoftuar nga shefi i ushtrisë, Ukraina ka vendosur që “të forcojë edhe më tej” forcat e saj në sektorin e Pokrovskut.

Ai tha se ky sektor po përballet me valën më të ashpër të sulmeve ruse, por parashikoi se Rusia do të duhet të sakrifikojë dhjetëra mijëra trupa për të arritur qëllimet e saj.

Zona përreth Pokrovskut është shtëpi e disa ndërtesave industriale që me gjasë do të përdoren nga ushtria ukrainase për të mbrojtur qytetin, edhe pse Rusia me gjasë do të përdorë bombat shkatërruese rrëshqitëse kundër tyre.

Ndërkaq, forcat ukrainase po tentojnë të zgjerojnë kontrollin e tyre ndaj territorit që kanë marrë në rajonin perëndimor rus të Kurskut, pasi nisën një ofensivë të befasishme më 6 gusht. Një nga qëllimet e deklaruara për këtë ofensivë është thënë se është që Rusia të detyrohet të largojë forcat e saj nga fronti lindor për të lehtësuar presionin në vendet sikurse Pokrovsku.

Por, shefi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi, tha më 27 gusht se Moska e ka kuptuar qëllimin e Kievit dhe ka vazhduar të përqendrojë përpjekjet e saj në Pokrovsk, ku, sipas tij, gjenden njësitë më të afta të ushtrisë së Rusisë.

Syrskyi tha se forcat ukrainase po punojnë në pozicionet mbrojtëse në këtë zonë.

Flamuri ukrainas vazhdon të valojë në Pokrovsk dhe disa banorë vazhdojnë të evakuohen drejt perëndimit përmes trenave dhe me automjete, teksa të tjerët tentojnë të jetojnë në këtë vend dhe hezitojnë të largohen.

Gjatë një vizite më 23 gusht në Pokrovsk, gazetarët panë shumë ndërtesa që kishin dritare të mbyllura, ndërkaq Universiteti Kombëtar Teknik i Donjeckut kishte hyrjen e mbuluar me mbeturina dhe me copëza të raketave, pas një sulmi raketor rus i kryer më herët gjatë këtij viti.

Edhe ndërtesa të tjera kishin dritare të thyera dhe fasadat e disa të tjerave ishin të dëmtuara rëndë. Zhurmat e granatimeve të kohëpaskohshme mund të dëgjoheshin në distancë, pensionistet u panë duke shitur perime në rrugë, teksa raftet në dyqanet ushqimore po zbrazeshin, me qëllim që të mbyllen për shkak të avancimit të trupave ruse.

Vadym Filashkin, guvernator i Donjeckut, tha më 19 gusht se afër 4.000 fëmijë ishin në mesin e 53.000 personave që ende jetojnë në zonën e Pokrovskut. Ai urdhëroi evakuimin e fëmijëve nga Pokrovsku dhe rrethina po të njëjtën ditë. Në këtë qytet, banorët kanë thënë se që një kohë të gjatë nuk kanë furnizim me energji elektrike dhe ujë./REL

lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet